Urgjenca e “Dr. Besfort Adhamudhit” të Vushtrrisë

Shkrime relevante

Kur Malësori i Rugovës zbret në “shehër”, “qytetarëve” u bien maskat…!

Sak Muji, Zvicër KUR MALËSORI I RUGOVËS ZBRET NË SHEHËR, “QYTETARËVE”...

Urgjenca e “Dr. Besfort Adhamudhit” të Vushtrrisë

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Mercenari ideologjik që kërkon t’ia ndryshojë...

Federata Shqiptare: Pse një shtet federal me dy njësi?

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë __ Nga kohezioni kombëtar te sovraniteti funksional në Europën...

Veprimtari që la gjurmë në komunitetin shqiptar!

Florim Zeqa Në pasditën e së dielës së 11 tetorit në Conegliano...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Mercenari ideologjik që kërkon t’ia ndryshojë historinë Vicianumit
Hoxhë Abdulmelik–Besfort Maxhuni paska shpallur urgjencën për ndërtimin e dy xhamive të mëdha, njërës në Vushtrri e tjetrës në Zogaj, Shala e Bajgorës. Madje, Vushtrria, sipas tij, qenka qytet mysliman “deri në kiamet”!
Ja edhe një mercenar ideologjik që kujton se historia shkruhet me predikime dhe qytetet shqiptare shpallen pronë e përjetshme e një feje.
Zoti Maxhuni, Vushtrria është Vicianumi antik. Historia e saj nuk fillon me ardhjen e Islamit në këto troje. A mos mendoni se, duke e shpallur qytetin mysliman “deri në kiamet”, mund t’ia fshini të kaluarën dhe t’ia përvetësoni identitetin historik?
Ironia bëhet edhe më e madhe kur për dy xhami kërkohet urgjencë, ndërsa për kishën katolike në Zogaj kemi parë kundërshtime, protesta dhe heqjen e gurit të vendosur për ndërtimin e saj. Për xhaminë, urgjencë; për kishën, pengesë! Kjo qenka barazia fetare sipas “Dr. Adhamudhit” të Vushtrrisë?
Ndërkohë, zoti Maxhuni, ju mund të prisni kiametin; pagëzimet vazhdojnë! Dhe, për kureshtjen tuaj, po jua them unë, Shqiptar Shaljani: ndërtimin e kishës katolike në Zogaj të Shalës së Bajgorës, në komunën e Vushtrrisë, vetëm Zoti mund ta ndalë!
Sa për ju, doktor, jeni tepër i vogël për ta ndalur këtë nismë. Kisha do të ndërtohet, natyrisht, duke i ndjekur procedurat përkatëse, sepse as predikimet, as protestat dhe as kërcënimet ideologjike nuk mund të zëvendësojnë ligjin.
Vushtrria nuk është pronë e hoxhallarëve, Vicianumi nuk fshihet me predikime dhe Zogajt nuk janë tokë e ndaluar për krishterimin.
Prandaj, doktor, lëreni kiametin për kiamet dhe historinë për historianët. Besimi është e drejtë; përvetësimi ideologjik i historisë është tjetër gjë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu