NE ENDE NUK JEMI POPULL I LUMTUR
Poezi
Ne ende nuk jemi popull i lumtur,
jemi në fillesat e bashkimit.
Kohërat vetvetiu na ndanë, na copëtuan,
shpërnguljet e mërgimet
na bënë popull të trishtuar.
Nuk jemi pa lavdi nga e kaluara,
kemi histori e kujtime të shumta.
Fqinjët armiq na i morën tokat,
na lanë plagë në shpirt e në zemër,
prandaj, ende nuk jemi të lumtur.
Kthimi te emri i lashtë i atdheut,
te origjina e pellazgë-Ilirisë,
do të jetë udha e bashkimit,
ëndrra që do të na afron sërish,
nën një himn dhe nën një flamur.
Atdhe Geci – Dortmund, 2026


