ARKIVI:
9 Qershor 2026

A ekziston krimi i gjenocidit për Gjykatën Themelore të Prishtinës?

Shkrime relevante

Protestat në Shqipëri: Legjitimitet i rrëmbyer nga agjenda islamike dhe antikombëtare

Basri Beka, Prishtinë Protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të nisura gjoja...

Pse protestat paqësore po e humbin fuqinë ?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani FATOS ÇOÇOLI: PSE PROTESTA PAQËSORE PO E HUMBET FUQINË? Tek ne,...

Problemi nuk është qenushi me flamur, por Shqipëria pa Zot !

Jashar Etemaj, Oslo Qindra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë po protestojnë kundër...

Kush qëndron prapa protestave në Shqipëri? Një analizë e aktorëve potencialë dhe interesave të tyre

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Protestat e fundit në...

Një mësim demokracie për Europën, që nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Me protestat më qytetare të mundshme, i kemi...

Shpërndaj

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

Tel.:     +41 79 548 48 87

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Më 4 korrik 2025, Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me 20 vjet burg Murat Dërnjanin, për krime kundër njerëzimit të kryera në Siri dhe Irak si pjesëtar i organizatës terroriste të Shtetit islamik (ISIS).

Nuk dihet nëse trupi gjykues ka qenë në dijeni se Organizata e Kombeve të Bashkuara krijoi një komision të veçantë për të zhvilluar hetime rreth krimeve të ISIS-it dhe më 21 maj, shefi i këtij komisioni hetues, Karim Khan publikoi provat bindëse se kjo organizatë terroriste kishte kryer gjenocid ndaj jezidëve në Irak nëpërmjet vrasjeve, dhunës seksuale dhe dëbimeve me dhunë për shkak se kishin për qëllim të shkatërronin jezidët, si grup  fetar i ndryshëm nga bindjet fetare të ISIS-it.

Në përputhje me rezultatet e këtij komisioni hetimor, Organizata e Kombeve të Bashkuara njeh si krim të gjenocidit, krimet që ka bërë organizata ISIS kundër jezidëve.

Të ulësh cilësimin e krimit nga krim i gjenocidit në krim kundër njerëzimit është më shumë se mungesë profesionale: është goditje e rëndë kundër popullit jezidë që pret njohjen ndërkombëtare nga çdo shtet të krimit të gjenocidit që është kryer kundër tyre.

Po rikujtojmë se në bazë të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, krimi më i rëndë konsiderohet gjenocidi. Në shkallën e dytë hyjnë krimet kundër njerëzimit dhe në kategorinë më të ulët hyjnë krimet e luftës! (Krimi i agresionit hyn në shkallën e katër si krim i një natyre të veçantë).

Duke parë mungesën e profesionalizmit që i karakterizon bartësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nuk na habisin cilësimet degraduese të veprave penale që kanë të bëjnë me të Drejtën Penale Ndërkombëtare, sepse janë të njëjtit prokurorë dhe gjykatës që në vend se të ngrenë padi dhe të gjykohen për krim të gjenocidit krimet që kanë bërë forcat serbe me qëllim që të shkatërrojnë shqiptarët si grup i veçantë kombëtar, etnik dhe fetar, i degradojnë në kategorinë më të ulët të mundshme penale, në kategorinë e krimeve të luftës edhe ato raste për të cilat  prokurorja e atëhershme e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte bëri marrëveshje me Serbinë për të mos e akuzuar për gjenocid, por, për krime kundër njerëzimit, si shkallë më e ulët se gjenocidi.

Ne konsiderojmë se është mungesë e skajshme profesionalizmi të dënohet për krime kundër njerëzimit, ai që ka pranuar kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate terroriste që ka kryer gjenocidit. Madje është paradoks i llojit të vet pretendimi i prokurorëve dhe i gjyqtarëve tanë se e dinë çfarë ka ndodhur në Siri dhe në Irak, por nuk e dinë se në burgun e Dubravës ka ndodhur krimi i gjenocidit!

Veprime e këtilla të institucioneve tona të drejtësisë kanë bërë padrejtësi të dyfishtë në rastin e gardianit të burgut të Dubravës,  Gavrio Milosavleviq:

  1. e kanë ulur krimin e gjenocidit në kategorinë më të ulët të krimeve, në krime lufte;
  2. e liruan si të pafajshëm pjesëmarrësin Gavrio Milosavleviq sepse nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në kryerjen e veprës më të tmerrshme që ka ndodhur me të burgosurit që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë mbetemi me shpresë se do të dalin prokurorë dhe gjykatës që me profesionalizëm do t’i trajtojnë krimet që kanë të bëjnë me të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare.

Gjenevë, më 5 korrik 2025

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu