A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm

Katedrala “Shën Nëna Tereze” në Prishtinë PËRFUNDIMI DHE MENDIMI    Ismet Mustafë Hasani,...

Analisti Isa Mulaj mendon që “në vend të lirimit, Gjykata Speciale e Apelit në Hagë mund t’i ashpërsoj dënimet”

Isa Mulaj, Istog ___ Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Aktgjykimi dënues...

Nga kombi në shtet

Safet Sadiku, Zvicër Vetëdija kombëtare, shtetësia moderne, siguria dhe integrimi i brendshëm...

Shqiptar Shaljani rreth rikthimit të djeshëm tek rrënjët e krishtera në Zogaj të Shalës së Bajgorës në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ RIKTHIMI TE RRËNJËT NUK ËSHTË PËRÇARJE...

Shpërndaj

Katedrala “Shën Nëna Tereze” në Prishtinë
PËRFUNDIMI DHE MENDIMI   
                   
SHËNIM: Para së të jap përfundimin dhe mendimin, me kënaqësinë më të madhe, po jap Fjalët e Shën Nënës Tereze me rastin e pranimit të Çmimit Nobël (1979) dhe Shtatë Fjalët e fundit (të plota) të thëna nga Jezu Krishti në Kryq.
 
Me rastin e pranimit të ÇMIMIT NOBËL më 1979, ka thënë publikisht:
  1. Me gjak jam………. SHQIPTARE
  2. Me shtëtësi jam …… INDIANE
  3. Me profesion jam….. MOTËR NDERI
  4. I shërbëj vetëm…….. ZOTIT
  5. Zemra jeme i takon…KRISHTIT
Shtatë fjalët e fundit (të plota) të Jezu Krishtit në Kryq
LUTJA HYRËSE
Afrohu me ndihmën time, o Perëndi. O Zot, nxito të më ndihmosh. Lavdi Atij, Birit dhe Shpirtit të Shenjët, siç ishte në fillim, ashtu edhe tash dhe përgjithmonë e jetës.
Amen!
FJALA E PARË
ATË fali ata sepese nuk dijnë çfarë bëjnë. Ne të adhurojmë, o Krisht  dhe të bekojmë. Sepse me Kryqin Tënd të Shenjtë shpëtove botën. ZOT JEZUS, Ti që për dashurinë time vuan në Kryq, për të paguar, me vuajtjet Tua, borxhin e mëkateve të mia, dhe Ti që hap buzët e Tua Hyjnore, për të marrë për mua faljen e tyre nga drejtësia e përjetshme e Perëndisë. Ki mëshirë për të gjithë besimtarët  që janë në agoninë  e tyre të fundit dhe për mua. Kur të arrij në orët e fundit, me meritat e Gjakut Tënd më të Çmuar, i cili u derdh për shpëtimin tonë, më jep një pikëllim aqë të gjallë për mëkatet e mia, sa shpirti im mund shuhet në gjirin e mëshirës Tënde të pafundme. Ki mëshirën për ne, o Zoti im, unë besoj në Ty, shpresoj në Ty, të dua Ty, dhe pendohem që të  ofendova me mëkatet e mia.
FJALA  E  DYTË
KËTË DITË Ti do të jesh me mua në Parajsë. Ne të adhurojmë, o Krisht dhe të bekojmë.  Sepse me Kryqin Tënd të shenjtë e shpëtove botën. Zot Jezus, Ti që për dashurinë time, je varur në agoni në Kryq dhe me një gadishmëri dhe bujari të tillë, përgjigjesh besimtarit hajdutit të mirë, i cili të pranon si Birin e Perëndisë dhe të përgjigjesh për të gjithë besimtarët që janë në agoni dhe për mua.
FJALA E TRETË
Ja Biri yt; ja nëna jote. Ne të adhurojmë dhe të bekojmë. Sepse me Kryqin Tënd të shenjtë e shpëtove botën. Zot Jezus, Ti që për dashurinë time je varur në agoni, në Kryq, dhe duke harrua vuajtjet e Tua, më lë trashëgim nënën Tënde të Shenjtë në garanci të  dashurisë Tënde. Nëpërmjet saj më lejo që të drejtohëm Ty me gjithë besimtarët për nevojat e mia më të mëdha. Ki mirësinë për të gjithë besimtarët që janë në agoni edhe për mua. Kur të arrij në fundin tim me anë të martirizimit të brendshem frymorë, në zemrën time një besim të fortë për meritat e pafundme të Gjakut Tënd me të Çmuar, me anë të të cilit mund t’i shpëtoj  mallkimit të përjetëshem, që keni merituar për mëkatet e mia. Ki mëshirën Tënde për ne. Ki mëshirën për ne o Zoti im. Unë të besoj Ty dhe pendohem që të kam ofenduar me mëkatet e mia.
FJALA  E KATËRT
Perëndia im! Prëndia im! Pse më ke braktisur? Ne të adhurojmë, o Krisht dhe të bekojmë. Sepse me Kryqin Tënd të Shenjtë shpëtove botën. ZOTI JEZUS, Ti që për dashurinë time je varur në agoni në Kryq, dhe që përveç dhimbjeve të Tua trupore, duron, me durim të pafund vuajtjet më të dhimbëshme të shpirtit, kur braktisësh nga Ati Yt i përjetëshem. Ki mëshirë për të gjithë besimtarët që janë në agoni dhe për mua. Kur të vij në orën e vdekjes, me meritat e Gjakut Tënd Më të Çmuar, më jep hirin e vuajtjes me durim të vërtetë, të gjitha dhimbjet në agoninë e luftës sime të vdekjes. Ki mëshirë për ne, o Zot. Në të adhurojmë. Dhe të besojmë. Sepse me Kryqin Tënd të Shenjtë shpetove botën.
FJALA E PESTË
KAM ETJE. Të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë. Sepese me Krqin Tënd të Shenjtë shpetove botën. ZOT JEZUS. Që Ti me dashurinë time je varur në Kryq, edhe pse i pakapshëm në shumë  qortime të vuajtjeve, të vuaj edhe më shumë, nëse të gjithë njerëzit do të shpëtofshin, duke treguar se i gjithë përroi i mundimeve të Tua nuk është i mjaftueshëm për të shuar etjen e zemrës Tënde të dashur.  Ki mëshirën për të gjithë besimtarët që janë në agoni dhe për mua. Kur të arrij në orën time të fundit, me meritat e Gjakut Tënd më të Çmuar, ndiz një zjarr të tillë dashurie brenda zemrës sime, saqë ajo të dëshirojë të jetë e bashkueme me Ty për gjithë përjetësinë. Ki mëshirë për ne, o Zoti im! Unë besoj në Ty, unë shpresoj në Ty dhe pendohem që të kam ofenduar me mëkatet e mia.
FJALA E GJASHTË
U KRYE
Ne të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë. Sepse me Kryqin Tënd të shenjtë shpetove botën. Zot Jezus, Ti që për dashurinë time je varur në agoni mbi Kryq dhe nga ajo foltore e së vërtetës, shpall që Ti me veprën Tënde të shpëngimit tonë, me anë të së cilës, njerëzit nga një fëmij i Zemërsimit tonë dhe i shkatërrimit  është bërë Bir i Perëndis dhe i trashëgimit të Qiellit. Ki mëshirën për të gjithë besimtarët dhe për mua. Kur të arrij në atë orën time të fundit, me meritat e Gjakut Tënd Më të Çmuar, më shkëput plotësisht nga bota dhe nga vetja ime, duke me dhënë hirin nga qënësia ime, nga zemra, me sakrificën e jetës sime në shlyerjen e mëkateve të mia. Ki mëshirë o Zot, unë të dua Ty,  unë të besojë Ty dhe shpresojë në Ty, dhe pendohem që të kam ofenduar me mëkatet e mia.
FJALA  E  SHTATË
ATË, në duart Tua po e lë shpirtim tim . Të adhurojmë, o Krisht, dhe të bekojmë. Sepse me Kryqin Tënd të Shenjtë, ke shpëtuar botën. Zoti JEZUS, që për dashurinë time je varur në agoni në Kryqin Tënd të Shenjtë, dhe për këtë sakrificë të madhe, përqafon Vullnetin e Atit Tënd të përjetëshem, duke dorëzuar frymën Tënde në duart e Tij, dhe duke sillur kokën Tënde në vdekje, ki mëshirë për të gjithë dëshmitarët që janë në agoni, dhe mua. Kur të arrij në fundin tim, me meritat e Gjakut Tënd të Çmuar, më jep një përputhje të përsosur, me vullnetdin Tënd Hyjnor, në mënyrë që të jem gati të jetoj ose të vdes si të pëlqen Ty. Nuk dëshiroj asgjë tjetër përveç se përmbushjes se persosur në mua, të Vullnetit Tënd të adhueshëm. Ke mëshirë për ne o Zot. Ke mëshirë për ne, o Zot. Ke mëshirë për ne o Zot. Unë besoj në ty, shpresoj në Ty, të dua dhe pendohem që të kam ofenduar me mëkatet e mia.
Lavdi i qoftë Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjtë. Siç ka qenë fillim, ashtu  edhe tash e gjithmonë e jetes.
Amen!
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm (pjesa 11 – e fundit)
Një grimë dritë e zhdukë errësirën, e po të ndizen reflektorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën!
Mbajtja e trurit në aktivitet, e zvoglon mundsinë për humbjen e fuqisë së tij.
Shënim: Të drejtën dhe lirinë time për të shkruar atë që mendoj, nuk e sakrifikoj për asgjë, as për hir të shumë miqve që deklarohen se i përkasin religjionit islam, por të njejtit nuk e njohin drejtë, apo të shkruaj, se nuk e njohin të vërtetën mbi të kuptuarit drejtë të Islamit, histoirnë e vërtetë të Muhamedit, të vërtetën mbi jetën dhe veprimet e tij, nuk e njohin drejtë hadithin e Muhamedit, nuk i kanë mësuar nga Imam Bahariu, as nuk e njohin drejtë Kur’anin, dhe  kam mendimin që disa prej tyre as që e kanë lexuar ndonjëherë (Kur’anin). Ndaj, po e shkruaj:
Janë disa njerëz, të cilët, sa më shpesh shkojnë në xhamia, aq më shumë mbushën me mëkate!
S’ka koment!
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pj. 11  e fundit)
Pas publikimit të dhjetë (10) pjesëve të para të këtij shkrimi, jap këtë
                                 P   Ë   R   F   U   N   D   I   M
                                                DHE
                                      M   E   N   D   I   M
PËR KRISHTËRIMIN
Parimet etike te Krishtërimit mbështeten në mësimet e Biblës  së Shenjtë. Ato fillojnë me nocionin apo fenomenin e mëkatësisë se plotë, të palejueshme e cila mëkatësi kërkon pëndim esencial, që do të thotë të plotë. Mëkati, sipas etikës së këtij religjioni, është tehuajzim të Zoti, apo refuzimi i tij, që në të vërtetë, sipas mësimeve të krishtëre, është rezultat i mospërmbushjes se vullnetit, porosisë, rrjedhimihst të testamentit të Zotit, mund të përmblidhen në përsepsionin: ”Duaje Zotin me plotë zemrë tënde, me shpirtin tën, me mendjen tënde, duaje dhe forcoje fqiun tënd sikur vetveten.”– Etika e krishterë është e bazuar në konceptin e mëshirës, e cila transformon jetën e njeriut, e aftëson individin që të mendojë, zgjedhë dhe veprojë drejtë.
Meqë, sipas kësaj doktrine etike, mëkati është ose mund të jetë veprim apo akt i natyres dindividuale dhe asaj sociale. Pra etika e krishtërizmit mund të konsiderohet edhe si etikë individuale edhe si etikë sociale. Ajo ka të bëjmë  me jetën e kësajbotëshme, në tokë.
Parimet e kësaj etike, ngërthejnë në vet edhe: integritetin personal, mungesën e hipokrizisë, ndërshmërinë dhe lojalitetin, bëmirësinë dhe faljen mëkateve (e gabimeve), REFUZIMIN E MATERIALIZMIT DHË DESHIRËS PËR PASURI DHE FUQI (PUSHTET), mësuarjen e të tjerëve gjatë jetës suaj, gëzimin (kënaqësinë) dhe perkushtutëshmërinë ndaj Zotit.
Etika e krishterë, bazuar në këndëvështrimin  teleologjik apo qiellor, konsideron që sjellja etike është e orientuar drejt vizionit të mbretërisë se Zotit, një shoqëri e mirëfillët dhe e drejtë, në të cilën të gjithë jetojnë në paqe dhe harmoni me të; pra me Zotin dhe Natyrën. Sjellje të veçanta etike ngërthen në Dhjetë Urdhërat e Dhjatës së Vjetër, që janë të begatuara nga mësimet e Psalmeve dhe ato morale. Kontributi kryesor i kësaj etike, gjithësesi shprehet në rekomandimin e ”dashjës se armikut.”
Janë të mirënjohura fjalët e Jezu Krishtit, gjatë aktit të kryqëzimit të tij nga ana e shtypësve roamkë: ”Fali, o Zot, sepse nuk dinë se çfarë bëjnë?!”
PËR KATOLICIZMIN
Katolicizmit është i lidhur pashkëpushtmerisht me parimet, vlerat dhe standardet shekullore, tradicionale të etikës se gjithëmbarshme të krishterë. Mirëpo, sigurisht që i ka edhe veçoritë relevante, sublime dhe me shumë peshë të saj, sidomos në relacion me grupacionet dhe orijentimet tjera të krishtera, siç janë, në radhe të parë, Protestanizmi dhe Ortodoksizmi. Kështu, për shëmbull, sipas kësj doktrine: ”jo me arritjen e pasurisë mund të lahën mëkatët, por  me jetesë vetanake të ndershme. Konsiderohet që secili mnd të arrijë dhe ta meritojë paqen e amshueshme dhe kthimin e sërishëm në Parajsë”
Sipas doktrinës katolike Zoti  e ndihmon secilin dhe bëhet aleat ndihmëtar dhe shpërblyes i njeriut (por në botën tjetër), në të cilën në të vërtetë edhe fillon jeta e mirëfillët.
Sa i përket pasurisë qendrimi i Kishëe Katolike artikulohet sa vijon: ”Më lehtë do të përbirohej (kalojë) deveja nëpër birën (vrimën) të gjylpanës (gjilpërës), sesa pasaniku të hyjë në Mbretërinë e Zotit”
Gjithandej janë të mirënjohura edhe parimet vijuese etike të Katolicizmit: ”Kur dikush të godet (të bjen) në njërën faqe, ktheja edhe faqen tjetër!” Tjetra, ”Kush të godet me gurë, ti ktheja me bukë!”, etj.
PËR ISLAMIN
Parimet Islame e pranojnë Biblën për Libër të Shenjtë dhe Jezu Krishtin për Profet të Zotit.

Islami, apo islamizmi, si religjion i ri monoteist është manifestuar në shek. VII-të, dhe sot zë vendin e dytë në botë për nga numri i antärëve, pas Krishtërimit – i cili ka primatin – vendin e parë në botë, për nga numri i anëtarëve.

Frymëzimi dhe burimi kryesor i mësimeve fetare islamike dhe i besimit është Kur’ani.
Respektimi i Kur’anit është njejtë sikur edhe nënshtrimi i vullnetit të Zotit. Besimi në Islam zë vendin qendror në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë. Vullneti i Zotit (si më primari) është preokupimi dhe përcaktimi kryesor dhe më i drejtë i Islamit, ndërsa sjellja e mirë është  tejet e preferuar.
Vullneti i Zotit, si primar dhe suprem është i inkoroporuar në Sheriat, të drejtën e shenjtë islamike. E drejta e Sheriatit i përfshinë dhe i mbulon të gjitha sferat e sjelljes njerëzore. Kjo e drejtë na tregon;
Çka kërkohet nga besimtarët,
Çka është e rekomandueshme.
Çka është e lejueshme
Çka nuk preferohet, ose dekurajohet,
Çka është dezinkurajuese
E drejta e Sheriatit kryesisht përqëndrohet në dy sfera kryesore:
Se si sillen dhe veprojnë muslimanët ndaj Zotit. Këtë materie Sheriati e përshkruan dhe e elaboron në pesë (5) shtyllat e mirënjohura:
1. Shahadetin,
  1. Namazin,
  2. Agjerimin,
  3. Zekatin,
5  Haxhin – vizitën e Qabës në Mekë, brenda mundësive.
Nga të gjitha vyrtytet njerëzore, Islami më së shumti insiston në bëmirësi. Pra, në gadishmëri për t’u bërë mirë të tjerëve (nevojtarëve, për t’iu gjetur afër në rast të ndonjë nevoje, për t’iu ndihmuar në formë Zekati, dhënie – bërmirësi për të varfërit, të sëmurët, të pafuqishmit…
Se si sillen dhe veprojnë muslimanët ndaj qenieve të tjera njerëzore. Këtë sferë të dijes se drejtësisë, e drejta e Sheriatit e përshkruan dhe e perparon në të drejtën civile.
Tri elemente kanonike të Islamit janë:
  1. Besimi në fè,
  2. Veprimi – praktika ose aksioni islam, dhe
  3. Vyrtytet.
Për sa u përkett detyrave, Islamizmi përqëndrohet në dy më kryesoret:
  1. Organizimin e jetës vetanake dhe shoqërore-kolektive të njeriut në këtë botë, dhe
  2. Përgatitjen e njeriut të lumtur për në botën e amshuar.
Edhe në fillim kemi theksuar se fjala Islam do të thotë: përkulje, nënshtrim Zotit të Madhërishëm, Sunduesit të universit. Muslimanët besojnë se Muhamedi është i Derguari i Zotit, për t’iu tërhequr mendjen qenieve njerëzore për përgjegjësin mlorale ata që kanë.
Islami, përmes Librit të Shenjtë KUR’ANIT dhe profetit të Zotit Muhamedit – sa i përket etikës dhe punës, si parësore atë se nuk eshtë e barabartë e mira me të keqen. Prandaj porositë që ”të keqen ktheje me të mirë, sepse, ai me të cilin keni pasur një farë armiqësie, do të bëhet më i afërt!” (Kaptina – Sure Fussilet, ajeti 34). Pra, ndaj të keqes nuk duhet të sillemi me të keq. Kështu që keqëbërjen nuk duhet kthyer me keqëbërje, sepse spiralja e së keqes nuk do të ndalej gjër në pakufi: e keqja do të vazhdojë deri në destrukcion, shkatërrim të substancës dhe të kauzës sublime.
Edhe zilia, smira, xhelozia, lakmia e shprehur për një çast, rast, apo në vazhdimësi, nuk do të tundojnë e lakojnë nga rruga e drejtësisë, arsyes dhe gjykimit të drejtë e të shëndoshë.
Zoti i Lavdishëm nuk udhëzon besimtarët që të solidarizohen me të keqen; shoqërimim me të keqen, kjo mos të ndodhi. Duke vepruar kështu, secili nga muslimanët e dëshmon  para popullit e para Zotit, jo vetëm shkallën e vetëdijës nivelin suprem të humanizmit.
 ”Këto vlera mund t’i arrijnë vetëm ata që janë të dijshëm, të durueshëm dhe që kanë vyrtyt të lartë (Kur’an Kaptina – Fussilet, ajeti 35). Pra, njerëz me shpirt të butë dhe ndjenja subtile. Mirëpo, mësimi Islam nuk mund të pranoj çdo goditje në mënyrë pasive. Por ky pacifizim nuk vlen kur kemi të bëjmë me  mbrojtjen e shtetit, nderit, pasurisë, fésë, pasigurisë etj. Muslimani duhet të jetë i butë si trandofili dhe më i fortë se guri”, thekson prof. dr. sc i medicinës Ali Efendi Ilazi: Edukata Islame” revistë shkencore, kulturore islame, viti XI nr. 91 faqe 105-108).
Një këshillë tjetër e Zotit të Madhërishëm shumë e rëndësishme, thotë: ”Edhe lë të bëhet nga ju një grup i madh njerëzish që të keqen e ndalojnë nga e mira, të tillët janë të shpëtuar!” (Kur’an, sure Ali imran ajeti 104).
Qëllimi kryesor i mësimeve të sipërapostrofuara, që në fakt paraqesin sublimitetin e dijes dhe mësimeve internacionale të Islamit, është njoftimi i njerëzve në mënyrë të mirëfillët me dispozitet ligjore të Islamit dhe synimit të kërkesat që ato qytetarët  t’i zbatojnë në jetën e tyre të përditshme, në më nyrë që në botë të mbizotërojë e vërteta mbi të pavërtetën, e drejta mbi të padrejtën, e mira mbi të keqen dhe vlerat morale e pozitive mbi dukuritë, sjelljet, veprimet e veset negative, respektivish degjeneruese.
Profeti Muhamed, në një rast kishte thënë: ”Kush thërret në rrugë të drejtë, do të ketë shpërblim. Ai që udhëzon për mirë, është si ai që bën mirë. Duke i komentuar disas fjalë (hadithe) të Muhamedit, dijetarët islamë, ai të udhëzon për të keq, është si ai që bën keq.”
Të tjerat dëshmojnë: ”Për t’i penguar dhe luftuar të kqijat me dorë-forcë e ka  obligim pushteti; marrjen e masave ligjore kundër keqbërsve me gjuhë e kanë obligim ulemaja (udhëheqësit fetarë) – duke e orientuar e frikësuar me dënim nga Zoti, kurse angazhimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja e kanë obligim të gjithë muslimanët.” (Takvim 1431/1432 h, Kalendar i vitit 2010, faqe 142-144 – Prishtinë.)
                                              F   U   N   D

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu