
Sak Muji, Rugovë
Lirim i dashtun, bre, këtë herë ia paske ulë pak zërin “Babikës” hahahahaaa! A hyri mbrenda Fidani tash, a po e ndez prapë motorin me dalë nëpër rrugë?
E lexova shkrimin tënd. Thelbi më pëlqen pikërisht aty ku e kthen debatin prej kerrit, pozës e zhurmës, te argumenti: vetura luksoze nuk është diplomë morali, e mikrofonit nuk i shtohet pesha me kuaj-fuqi motori. Testo incollato Po edhe një gjë duhet thënë troç: kritika ndaj gazetarit është e ligjshme; kërcënimi nuk është. Kritika ndaj pushtetit është e ligjshme; propaganda nuk bëhet fakt vetëm pse thuhet me zë të lartë.
E pra, “Babika” mund ta ketë kerrin sa një tank, motorin sa një avion, studion me drita sa Las Vegasi — hahahahaaa — por në fund publiku pyet vetëm: Ku është fakti? Ku është dokumenti? Ku është argumenti? Edhe ti vetë, Lirim, e ke shkruar mirë: nëse ka dokumente, le të publikohen, të shqyrtohen dhe të verifikohen; nëse ka vetëm dyshime, le të quhen dyshime.
Testo incollato Kjo është gazetari. Jo: “Unë kam kerr të fortë, prandaj kam të drejtë.” Hahahahahaaa! Ore Fidan, kerri të çon në Pejë, Prishtinë a Tiranë — por argumenti të çon te e vërteta. Dhe këtu po ta them si artist: Babika, mos e çel kapakun e trunit vetëm sa për fotografi — futi brenda edhe nja dy fakte! ![]()

Lirim Gashi
Se kur faktet mungojnë, edhe kerri më i shtrenjtë mbetet veç hekur me goma. E kur faktet flasin, s’ka nevojë as për britma, as për poza, as për “Tarzan të studios”. U rritë ndera, Lirim — thumbi le të jetë i fortë, por prova le të jetë edhe më e fortë. — Sak Muji


