Kosova duhet ta programoi ardhmërinë me dituri dhe punë si pjesë e Shqipërisë

Shkrime relevante

Kosova duhet ta programoi ardhmërinë me dituri dhe punë si pjesë e Shqipërisë

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Ardhmëria nuk fitohet me injorancë e...

“Kush e dërgoi presidenten Justina Shiroka Pula te familja Sheholli?”, pyet bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli

"Kush e dërgoi presidenten Justina Shiroka Pula te familja Sheholli?", bashkëluftëtari...

Sot në Zogaj të Vushtrrisë, tek vendi ku do të ndërtohet Kisha Shën Flori e Shën Lauri, pati pagëzime

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë SOT NË ZOGAJ TË SHALËS SË...

Shqiptaria mbi dallimet fetare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Toleranca ndërfetare – një vlerë e çmuar...

Gjeografia e tokave tona dhe synimet artistike…, rreth veprës “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi

Brahim (Ibish) Avdyli (Recension i riredaktuar dhe i zgjeruar) (Lidhur me përmbledhjen "Eshtrat...

Shpërndaj

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1.Ardhmëria nuk fitohet me injorancë e as me dinakëri

Energjia më sublime kombëtare për ardhmëri janë shkollarët dhe gurbetgjinjët që me diersën e ballit kontribuan më së shumti në çlirimin e Kosovës, ku UÇK kishte rrolin epokal.Këto forca respektive e shkëputën shoqërinë kosovare nga e kaluara dhe sollën në vatrat stergjyshore perspektiv dhe vlerë të shtuar. Lidhur me këtë ngadal por sigurt shteti i Republikës Kosovës në dekadën e tretë të shekullit XXI po hynë në staza të reja historike ku kërkohet në rend të parë dituri dhe punë ekipore dhe individuale. I terë ky mund duhet përqëndruar në frontin e garancionit, për ta nxierr vendin nga e kaluara e errësirës, që kishte mebtur jo me fajin e tij. Po, ka zëra shumë të arsyeshëm në këtë dekadë që emri  Kosovë të zavendësohet me emrin DARDANI. Plotsisht me vend.Po kush është kompetent me Kushtetutë ta bëjë këtë pagzim:Parlamenti me votim me 81 votë pro, apo populli-elektorati me dalje adekvate në REFERENDUM, që i bje së pro ndryshimit të emrin duhët të votojnë shumica apsolute e atyre që kanë të drejtë aktive.

Po tani për Kosovën është paraqitur një pengesë jo aq e lehtë në rrugën e saj që të lirohet nga e kaluara. Fjala është sidomos për Gjykatën Speciale për UÇK-n e cila më 16 shtator 2026 lëshoi një verdikt alarmues. Madje ajo gjykatë nuk u ndal vetëm te të katër të akuzuarit, që i denoi me 81 vejtë burg, por paralajmëroi edhe burgime të reja. Kjo do të thot se Gjykata Speciale provoi t` i siguroi veti “punë” edhe për një raudnë pesë vjeqare, sepse rrogat e tyre janë majftë të larta. Nuk është largë arsyes që edhe prokurorët edhe advokatët, e nepunësit teknik të atyshëm t`e pelqejnë një “agjenci punësimi” të tillë. Madje kjo “agjnesi punësimi”, llogari nuk i jep asnjë institucioni të Kosovës. Sipas fakteve kjo gjykatë prioritet e ka që “fajtorët të janë shqiptarë”. Ky fenomen i bje alternativisht se dikush nga ata që kanë luftuar, që kanë drejtuar UÇK-ën, paskan bërë luftë vetëm për “hakmarrje”, madje vetëm ndaj shqiptarëve tradhtarë. Pra, kjo do të thot se ata gjykatës do ta dalin me fonema filozofike mjegulluese se: “Nuk po denohët UÇK, por individët”.E ju themi hapur: Mos na shitni dokrra gjykatës të ‘nderuar’, se shqiptarët nuk janëi as tokë e as popull i askujtë. E bëjmë një krahasim historik:kur çetnikët i prenin shqiptarët me kacaturra pushkësh në fyt, ua shqiptonin këtë fjalje kallxore, para varrit: “Mos u merzitëni, se dorën e kemi të lehtë, dhe prerjën e kokave nuk do ta ndieni fare”. Edhe neve sot po na thuhet, mos reagoni se individët janë në pyetje e jo UÇK, thua se UÇK-n nuk e përbënin individët, madje drejtues institucional.

  1. Krhasimet në histori janë të panevojëshme

Krahasimi me të denurit kroat është lansuar një parullë, që le të kuptohet dhe zbërthehët shumë lehtë. Gjeneralët kroatë janë de nuar dhe liruar për luftë me Ushtrinë Serbe, si okupatore. Ndërsa, për Kosovën shqiptarët, po denohën se “kanë vrarë shqiptarë”, që ishin: ose spiunë publik, ose hafije që shkelnin kudo si të padukshëm. Kuptohet se rinia e Kosovës në anën tjetër, jo vetëm nga okupatori u hangër në sy, u nënçmua, sepse asnjera palë nuk e dinte se Avni Rrustemi (më 1920) me shembullin e tij ndaj tradhtarëve e kishte krijuar shkollën e luftës speciale që më 1989-1999: çuhej Shkolla Zahir PAJAZITI (Hero i Kosovës).

3.Cila është detyra prioritare e pushtetit sot që të zbardhet lufta e UÇK-ës

Po, duhet botuar dokumente, e mbi të gjitha libra shknecor ku do të tregohet lufta e drejtë e popullit shqiptar të Kosovës. Në ato botime duhet me argumente për  mos më e kursyer askend dhe me shtruar pyetje cilët janë personat që janë dëmtuar. Por në rend të parë duhet publikuar aktgjykimi komplet e jo parcial i Gjykatës Speciale në Hagë. Madje pas akt gjykimit, duhet të dihet se nuk ka më persona të mbrojtur, por duhët të hapën letrat dhe arkivat. Sidomos, tash që është kompletuar drejtimi i shtetit me institucione legjitime, detyrë mbi detyrat është që Gjykata Speciale të kthehet në zero vlerë, kuptohet me prova faktike e jo me demonstrime nepër rrugë. Po si të kthehët drejtësia në vendin  evet. Ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është aprovuar me dy të të tretat e më tepër të parlamentarëve, pa Listën serbe dhe pa LDK-ën. Ai ligj duhet ta përmban një komponent të fuqishme juridike se gjykimet dhe denimet e deritashme duhet t` i nënshtrohën rregullave që kanë histori nga arsenali i së drejtës.

Tani shtrohet poyetja a është tradhtuar Kosova me nominimin kërcnues që ta themelojë Gjykatën Speciale para ca viteve?

4.Imponimi i Gjykatës Speciale për Kosovën (UÇK) ishte me prapavi

Akuza kundër UÇK-ës ishte në fillim si pikënisje se janë bërë trafikimi dhe trasplantime të organeve njerëzore diku në Mallsi, ku bagtia është po thuej se ngjitur me “sallën e operacionit”. Me këtë akuzë jo vetëm medicina botërore por edhe diplomacia dhe politika kishin rënë në provimin e civilizimit dhe diturisë, sepse të fuqishmit mendonin se me të robëruarit mund të sillën sikurse me popujtë e Afrikës, gjatë dy shekujve të fundit.

Tani në pyetje vijnë në përmasa botërore tri gjëra: dituria, autoriteti dhe forca. Në rastin e parë (dituria),sikur në Perendim ende mendohet se shqiptarët janë të stagnuar, sepse nuk kanë përjetuar epokë të kapitalizimit.Pra ende jetojnë në rrethana feudale, sipas tyre. Ky rezonim nuk ishte vetëm racist, por ishte total i gabuar sepse shiptarët kishin në shekullin XX-të univerzitete dhe dituri solide për ta kuptuar çdo ndryshim historike edhe pa e “përjetuar” kapitalizimin.Por fare Këshilli i Evropës  “për këtë varfëri”, nuk mësoi se ishin pikërisht gjashtë Fuqitë Evropiane deri më 1946, plus robëria serbe në çdo aspekt, që ua imponuan shqiptarëve coptimin e tokave dhe robërimin e disa pjesëve të popullit që jetonte aty nga Antika, ku asnjë popull tjetër nuk kishte hise.

Madje shqiptarët e kishin një personalitet në rrafshin e luftës për të drejtat e njeriut, që nuk e kishte asnjë popull Evropian. Pra shqiptarët patën kohë të majftueshme që ta hulumtojnë çdo argument dhe progarm pse kishin mbetur të coptuar dhe plus në robëri. Kështu në rastin shqiptar psikologjikisht ishin gjetur në luftë koncepti dituri dhe koncepti autoritet, karshi konceptit pse nuk ishin të gjithë të krishterë si evropianët. Madje Evropa kurrë nuk a llogariti rrolin shqiptar me luftën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

  1. Fenomeni Kosovë dhe Demaçi në Evropë

Kosova në Antikë quhej Dardani. Do të ishte e mirëseardhur që emri Dardani t` i kthehet, por jo shqiptarët e saj të quhën Dardan. Jo edhe Nishi dhe si qendra e saj t` i bashkangjitën, sepse kanë ndryshuar epokat, sepse aty nuk kemi më shqiptar e që ishin autokton deri më 1877. Kështu emri Dardani nuk e ngacmon askend. E vërteta kjo trevë Evropiane ka dhënë emra të mëdhej për histori siç ishte Justiniani, siç është Nëna Tereze,Adem Demaçi e Legjenda botërore Adem Jashari.

Në këtë rrafsh autoriteti i Adem Demaçit kishte shënuar gjatë shekullit XX-të një përparësi supriore, por që i mungonte autoriteti i diturisë, sepse 28 vjetë në burgë nuk e kishin lejuar të nxen dituri sa lëvizte ky koncept jashtë mureve të kazamateve, gjithnjë duke planifikuar okupatori se zëri i tij vullkan do të mposhtet.Dhe nuk u mposht.Demaçi, posa doli nga burgu iu përvesh leximit dhe konsultimit për ta balansuar autoritetin e sakrificës me majet gnosologjike,luftën për dituri që arrihën përmes mësimeve univerzitare dhe autodidaktike, duke lexuar. Pra, ajo pasuri që e bëri Adem Demaçin legjendë ishte sakrifica. E tash pas burgut duhej nivelizuar atë maje me dituri dhe detyra që i besoheshin.Edhe në këtë fushë Demaçi me marrjën e “fronit” për ta drejtuar Zyrën politike të UÇK-ës”, madje në qendër të Prishtinës, u bë fenomen plus, një fenomen që nuk kishte ngja në asnjë rregjim okupues në Evropë, të paktën.Po, dikush edhe sot mund të mendoi se okpupatori e toleronte heroin e shqiptarëve, sepse kishte përparësi supriore,e kishte UÇK-ën prapa si  fuqi dhe diplomaci politike.Në këtë rrafsh politik, okupatori provoi të bënte hapa kamufles, sepse e kishte programuar që: “Zyrën e Demaçit dhe këshilltarët etij t` i likvidoi të fundit”.Dhe provoi me burgimin e personit që bënte adresurë të ankesave nga kjo Zyrë në çdo ambasadë Evropiane, duke provuar pulsin se si do të sillet Demaçi. Ajo adresurë të kuptojemi ishte Albin Kurti një student që kishte lërë mbresa te populli dhe UÇK-ja me 1 tetor 1997 me pamjen e tij sikurse Çe Gevara.

Si këshilltar i Demaçit nga dalja nga burgu mendoi se atë e kanë pasuruar në veprime logjike dhe diplomatike, guximi dhe trimëria, urtia, kompetencat dhe dituria. Për urti dhe kompetenca Baca nuk kishte fort nevojë për këshilla. Por për dituri, ai shumë shpejt e gjeti burimin te Albin Kurti dhe ky kompletim do t` i japi guximin që nuk i mungonte të shperthej para milicëve të nazifashizmit serbian kur e pyetën si të mbështetur për muri gjatë bombardimeve të NATO-s: Çka të bëjmë Adem? E Adem Demaçi pa manduar gjatë do të përgjigjet: “Më së miri ju bje që ta nënshkruani kapitullimin para UÇK-ës dhe NATO-s”. Tani jemi në rrugën e pjekurisë për shtetin ligjor.

-Post skriptum.Nja gjashtë vite kam punuar si arsimtar në Gjimnazin e Prishtinës. Tani po më bëhën tri personalitete që e marrin detyrën e Presidentit Kosovës: Fatimir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Justina Shiroka. I pari jurist i njohur, profesor univerzitar dhe politikan i radhëve të para në LDK. Si nxënës ishte shembullor në të gjitha lëndët mësimore.

Behxhet Pacolli ishte në fillim normalist. Por erdhi në Gjimanzin e Prishtinës dhe u tragua se ishte shumë ingtelegjent dhe si nxënës dallohej prej të tjerëve me pjekuri të një burri që fjalët i lëshonte me kompetencë, fakt ky që dëshmonte se është i piekur para kohe, sepse e kishte kuptuar edhe kohën edhe rrethanat që i imponoheshin për të marrshuar drejtë kapitalit. Lidhur me këtë në diskutime me student shpesh e kam marrë si shembull se kapitalizimi që i ka munguar shqiptarisë, mund të zbulojë te shembulli i Behxhet Pacillit, se si kalohën epokat e njerëzimit me punë dhe dituri.

Justina Shiroka ishte nxënse e Gjimanzit Prishtinës, në një klasë ku të gjithë nxënsit tejrë kishin kapacietet për t`u treguar në mësime, por që “hajlazllëku” rinor i kishte kapluar në një masë sikur të ishin fëmijët më të lumtur në botë.Mua me dukej ai “hajlazllak” psuri kombëtare, Dhe ishte krenanri të jesh arsimtar, madje me gradë të magjistrit për këta nxënës jo vetëm të klasës Justinës, sepse prej tyre mosohej, begatohej përvoja dhe sigurohej kompetenca, me çka dituria dhe pedagogjia dërgonin energji në drejtimin e duhur, në mënyrë që sot Republika e Kosovës t` i ketë pesë univerzitete dhe një armatë profesorësh, ku studentët nga viti 1968 ,1981 dhe 1997 e thon fjalën vendimtare,(në asnjë demonstratë nuk kam munguar) së cilës ia kanë lakmi edhe armiqët e kombit tonë. Jo, nuk ka më barierë që na ndalë në hapërimin në ardhmëri të sigurt, me autoritetin e UÇK-ës Adem Jasharit dhe profesionalizmin e FSK dhe Policisë, në mënyrë që gjashtë Univerzitetët e Republikës Kosovës ta forcojnë shtetin, drejtë OKB-ës. Ta them në fund se popullit shqiptar të Republikës Kosovës nuk i pengo  vogëlsia, por le të dihet se gjithëmon ka për synim bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri etnike. E ky orientim ideor është synim i ardhmërisë sonë arbëroro-shqiptare.

Shkrimin ua kushtoi prindëve të mi që me drejtuan ta dua Shqiptarinë si sytë e ballit; ia kushtoi edhe Prof Dr Shefki Sejdiut që e kisha kujdestar klase në gjimnaz dhe na drejtoi të jemi serioz në punë dhe të huximshëm në kërkesa!

Më 12 tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu