Haaaaahaaa! 
Unë, burrë me mustaqe, si malësor i Rugovës, po ju flas shqip shul, pa diplomë prej studiove të zhurmës!
More burra, halli ynë nuk janë presjet, pikat e as drejtshkrimi!
Halli ynë është LUSTRACIONI, DREJTËSIA DHE LIGJI!
Po kush e shpiku këtë klithje histerike: “O me UÇK-në, o me Millosheviçin”?!
Kush fshihet pas kësaj dileme të rreme?!
A thua familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe ish-të burgosurit politikë nuk ekzistojnë më?!
E tash disa “qytetarë” prej kolltukëve të studiove na mbajnë ligjërata për patriotizëm, kurse neve “katundarëve” na kontrollojnë edhe presjet! Haaaaahaaa!
More zotërinj, UÇK-ja nuk është pronë e studiove televizive, as patriotizmi nuk matet me decibelë!
Ne kërkojmë drejtësi për viktimat, zbardhjen e krimeve dhe përgjegjësi për ata që shkelën të drejtat e shqiptarëve!
Maskat bien, historia mbetet!
E kush janë zhurmagjitë?
Le t’i gjykojmë nga veprat e faktet, jo nga britmat!
Me humor rugovas, por me zemër atdhetare! 


Sak Muji
Ish-i burgosur politik, 1981–1990




I ndruemi Sak!
Lexova shkrimin e juaj e bëri përshtypje.
Me pëlqeu fjalia e fndit: “Me humor rugovas, por me zemër atdhetare!”
Pasi është puna të humori rugovas, po ua dërgoj ketë “vaki” të rugovasve:
Tre t’Rugova nisen me ra n’shehr t’Pejs: tuj u zhdjerg rrugës teposht, njoni ndalet, e keta dyt e presin pak dhe hecin! Ky u vonua bukur shumë po mbrrin të shokt, po me vonesë. Shokt’ po e dvetin: – Shka u vanove kaq shumë!? – Ai mos vet, më ka dalë xhandart pej mali e me kan ndal, e më kanë dvet SA SHARTE I KA TURQNIJA? – Ai bre po kollaj e ke pas’, me ju thon xhandarve 33 sharte i ka Turqnija. – Qy,qy, more unë ju thash xhandarve turqnija i ka 150-të sharte, e ju dukten pak, se me ju pas thanë 33 më kishin mbytë krejt tuj me rreh! hahahahaha