Prej nga u vjen e keqja shqiptarëve…?

Shkrime relevante

Sot në Zogaj të Vushtrrisë, tek vendi ku do të ndërtohet Kisha Shën Flori e Shën Lauri, pati pagëzime

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë SOT NË ZOGAJ TË SHALËS SË...

Shqiptaria mbi dallimet fetare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Toleranca ndërfetare – një vlerë e çmuar...

Gjeografia e tokave tona dhe synimet artistike…, rreth veprës “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi

Brahim (Ibish) Avdyli (Recension i riredaktuar dhe i zgjeruar) (Lidhur me përmbledhjen "Eshtrat...

“Tarzani i xhunglës” së gazetarisë dhe diplomat që e vulosin budallallëkun

Lirim Gashi, Prishtinë  ____ Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq...

Prej nga u vjen e keqja shqiptarëve…?

Ryzhdi Baloku, Pejë ____ E KEQJA MË E MADHE NE SHQIPTARËVE NA VJEN...

Shpërndaj

E KEQJA MË E MADHE NE SHQIPTARËVE NA VJEN “PREJ VEDVEDIT, PREJ NJANI-TJETRIT, PREJ SHQIPTARËVE”, QE PËRGJIGJUR AT ZEF PLLUMI
Meqë përputhet me temën e parashtruar, si hyrje në këtë shkrim do ta t’ia nisi me maksimën e famshme që i atribuohet figurës shumëdimensionale të publicistit dhe diplomatit Faik Konica: “O Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët !”, të cilën thënie mund ta hasim po ashtu të publikuar me një formulim në një variant pak më të gjatë sesa ky, ku shkruan: “Ruaje, o Zot, Shqipërinë prej shqiptarëve, se prej të huajve e ruajmë vetë”.
Sidoqoftë, cilëndo prej këtyre dy citateve që do ta përdornim, na shpijnë të i njëjti përfundim, se ne jemi ata që vetes i shkaktojmë dëme.
Gjatë bisedave mes njerëzve, jo rrallëherë na ndodh ta dëgjojmë shprehjen frazeologjike “e zeza e vetes” në kuptimin figurativ, kur bëhej fjalë për ndonjë person të caktuar.
Kjo idiomë nuk bën të përkthehet fjalë për fjalë në gjuhët e huaja, ngase si metaforë të popujt tjerë nuk e ka kuptimin siç e shpërfaqë gjuha shqipe.
Veç kësaj edhe përkufizimi i esencës së saj na bën të kuptojmë se të tjerët nuk i bëjnë dëm vetes sikurse ne shqiptarët, andaj thënia e përmendur nuk ekziston në fjalorin e të folurit të atyre, të cilët gjuhë amtare nuk e kanë shqipen.
Gjatë një interviste, në pyetjen e gazetares së televizionit Vizion Plus të Tiranës, se nga na vjen e keqja më e madhe ne shqiptarëve, meshtari i kishës katolike françeskane, i përvuajturi At Zef Pllumi qe përgjigjur: “prej vedvedit, prej njani-tjetrit, prej shqiptarëve” !
Sipas mendimit tim, prej këtij zakoni të keq, jo vetëm që mund të pësojnë individët, por edhe popullsia e atij vendi, nëse ndërmerren veprime të dëmshme nga ata që kanë pushtet mbi të tjerët, të çfarëdo niveli qofshin.
Për ta konkretizuar problematikën e kësaj dukurie negative të mbjellë brenda mendjes së një pjese të shqiptarëve, do të përpiqem që në kuadër të këtij konteksti ta shpalosi sa më shkurtër një pjesë të biografisë së disave prej firmëtarëve të pavarësisë së Shqipërisë, që ka të bëjë me fatin tragjik të tyre:
– Themeluesi i Shqipërisë, Ismail Qemal Bej Vlora, u helmua me kafe, në Hotel Brufani në Peruxhia të Italisë, ku edhe vdes më 26 janar të vitit 1919.
Në ato momente, më të ishte edhe Qazim Bej Vlora, një nga djemtë e tij që e shoqëroi në atë udhëtim, i cili po ashtu u helmua, por pas intervenimit mjekësor mbijetoi falë moshës së re dhe organizmit të fortë që kishte.
Se kush qëndronte mbrapa eliminimit të këtij personaliteti historik e shtetëror, përgjigjet mund të jenë hipotetike për hulumtuesit e kësaj skene krimi.
Qazimi vdes në dhjetor të vitit 1953 në Strugë të Maqedonisë së Veriut, qytet ky ku ishte shpërngulur dhe jetoi aty që nga viti 1937.
– Xhelal Koprëncka, u vra në pritë më 21 tetor të vitit 1919, në Skrapar. Vrasësi ishte shqiptar.
– Luigj Gurakuqi, u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925. Vrasësi ishte shqiptar.
– Lef Nosi, u pushkatua nga regjimi komunist në Tiranë më 14 shkurt të vitit 1946.
– Shefqet Daiu, u arrestua nga regjimi komunist më 16 shkurt të vitit 1945 dhe u dënua më 30 vjet burg. Vdiq në burgun e Elbasanit më 20 janar të vitit 1946.
– Bedri Pejani, u arrestua nga sigurimi i shtetit në Shkodër. Më 1 korrik të vitit 1945 ia dorëzuan autoriteteve jugosllave. Vdiq më 6 korrik të vitit 1946 në burgun e Prizrenit.
– Qazim Kokoshi, vdiq nga torturat gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet komuniste të hetuesisë me 1947 në Vlorë.
Pos të përmendurve, një fat i tillë tragjik u ka ndodhur edhe shumë personaliteteve tjera atdhetare nga trevat e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, të cilët kanë kontribuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe i kanë luftuar pushtuesit.
Në mesin e atyre që tragjikisht iu shua jeta ishte edhe Isa Boletini, i cili në Podgoricë u vra në pritë nga xhandarmëria malazeze, së bashku me shtatë anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve ishin bijtë dhe nipat e tij, si dhe disa luftëtar që e shoqëronin me atë rast.
Fatin tragjik s’i të përmendurit e patën po ashtu: Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia dhe Bajram Curri. Dorasit ishin shqiptarë.
Veç kësaj, gjatë dhe pas luftës së fundit, në Kosovë u vranë në pragjet e shtëpive, atdhetarët më të devotshëm të kësaj ane të Shqipërisë etnike, numri i të cilëve nuk ishte i vogël. Vrasësit mbetën enigmatik.
Na është e njohur nga historia, se, shqiptarët si individ kanë krijuar vepra të mëdha në dobi të mirëqenies së njerëzimit, madje kanë udhëhequr edhe Perandori. Mirëpo, përveç periudhës kohore të Skënderbeut, kur qe kthyer në Krujë me 1443 dhe prej 2 marsit të vitit 1444 që e organizoi Kuvendin e Lezhës dhe i bashkoi princat shqiptarë në një aleancë ushtarake, e deri në vdekjen e tij me 17 janar të vitit 1468, nuk mbahet në mend se shqiptarët ndonjëherë kanë vepruar të bashkuar si etni.
Si duket, shkaku është egoizmi dhe xhelozia, e ndoshta edhe ndonjë veçori tjetër që i sjell dëm vetës !
Që mos ta zgjas më shumë, po e përmbylli këtë shkrim me shpresë e besim se tash e tutje interesi shtetëror e kombëtar do ta mbizotërojë atë personal, dhe se të gjitha këto pësime do të na shërbejnë si mësim për të ardhmen, për arsye se vetëm të bashkuar do të jemi më të fortë, qoftë si fuqi ushtarake për ta mbrojtur atdheun, e po ashtu edhe për një mirëqenie më të mirë që do t’iu krijohej qytetarëve të vendit

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu