Në vendet demokratike udheheqësit japin dorëheqje, nëse zbulohen afera korruptive, madje shumë të vogla

Shkrime relevante

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Ilir Liri Shalca Kush është me të vërtetë Agron Shehaj Denoncimi / Agron...

Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të...

Merita Leka, Londër ____ SEPSE PËRTEJ NUK KA MË! ____ Sot isha shtatë orë në...

Or çun, ç’i ke këto, jo ballist, jo neoballist?!

Flutura Açka, Tiranë ____ Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët...

Në vendet demokratike udheheqësit japin dorëheqje, nëse zbulohen afera korruptive, madje shumë të vogla

Alma Lama, Prishtinë ____ Eshte e vertete qe ne vendet demokratike qeverite nuk...

Shpërndaj

Eshte e vertete qe ne vendet demokratike qeverite nuk japin doreheqje per shkak te dhunes ne rruge… por japin doreheqje nese zbulohen afera korruptive, madje shume te vogla, kur bejne ndonje deklarate te pamatur apo kur deshtojne te permbushin premtimet elektorale.
Ne vendet gjysemdemokratike apo autokratike, udheheqesit dalin mbi ligjin dhe nuk duan t’ia dine per fjalen publike, per aferat e korrupsionit dhe per shqetesimet e qytetareve.
Ata manipulojne zgjedhjet, gjyqesorin, mediat, mbyllin syte ndaj krimit ose behen pale me te.
Fjala demokraci mund te jete ne gojen e tyre nga mengjesi ne darke, por e verteta eshte se ajo sherben per te mbuluar dicka tjeter: autokracine, kleptokracine, kakistokracine, oligarkine, mafiokracine, etj.
Shqiptaret prej dekadash po lenkojne ne nje demokraci qe nuk eshte demokraci, qe nuk arriti asnjehere t’i afrohet asaj te Europes, ku lirite dhe te drejtat e njeriut jane ne qender te saj, ku zeri i qytetareve degjohet, dhe ku vota eshte e shenjte.
Por demokracia eshte proces, ajo do kohe te etablohet, do guxim e vetedije te larte per te nderruar elitat, do angazhim te te gjithe aktoreve te shoqerise, per tu kthyer ne kulture, ne model qeverises kur te zgjedhurit japin llogari para zgjedhesve.
Demokracia nuk e pranon dhunen si mjet politik, edhe kur dhuna qe behet ne emer te te drejtave. Mirepo kur dhuna mbetet mjeti i fundit ne duart e qytetareve, qeveria duhet te degjoje me kujdes dhe te marre pergjegjesine e deshtimit. Nese nuk e ben, pasojat jane tragjike.
Sot Shqiperia eshte ne flake sepse demokracia ka deshtuar te ndertohet ne te gjithe parametrat e saj gjate ketyre 35 viteve.
Por shqiptaret nuk kane nevoje te shkaterrojne shtepine e vet. Duhet mobilizin mbarepopullor per te kerkuar nje model tjeter qeverisje; duhen shqiptare me duar te pastra qe me ne fund te vijne ne krye te shtetit nga vullneti i lire i qytetareve.
Une mendoj se kjo eshte e mundur, pa i vene flaken Shqiperise!!!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu