Analisti Isa Mulaj mendon që “në vend të lirimit, Gjykata Speciale e Apelit në Hagë mund t’i ashpërsoj dënimet”

Shkrime relevante

Analisti Isa Mulaj mendon që “në vend të lirimit, Gjykata Speciale e Apelit në Hagë mund t’i ashpërsoj dënimet”

Isa Mulaj, Istog ___ Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Aktgjykimi dënues...

Nga kombi në shtet

Safet Sadiku, Zvicër Vetëdija kombëtare, shtetësia moderne, siguria dhe integrimi i brendshëm...

Shqiptar Shaljani rreth rikthimit të djeshëm tek rrënjët e krishtera në Zogaj të Shalës së Bajgorës në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ RIKTHIMI TE RRËNJËT NUK ËSHTË PËRÇARJE...

Skenë e absurditetit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

SKENA TË ABSURDITETIT Të krimit, të gozhdimit, të kërcënimit dhe të linçimit, të gjakut...

Shpërndaj

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk ka shansa të anulohet në Gjykatën e Apelit. Jo se aktgjykimi nuk përmban të meta ose shkelje, kundërshtimi i të cilave mund të rezultoj në vendimin për zbutjen e dënimit apo eventualisht lirimin e ndonjërit nga të dënuarit, por se këtë nuk janë duke e lejuar as mbrojtja e të akuzuarve në Hagë, e aq më tepër trushpërlarët nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK) në Kosovë. Kur Hashim Thaçi vetë dhe me ndihmën e dëshmitarëve të rëndësishëm siç ishte zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, James Rubin, dhe komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, mundohej ta injoronte rolin dhe përgjegjësinë e tij në UÇK, doli një lajm bombastik me këtë titull: “Hashim Thaçi nuk ishte në UÇK, ai punonte për Shërbimin Sekret Francez si kontraktues i interesave serbe.” Kinse një gjë të tillë, siç është kopjuar në fotografinë e bashkangjitur, e kishte thënë avokati i tij mbrojtës Lluka Mishetiq.
Ndonëse menjëherë u denoncua publikisht si lajm i rrejshëm, për shkak se Mishetiq kurrë nuk e kishte thënë këtë gjatë seancave gjyqëqore, do t’i ndihmonte shumë Hashim Thaçit po që se avokati i tij e thotë dhe e paraqet këtë si provë në Gjykatën Speciale të Apelit, dhe në bazë të saj, të kërkoj lirimin e klientit të tij nga dënimi.
Kjo për shkakun se Hashim Thaçi ka qenë agjent i Drejtorisë së Përgjithshme për Siguri të Jashtme (DGSE) ose shërbimit të inteligjencës së Francës. Këtë e ka pohuar ish- shefi i DGSE-së, Peirre Siramy në dokumentarin e “Canal+” të Francës. Thaçi kishte qenë në kotakt me oficerin francez hulumtues për çështje të Ballkanit, Arnaud Danjean. Ky i fundit nuk ka pranuar të zbuloj hollësitë rreth veprimtarisë së Hashim Thaçit si agjent i DGSE-së, por u ka deklaruar të interesuarve se për këtë aferë mund të bisedoni me ish-ministrin e mbrojtjes Alain Richard. Vetë fakti se oficeri hulumtues për çështje të Ballkanit na rekomandon që për rolin e Hashim Thaçit në DGSE mund ta pyesni ish-ministrin francez të mbrojtjes, tregon se këtu ka shumëçka interesante, të dyshimt, dhe me pasoja që duhet ta dijë publiku.
Pavarësisht se çka dëshmon Pierre Siramy dhe çka mund të dëshmoj Alain Richard, do t’i injorojmë të gjitha si gjëra të paqëna ose nuk kanë ndodhur, se janë vetëm spekulime, dhe se pretendimi kinse avokati Mishetiq e ka thënë gjatë gjykimit këtë që shihet në fotografinë e bashkangjitur vërtetë është lajm i rrejshëm, gjendjen faktike e tregojnë provat.
Çka është prova e re dhe si i rrëzon ajo dënimet e formës së prerë?
Shpesh herë keni dëgjuar se si në Amerikë dikush dënohet me vdekje, aktgjykimi ekzekutohet duke e vrarë ose ekzekutuar të dënuarin, kurse pas 30 viteve shpallet i pafajshëm. Nuk po flasim për raste tjera të dënimeve me burgim afatgjatë dhe në fund shpalleni i pafajshëm, por pë raste kur personi i dënuar vritet me aktgjykim të gjykatës. Kjo ndodhë për shkak të provave të reja që i shqyrton gjykata, përmes të cilave zhbëhën ose zhvlerësohen dhe anulohen dënimet e mëparshme për të njëjtat raste, ose edhe të ndërlidhura. Provë e re, për shembull, është ajo që ia ka paraqitur Gjykatës Speciale avokati Mishetiq se si Gani Geci ka quajtur me armë në drejtim të Sandokanit dhe e ka vrarë. Kjo provë e pranuar nga Gjykata i rrëzon të gjithat versionet spakulative dhe qëllimisht shpifëse të gjertanishme, duke përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm nën betim të Fadil Gecit, se Gania veç ka gju n’drejtim të tij, e sipas mjekësisë ligjore, ai [Sandokani] ka vdekë prej sulmit n’zemër para se me arritë plumat e Ganisë n’trup tina! Prova e re i rrëzon pretendimet e tilla të rrjeshme që janë krejtësisht të pakapashme për logjikën normale njerëzore, pavarësisht se a thotë kështu apo ashtu mjekësia ligjore, EULEX-i, apo se ekzistojnë disa aktgjykime paraprake të formës së prerë.
Në rastin e Hashim Thaçit, nëse paraqiten prova të reja, mund t’ia garantojnë lirimin nga dënimi në Gjykatë Speciale të Apelit. Akuza më e fortë përmes të cilës është dënuar, është përgjegjësia e tij për zhdukjen e Behajdin Hallaqit. Vetëm pas shpalljes së dënimit, mediat e kontrolluara nga financimet e dyshimta filluan ta përmendin emrin e tij, por vetëm në përpjekje për ta shfajësuar Thaçin, e jo duke sjellë ndonjë provë të re. Për shfajësimin e Thaçit nëpër media, u përdor një dëshmitar, Bedri Zyberaj, i cili, në një intervistë të Lirim Mehmetajt, pretendon se Gani Paçarizi ishte personi i fundit që ishte në shoqëri me Behajdinin. Zyberaj e tha këtë në shtator 2026 pas shpalljes së aktgjykimit dënues kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por të njëjtin version thotë se e ka dhënë kur është intervistuar më 2018 nga Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe nga Dhomat e Specializuara në janar 2020. Për ta hutuar publikun përmes mediave, Zyberaj ankohet pse prokuroria e kishte hequr nga lista e dëshmitarëve dhe nuk e ka ftuar të dëshmonte. Çka kishte, dhe ende ka, për të dëshmuar Zyberaj rreth zhdukjes së Hallaqit? Se Gani Paçarizi, i cili është vrarë më 18.07.1998 ose pesë javë pas zhdukjes së Behajdinit, ishte i fundit që e ka përcjellë për në shtëpi në Prizren, e tani nuk dihet çka u bë me Bahajdinin? Kjo “dëshmi” e Zyberajt nuk është as informatë për shkak se nuk shpien askund. Prandaj, e ka injoruar Prokuroria, Dhomat e Specializuara, dhe Gjykata Speciale.
Gjykata u bazua në Komunikatën Nr. 61 të lëshuar më 30.10.1998 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së (shiko dokumentin e bashkangjitur), ku në mesin e 54 të rënëve, figuron edhe Bejhajdin Hallaqi. Mirëpo, përderisa për të të gjithë 53 tjerët, për secilin veç e veç dihet saktë me data, vende, dhe mënyrën se si janë vrarë ose kanë rënë dhe ku i kanë eshtrat, vetëm për Behajdinin nuk ka kurrfarë të dhënash. Sipas Zyberajt, ai ka shkuar në shtëpi në Prizren, e tani ka rënë diku në betejë? Ku, dhe si? Hajt çele gur gojën, thuaje vendin dhe datën ku dhe kur ka rënë, a ka qenë edhe dikush me të, apo ai ishte fikall vetëm në betejë? Komunikata 61, sipas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, e kishte futur emrin e Bahajdin Hallaqit se kinse ai kishte rënë dëshmorë në betejë, me qëllim për ta fshehur vrasjen e tij nga SHP i UÇK-së në Likovc të Skënderajt. Këtë e di më së miri Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Deri më tani, kjo është provë më e besueshme, e jo pretendimet e Bedri Zyberajt “jo u shku te shpia në Prizren, jo Hashimi e Kadria s’janë kanë asajde, se me pas kanë unë i kisha pa!”
Provë e re që e zhbënë dhe anulon versionin e tanishëm të aktgjykimit për vrasjen e Behajdin Hallaqit, do të ishte nëse del dikush dhe tregon me cilën datë ose periudhë kohore është vrarë, çka u bë me trupin e tij, dhe ku i ka eshtrat. Le të del dikush ose vetëm një nga të gjithë këta protestuesit që po kërkojnë liri për çlirimtarët, të tregojnë, dhe Gjykata Speciale e Apelit patjetër se e merr për bazë si provë të re. Mos u bazoni në propagandën e Bedri Zyberajt, Lirim Mehmetajt, Shpend Gjocajt dhe vëllimin e madh të lloj-lloj spekulimesh që kanë për qëllim vetëm shfajësimin e Hashim Thaçit, por kurrsesi ndriçimin e zhdukjes së Behajdin Halaqit.
Ndonëse lajm i rrejshëm se kinse avokati Mishetiq ka thënë se Hashim Thaçi nuk ishte në UÇK, ai punonte në Shërbimin Sekret Francez si kontraktues i interesave serbe, mund t’i paraqitet gjykatës si provë e fortë ose e dorës së parë. A e dini pse? Dallimi është vetëm pse avokati Mishetiq nuk e ka thënë këtë, por gjithsesi mund ta thotë sepse është fakt, sidomos kjo pjesa e dytë. Pjesa e parë e fjalisë se Thaçi nuk ka qenë në UÇK, është e pavërtetë sepse demantohet me prova se ka qenë, madje në Kosovë e quajnë 1-shi i UÇK-së, pavarësisht mundimit të kotë të tij në Hagë për ta mohuar ndonjë rol me rëndësi. Por pjesa e dytë e fjalisë ose “Thaçi punonte për Shërbimin Sekret Francez si kontraktues i interesave serbe”, është fakt që mund të përdoret si provë e re në Gjykatën e Apelit. Avokati Mishetiq mund të ankohet dhe të na padisë secilin vetëm për atë se ai nuk e ka thënë një gjë tillë, por i njëjti avokat pajtohet dhe nuk mund ta mohoj faktin se Thaçi ishte agjent i DGSE-së që ka punuar për interesat e Serbisë deri në momentin e fundit kur është arrestuar. “Po, kjo është e vërtetë, por unë nuk e kam thënë këtë”, mund të përgjigjet avokati Mishetiq. Vetëm për shkak se nuk e ka thënë avokati, është cilësuar si lajm i rrejshëm. Kaq. Përndryshe, ja se çka tregojnë provat për Hashim Thaçin si agjent i DGSE-së dhe kontraktues i interesave serbe.
Franca është një ndër 12 shtetet themeluese të NATO-s, por në vitin 1966 ishte tërhequr nga struktura e komandës së bashkuar, të cilës iu ribashkua më 2009. Gjatë luftës në Kosovë, ishte pjesë e aleancës por jo edhe e komandës së bashkuar të NATO-s. Kishte interesat e veta, që dyshohej se favorizonin Sërbinë, dhe Hashim Thaçin si agjent të DGSE-së. Pas luftës, forcat paqëruajtëse franceze u vendosën në sektorin verior të Kosovës, ose në atë pjesë që Hashim Thaçi kishte planifikuar t’ia japë Sërbisë. Po të ishin vendosur francezët në sektorin e lindjes, atëherë Thaçi do të interesohej t’ia japë Sërbisë vendbanimet e rajonit të Gjilanit si Ranillugu, Parteshi, Pasjani, Kllokoti. Problemi ishte se francezët nuk e kishin komandën atje por në Mitrovicë, kështu që, për t’i realizuar interesat serbe, Thaçit si spiun i DGSE-së iu desht të përqëndrohet në atë pjesë për t’ia dhënë Sërbisë. Për ta realizuar planin e tij, Thaçi përdorte edhe gjuhë fyese kundër shtetit dhe popullsisë së Kosovës, e në veçanti kundër shqiptarëve të vrarë dhe të dëbuar nga ajo anë, se ajo pjesë është dhuratë e Rankoviçit që nuk duhet t’i përket Kosovës.
Përveç kësaj retorike fyese, Thaçi kishte punuar konkretisht shumë për t’ia dhënë Sërbisë pjesën veriore të Kosovës, për shkak se kështu ishte marrë vesh me DGSE-në dhe KFOR-in francez në terren. Duke e ditur se kërkohet një konsensus më i madh ndërkombëtar, Thaçi ishte angazhuar ta korruptoj ose blejë me pare edhe Amerikën për planin e tij të DGSE-së. Paguante nga buxheti i shtetit të Kosovës njerëz dhe kompani që të lobojnë për “korrigjim kufinjësh” (ndarjen e Kosovës). Ky në njërën anë, e Serbia në anën tjetër, për qëllimin e tyre. Kur mendoj se çdo gje është gati, i hipi aeroplanit për të shkuar në Amerikë vetëm që ta nënshkruaj ose finalizoj marrëveshjen. Nuk llogariti se amerikanët ishin duke e pritur në Vjenë, prej nga e kthyen mprapsht në Kosovë, e nga këtu në Hagë, për t’i treguar se tash e tutje nuk mundesh, siç i thoshe Adem Grabovcit në bisedë telefonike “hajt se luj koqe unë me ta!” Kurse për planin e copëtimit të Kosovës, këtu në Hagë je i lirë të thuash se veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviqit, Istogu dhuratë e Miliq Kërstës, Prizreni vendlindja e Ivica Daçiqit, Albin Kurti le të shkoj atje në Vlladimir e le ta çliroj nga Mali i Zi, Liburn Aliu le të shkoj ta çliroj Preshevën, e kështu me radhë.
Aferat politike dhe të inteligjencës së Vlorave me “loçkat, shpirtat, dhe zemrat”
NPK-ja nuk përbëhët vetëm nga ata që gjinden në Hagë por edhe nga bashkpunëtorët e tyre në terren të cilët janë prekur shumë nga dënimi i Gjykatës Speciale. Më së shumti duket të jetë prekur Vlora Çitaku, ish-përkthyesja e Hashim Thaçit, dhe e privilegjuara me pozita të ndryshme siç është ambasadore e Kosovës në SHBA. Ajo është mësuar të qarkulloj, të ketë takime, kontakte dhe biseda me diplomatë të ndryshëm, por kjo nuk e bënë profesioniste të lëmisë dhe me karakter. Më tepër është tërheqëse bukuria e saj, e cila poashtu është pjesë përbërëse e diplomacisë dhe çdo profesioni tjetër, por jo e vetmja dhe vendimtarja. Alistair Campbell, ish-këshilltar i kryeministrit Britanik, Tony Blair, tregon se si Vlora e kishte ftuar për kafe, ku me ditë se për çfarë qëllimi, por ai thoshte si me buzëqeshje, se e kishte refuzuar.
Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale më 16.09.2026 dhe komentit nga ambasadori britanik, Vlora Çitaku i reagon publikisht: “Mos na qitni hi syve!” Vlora e përdorë gabimisht në shumës këtë reagim, pasi komenti i ambasadorit kishte për qëllim t’ua hapë sytë kosovarëve. Nëse Vlora e kanë thënë në shumës por e ka menduar në njëjës ose personalisht, atëherë mund të kuptohet se ti [ambasadori i tanishëm britanik në Kosovë] nuk je i bukur dhe seksi si Alistair Campbell, mos me qit hi syve se po t’shoh. Pse Vlora nuk e ftoj privatisht për kafe ambasadorin sikur Alistairin por paraprakisht e akuzoj publikisht? A mos është se kjo i zgjedh diplomatët në bazë të pamjes, e jo të karakterit dhe diplomacisë? Ndoshta, për shkak se nuk ka pasur punë diplomatike me racat dhe kulturat tjera të Britanisë, nuk i ka rastisur lagjet e tëra gati si “no go zone” në Birmingham, Bradford, apo Oldham plot xhupa nga India, Pakistani, Banglladeshi, Shri Lanka, etj., të gjithë këta, brenda një shteti (atje nuk ka dhe nuk vlejnë “dhuratat e Rankoviqit” për t’i hequr qafe nga integriteti territorial shtetëror). Vlora mund t’i pyes për këtë edhe politikanët nga partitë tjera të Kosovës që kanë studiuar atje, si për shembull Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Artane Rizvanollin nga VV, se si xhupat e Azisë në lagjen Shellton në çdo lloj gjelle qesin byber t’djegst me kacija, aq të djegst sa që veç një lugë me kërku, t’shkojnë lotët gurrë.
Por Vlora Çitaku nuk duket se mund të ketë kaq diferencime në qëndrimet e saj prej Alistair Campbell, tek Jonathan Hargreaves, e deri tek ata që u qesin gjellërave byber t’djegst me kacija. Më tepër se kacijat me byber t’djegst, këtë e ka djegur fakti qysh ia nxunën n’fyt Hashim Thaçit në aeroportin e Vjenës marrëveshjen finale për ndarjen e Kosovës. Përpos Amerikës, Vlora e din se kush tjetër ia u djegu atë marrëveshje, prandaj dihet se kujt dhe pse iu drejtua me akuzën e djegst: “Mos na qitni hi/byber syve!”
Një Vlorë tjetër, por gjithsesi më e famshme, e përfshirë në skandale duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, është Vlora Hyseni. Ajo u shkarkua nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Arsyet nuk u bënë të njohura për publikun. Pas shkarkimit, ajo u emërua në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të Shqipërisë. Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale e Hagës, më 22.09.2026 Vlora Hyseni u suspendua nga detyra, u vu në arrest shtëpiak dhe ndaj saj janë duke vazhduar hetimet penale për kepërdorim të detyrës zyrtare. Inteligjencën dhe insfrastrukturën e sigurisë shtetërore e kishte reduktuar dhe sakrifikuar në dashurinë e saj me Ergys Agasin, siç është vërtetuar, në mes tjerash, me mesazhet e saj, si vijon:
“…Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte, se çunat ia kanë çuar veshin. Flej rehat. Të du…!”
“…Flej rehat, zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty…”.
Eh qishtu, këto Vlorat për interesat e veta personale romantike na bënë horë ne shqiptarëve si shtet, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Emri ose shprehja “horë” që e përdorim në shqip, rrjedh nga gjuha angleze “whore” (lexohet “horë”), ose, ndoshta gjuha angleze e ka huazuar nga gjuha shqipe me të njëjtin shqiptim duke e shkruar si “whore”, dhe me të njëjtin kuptim. Për të dy gjuhët, së pari mund t’i pyesni të dy Vlorat, jo vetëm pse këto e dijnë mjaft mirë gjuhën angleze, por edhe te provat nga përvoja e tyre me shprehjet shoqëruese si “shpirt, loçkë, zemër.” Disa po mendojnë se kështu ose me këto skandale në institucionet tona shtetërore mbrohen “çlirimtarët” e dënuar në Hagë. Sikur t’i spastrojmë institucionet shtetërore nga metodologjia dhe njerëzit e tillë, në cilën lloj mbrojtje dhe të personave tjerë duhet të bazohemi ose t’iu besojmë? Mos e çoni ma larg aftësinë dhe seriozitetin e argumenteve për mbrojtjen e “çlirimtarëve” në Gjykatën e Apelit në Hagë, por çka mund të pritet edhe nga Ganja (Ganimete Musliu), katunarja e cila në Kuvendin e Kosovës qershiave iu thotë “qurrshija”?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu