Kryepeshkop Joani priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin grek Kostas Gjulekas, që integrimin e Shqipërisë në BE e lidhi me “minoritetin grek”

Shkrime relevante

Dy motra, një amanet drejtë pagëzimit

Blerim Nika, Zvicër ___ Ka histori që nuk shkruhen vetëm me fjalë, por...

Kryepeshkop Joani priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin grek Kostas Gjulekas, që integrimin e Shqipërisë në BE e lidhi me “minoritetin grek”

Foti Cici ____ Kryepeshkop Joani (Fatmir Abedin Pelushi) priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin...

Prapaskenat e “Kosovës së Re”: Kur shkenca dhe integriteti familjar shpëtuan ardhmërinë e vendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Në analet e historisë ekonomike dhe energjetike të Kosovës,...

Shpërndaj

____
Kryepeshkop Joani (Fatmir Abedin Pelushi) priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin grek Kostas Gjulekas, i cili theksoi mbështetje për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, “me kusht mbrojtjen e të drejtave të minoritetit etnik grek”. Vitin e kaluar, vetë kryepeshkop Joani parashtroi një kërkesë në Patrikanën Ekumenike për “çështjet e minoritetit në Epirin e Veriut” (shih lidhjen në fund):
Para vizitës në Tiranë, një ditë më parë z. Gjulekas kishte bërë deklarata antishqiptare në Mitropolinë e Korçës, të cilat u pranuan nga Mitropoliti Anastas (Enkeled Gjolekë Mamaj).
Vlen të shënohet se pas këtij takimi zyrtar, Kryepeshop Joani u nis drejt Greqisë për disa ditë, ku do të marrë pjesë në një aktivitet kushtuar kryepeshkopit Janullatos.
Nëse këto aktivitete janë të mbara dhe të bekuara, përse të fshihen nga Kryepeshkopata e Tiranës, por i marrim vesh nga grekët?
Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi) del jashtë vendit vetëm për aktivitete greke, ku në çdo fjalim duhet të himnohet kryepeshkopi Janullatos… (shih lidhjet më poshtë).
Burimi i lajmit të djeshëm (12 tetor 2026):
* * *
POSTIME PLOTËSUESE
Kryepeshkopi shqiptar i shërbimeve greke (korrik 2026):
Kryepeshkopi i Shqipërisë në kishën greke të Amerikës (mars 2026):
Kryepeshkopi i Shqipërisë me Fredi Belerin dhe deputetët grekë në Bruksel (shkurt 2026):
Kërkesë e Kryepeshkopit të Shqipërisë për “çështjet e minoritetit në Epirin e Veriut” (qershor 2025):
Kryepeshkop Joani dhe Fredi Beleri (tetor 2025):

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu