Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) kërkon nga gazetarët dhe mediat hulumtuese të shqyrtojnë një rast serioz që ngre dyshime për shkelje të legjislacionit të Kosovës mbi etiketimin e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorit
Në fotografinë e bashkëngjitur shihet një produkt i importuar nga Maqedonia e Veriut, në paketimin e të cilit shkruan me shkronja të mëdha “KAÇKAVALL I GRIRË”.
Mirëpo, përbërja e deklaruar përfshin ujë, niseshte, vaj palme dhe përbërës të tjerë bimorë. Qumështi nuk deklarohet si përbërës i produktit, por përmendet vetëm mundësia e pranisë së gjurmëve të proteinave të qumështit dhe laktozës.
Pra, produkti deklarohet si ushqim me bazë bimore, por para konsumatorit paraqitet me emërtimin e një produkti të njohur të qumështit.
Çfarë thotë legjislacioni i Republikës së Kosovës?


