“Tregime të përgjakura”, analizë e veprës së Zymer Mehanit

Shkrime relevante

Rikthimi i një pjese të shqiptarëve në krishterizëm, është dukuri normale shoqërore e kulturore

Flori Bruqi, Prishtinë Konvertimi i një pjese të shqiptarëve të fesë islame...

“Tregime të përgjakura”, analizë e veprës së Zymer Mehanit

Gani I. Mehmeti Zymer Mehani “TREGIME TË PËRGJAKURA”, botoi “Printing press”, Biblioteka “Prush...

Një thirrje për diasporen shqiptaro – amerikane dhe faktin se Shqipëria ka nevojë për zërin tonë!

Nga Frank Shkreli ____ Unë jam vetëfm një shqiptaro-amerikan dhe nuk flas në...

Kodi i fshehur në sirtar!

Agim Vuniqi, Vashington ____ Si një letër e harruar pasqyron fatin e një...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Zymer Mehani “TREGIME TË PËRGJAKURA”, botoi “Printing press”,

Biblioteka “Prush atdhesie”, Prishtinë, 2026,

AI QË PO PUSHTON JETËN LETRARE NDËR SHQIPTARË

Emri i Zymer Mehanit është shfaqur fuqishëm në krijimtarinë letrare e artistike shqiptare dhe dita-ditës po bëhet gjithnjë e më i njohur. Nuk ka ditë që Zymeri të mos na shfaqet me shkrimet e tij në prozë e në poezi. Ai po mirret kryesisht me aktualitetin përmes zhanreve të ndryshme letrare: në prozë e ka treguar veten me romane e tregime, ndërsa në poezi me motive e tema të larmishme, ku së fundmi veçohen ato me karakter satirik.

Marrim në shqyrtim librin që kemi përpara: “TREGIME TË PËRGJAKURA”. Vërtet, të dyzet e shtatë tregimet e kësaj përmbledhjeje janë të mbushura me gjak shqiptari, të derdhur nga armiku ynë shekullor. Nëse e llogarisim kohën prej kur jemi në luftë me ta, bëhet fjalë për më shumë se një apo dy shekuj përballje të panderprerë. Kjo luftë për ne ishte gjithmonë e pabarabartë, sepse ishim më prapa në organizim, në armatim e në mbrojtje ndaj shkaut.

Tregimet nisin me 17 janarin e vitit 1468, me rastin e kalimit në amshim të trimit tonë më të madh në gjithë historinë kombëtare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Tregimtari e merr muajin janar si muajin më të përgjakur, i cili mori shumë jetë luftëtarësh e veprimtarësh për liri. Po në këtë muaj dhe po në këtë datë, më 1982, vriten në Heilbronn të Gjermanisë edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Në ditët e fundit të janarit të vitit 1997 vriten tre kolosët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në Pestovë të Vushtrrisë. Xhela (Xheladin Rekaliu), i cili nuk e priti Lirinë por e ndërtoi atë, ndërroi jetë po në janar, pikërisht më 17 janar 1999! Sikur kjo datë, 17 janari, të kishte qenë e caktuar për të marrë luftëtarët e strategët tanë, nisur nga Skënderbeu, vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, e deri te veprimtari Xheladin Rekaliu. Po ashtu, më 21 janar të vitit 2006, ndërroi jetë edhe arkitekti i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në të dyzet e shtatë tregimet e kësaj përmbledhjeje janë të regjistruara ngjarje të vërteta nga krimet e shkaktuara nga serbët. Secili tregim ka veçoritë e veta si në ngjarje, ashtu edhe në rrëfim. Me përshkrime të posaçme, fije e për fije siç kanë ndodhur, dhe me një gjuhë tejet të lehtë e të kuptueshme, me fjalë e fjali të zgjedhura, autori e bën lexuesin për vete.

Në të gjitha tregimet është i pranishëm dialogu mes personazheve, i cili shpesh përmbyllet me fjalët e autorit përmes krahasimeve apo antitezave goditëse, që e bëjnë lexuesin të ndalet e të mendohet gjatë për ato mendime e thënie të qëlluara. Tregimtari hyn thellë në shpirtin e psikologjinë e personazheve të shumta; ai depërton në ndjenjat e dashurinë e prindit, në forcën e fjalës, në edukimin e fëmijëve, por edhe në dashurinë e madhe të të gjithë luftëtarëve për çlirimin e atdheut. Ata japin gjithçka kur vjen koha, duke i lënë prindërit vetëm atëherë kur kanë më së shumti nevojë për kujdes, sepse liria është mbresëlënëse për të gjithë — në liri edhe jeta e atyre që kanë nevojë për përkujdesje do të jetë më e lehtë, pasi nuk do t’u thehen më dyert nga militarët e paramilitarët serbë për të kërkuar gjak shqiptari.

Bisedat mes prindërve — si mes babait, ashtu edhe mes nënës me djemtë që niseshin për në luftë — janë zhvilluar aq me mjeshtëri, saqë është e pamundur të mbash lotët gjatë momentit të ndarjes. Të tilla momente të prekin thellë edhe kur bien trimat në altar të lirisë.

Siç e përmendëm, përmbledhja nis me Skënderbeun e trimat e tjerë të rënë në janar, e vazhdon me tregimin e dytë për qëndresën e banorëve të Tërnavës. Më pas vijojnë ngjarjet në Pollatë; tregimi kushtuar Fatmir Ukës (shokut të klasës të autorit, i plagosur në demonstratat e vitit 1989); rënia e Afrim Hysenit, i cili mbeti i papërkulur dhe nuk desh t’u nënshtrohej armiqve; vrasja e heroit Ragip Hoti nga Bradashi në Peran dhe qëndresa e tij; rënia e Sabit Vllahiut në Tërnavë dhe paraburgosja e të birit, Nebihut; pushka që nuk heshti kurrë kushtuar luftës heroike të Hasan Ramadanit; qëndresa e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut; rënia e Mehmet Maliq Ejupit nga Sekiraça; ngjarja në arat e bukës kushtuar Ali Ajetit; “Lulëkuqet e Lirisë” – tregim kushtuar Ylfete Humollit; “Besniku mbeti Besnik” – kushtuar Besnik Restelicës; “Tre viganët” – tregim i shkoqitur kushtuar Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës; “Një kujtim i trishtuar” – kushtuar Nexhat Avdyl Miftarit, i rënë nga shpërthimi i kantonierëve në Podujevë më 13 mars 1999; “Thirrja e atdheut” – kushtuar Shaban Avdiut, i rënë më 18 prill 1999; “Gona niset për në luftë” – kushtuar Antigona Fazliut; nisja e Beharit nga Lugaja për në luftë; “Tha Mësuesi i Kombit” – kushtuar Shaban Jasharit nga Prekazi; “Jasharajt – shembull unik se si duhet atdheu” – kushtuar luftës së familjes Jashari në krye me Adem Jasharin; “Hamza i vogël i Prekazit – dëshmori vigan i kombit”; “Kushtrimi i Prekazit” – kushtuar heroit 13-vjeçar, Kushtrim Jasharit; “Abedini i vogël që u bë vigan” – kushtuar Abedin Rexhës (Komandant Sandokanit); tregimi për Ferid Currin me shokë; Masakra e Reçakut; “28 marsi, kur koha u nda në dysh” – kushtuar masakrave ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, si dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë; “Pranvera që nuk u kthye kurrë” – për tragjedinë e viktimave në Halabak, Tërnavë e Bellopojë gjatë viteve 1998-1999; “Vrasja te Bunari i Hajratit” – kushtuar Daut Rudarit; “Pranë karrocës së babait” – kushtuar martirit Rrustem Sylejmani (shok klase i autorit); “Bunari që nuk e piu heshtjen”; “Ai s’e njihte frikën” – kushtuar Shefki Kuletës, i rënë më 21 mars 1999; “Pëllumba në fluturim” – kushtuar nxënësve të vetë autorit, Remzi Kosumi dhe Mensur Mustafa, të vrarë nga forcat serbe; “Për ty Sejdi – kujtimi nuk shuhet” – kushtuar Sejdi Kuletës (nxënës i autorit); “Dy vëllezër në flamur” – kushtuar vëllezërve Mehdi e Fevzi Kosumi; si dhe “Rripi që mbeti në fyt” – tregim i dhimbshëm nga ditët e terrorit serb mbi familjet shqiptare.

Secili prej tregimeve ka elemente të veçanta, fije për fije siç kanë ndodhur ngjarjet, të cilat vetëm autori Zymer Mehani ka ditur t’i sjellë në atë mënyrë artistike, pa e përsëritur vetveten nga njëri tregim në tjetrin.

Tregimet janë shkruar me një gjuhë të lehtë, të pastër e tërheqëse, ndaj do t’i ftoja të gjithë lexuesit ta bëjnë këtë përmbledhje pjesë të bibliotekës së tyre. Kjo vepër është një kronologji ngjarjesh dhe një regjistrim historik i realizuar në mënyrën më të mirë letrare e artistike.

Së fundmi, e uroj nga zemra Zymer Mehanin të na dhurojë ende vepra të tilla të çmueshme, ashtu siç na ofron çdo ditë poezi e poema nga aktualiteti, përfshirë edhe ato humoristike e satirike, përmes të cilave lufton korrupsionin dhe dukuritë e liga në shoqëri e politikë, të cilat di t’i stigmatizojë me mjaft mjeshtëri.

Ndjehem tejet krenar me ish-nxënësin tim, i cili na dhuron vepra kaq të mira e të fuqishme. Përmes tyre shoh se ai ka shkuar përtej dijes sonë, me çka është përmbushur edhe mundi e dëshira jonë profesionale. Siç e thotë edhe i madhi Sami Frashëri: prindërit e mësuesit duhet t’i mësojnë fëmijët, sepse ata do të jetojnë në kohën pas tyre. Kjo vlen me plot meritë edhe për nxënësit tanë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuar z. Gani I. Mehmetaj!

    Lexova me kujdes shkrimin e juaj ku shkruani për shkrimtarin Zymer Mehani, ish nxënës i juaji.
    Shkrimi me pëlqeu tejet mase.
    z. Zymer Mehani nuk e kam njohur “Live”, por kam lexuar shkrimet te tija e veçanërisht kam lexuar libra, ku ky ka bërë KOREKTURËN.
    Libri i redaktuar nga Zymeri , është libri i autorit Bajram Muharremi – Bistrica, dhe për këtë libër ka shkruar vet Zymerii në portalin “FJALA e LIRË” më 3 dhjetor 2024, në xilin shkrim kam dhënë KOMENT. Zymeri më ka nderuar shumë kur në Librin e Bajram Muharremit.Bistrica me titull: “JEHONË NGA BRIGJET E BISTRICËS- poezi”, në faqen 74 ka përshirë në tërësi komenitn tim, mbi çfarë i jam shumë mirënjohës atij dhe autorit të librit.
    SHËNIM: në këtë libër Zymeri ka shkruar edhe E-mailin e tij: zymermehani534@gmail.com, përmes të cilit i këto ditë i kam shkruar letër falënderuese.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu