____
Mashtro do kosovarë, nga ata që u zgjodhën në listën e fundit të PIS-as, por ka edhe nga ata që ta lexojnë letrën në xhep!
Die pamë Taulant Ballën, njeriun emri i të cilit është përmendur në përgjime dhe akuza për lidhje me banda kriminale të Elbasanit, madje edhe në çështje vrasjesh, duke folur për Antifën dhe grupet antisemite. Pikërisht për ato elemente që disa grupime të dyshuara si të infiltruar në protesta po i japin ushqim propagandës së pushtetit.
Mirëpo, sot, të njëjtat elemente i përmendi edhe sunduesi i tij, Rama, duke na kujtuar se Trump e ka shpallur Antifën organizatë terroriste, e bla, bla, bla…
Por çfarë ndodh vetëm pak çaste pas prononcimit të tij?
Në Lezhë shohim një grup adoleshentësh që vandalizojnë një instalacion të Lahutës së Malësisë, në qendër të qytetit!
Pse pikërisht në Lezhë dhe pse pikërisht Lahuta e Malësisë? – do të pyesni ju.
Në Lezhë është kryetar bashkie një ish-polic, Pjerin Ndreu, që i njeh mirë marifetet e pista. Dhe këtu lind dyshimi se Rama mund ta përdorë Pjerinin për shërbime të tilla. Madje, sipas meje, nuk do të ishte hera e parë!
Pse Lezha dhe pse Lahuta?
Sepse Rama ka kohë që përpiqet të mbijetojë politikisht duke instrumentalizuar simbolet kombëtare dhe trashëgiminë e krishterë shqiptare. Ai e di mirë se, duke u maskuar si «mbrojtës» i tyre, mund të paraqitet para perëndimorëve si viktima e përkryer e ekstremizmit.
Prandaj, unë dyshoj se gjithë kjo zhurmë rreth Antifës dhe antisemitizmit mund të jetë pjesë e një skeme të Ramës për t’u paraqitur njëkohësisht si mbrojtës i hebrenjve, i vlerave konservatore, sidomos atyre të krishtera, dhe si viktimë e sulmeve të «tmerrshme», që dyshoj se mund të jenë inskenuar pikërisht për këtë qëllim.
Paraardhësit politikë dhe baballarët e tij ideologjikë e kanë përdorur përplasjen me klerin dhe simbolet katolike që nga viti 1944, atëherë në drejtim të kundërt, por me të njëjtin synim: kapjen dhe ruajtjen e pushtetit.
Janë pikërisht këto lloj skemash të djallëzuara që më bëjnë të dyshoj se pushteti është i gatshëm të instrumentalizojë gjithçka për mbijetesën e vet.
Dhe mos harroni një hollësi!
Protestues të rinj kishte prej gati një jave në Lezhë dhe kudo tjetër. Por vandalizimi që na paraqitet në këtë klimë si vepër e «Antifës» ndodhi pikërisht pasi Rama e përmendi atë publikisht!
Rastësi? Ndoshta. Por a nuk është tepër domethënëse kjo përputhje për të mos ngritur pyetje?!
Shih videon:
(6) Facebook
(6) Facebook



