____
Askush nuk ka të drejtë t’i kritikojë, t’i sulmojë apo t’i stigmatizojë të rikthyerit në besimin e krishterë për shkak të pagëzimit të tyre.
Po ashtu, nuk kanë të drejtë të heshtin institucionet shtetërore, të cilat kanë përgjegjësinë për ruajtjen, mbrojtjen dhe përcjelljen e kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
As kleri fetar nuk ka të drejtë t’i gjykojë e paragjykojë të rikthyerit për pagëzimin e tyre apo për angazhimin në ruajtjen e vlerave kombëtare. Secili duhet ta shikojë punën e vet, t’i njohë përgjegjësitë që ka dhe t’i përmbushë detyrimet e veta me ndërgjegje e përgjegjësi.
Besimi është çështje e ndërgjegjes personale, ndërsa kultura dhe tradita kombëtare janë vlera që kërkojnë përkushtim, respekt dhe përgjegjësi nga të gjithë.
Më 12.10.2026
_____
Shih videon:


