A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Shkrime relevante

„Të presësh degën mbi të cilën je ulur“ ta thyen qafën?!

Sabahate Byci, Gjermani „Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal...

Europa po zgjohet përballë islamit politik

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë MË NË FUND, EVROPA PO ZGJOHET...

A e dinë apo nuk e dinë disa shqiptarë…?!

Ali Ramadan Asllani, Pejë ____ E DINË APO NUK E DINË DISA SHQIPTARË...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë          Me rastin e pranimit të...

Shpërndaj

Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë
      
Me rastin e pranimit të ÇMIMIT NOBËL më 1979, ka thënë publikisht:
  1. Me gjak jam………. SHQIPTARE
  2. Me shtëtësi jam …… INDIANE
  3. Me profesion jam….. MOTËR NDERI
  4. I shërbëj vetëm…….. ZOTIT
  5. Zemra jeme i takon…KRISHTIT
Afrohu në ndihmën time, o Perëndi. O Zot, nxito të më ndihmosh. Lavdi Atit, Birit e Shpirtit Shenjtë, siç është në fillim, ashtu tash dhe përgjothmonë e jetes.
 (Lutje Hyrëse, nga shtatë fjalët E FUNDIT që i ka thënë Jezu Krishtit në Kryq)
Ismet M. Hasani, Suedi
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 9 )
S H E N I M:
  1. Kur’anai është i shkruar në gjuhën arabishte dhe përkthimi në gjuhën shqipe;
  2. Kur’ani është i shkruar në atë mënyrë që lexohet NGA E DJATHTA NË TË MAJTË;
  3. Në fund të Librit, që konsiderohet FILLIMI, janë të shkurara 26 faqe VESHTRIM RRETH KUR’ANIT dhe 4 faqe PARATHËNIE nga Jetish Bajrami;
  4. Në BRENDI të Librit qëndorn teksti në arabisht dhe përkthimi në shqip prej faqës 31 – 742;
  5. KUR’ANI përmban 114 (njëqeind e katërmdhjetë) Sure – Kaptina,
  6. Në këto 114 Sure janë të përfshira 2 662 ajete – versete kur’anore.
  7. Prej faqes 741 – 750 janë shkruar SHËIME HISTORIKE ;
  8. PERKTHIMI NGA Sherif Ef. Ahmeti, 29 prill 1987 – Prishtinë
  9. Në fillim të Librit, në fakt para PËRFUNDIMIT të Librit janë të shkruara 114 suret e Kuränit me nr. rëndor 1 – 114;
  10.  Prej faqes 743 – 747 – FJALA E PËRKTHYESIT, Prishtinë, 29 prill 1987;
  11.  Prej faqës 743 . 746 janë të shkruar 1-114 Sure. Kaptina të KUR’ANIT.
*
PS! Pas shkrimit
  1. Përveç Sherif ef. Ahmetit, janë edhe dy përkthyes të Kur’anit: prof. dr. Feti Mehdiu dhe Hasan Nahi;
  2. Si autor  i këtij shkrimi – me titull: ”A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!” i kam lexuar që të tri përkthimet dhe kam vërejtur mospajtime në përkthim . pra dallojnë njëri prej tjetrit;
  3. Kam lexuar po ashtu edhe KOMENTIMI i KUR’ANIT ku janë dhënë VËREJTJET NË TË TRIJA PREKTHIMET e Kuränit, në fakt përkthimet janë të ndryshme – kanë dallime.
  4. Unë jam mbështetur në PËRKTHIMIN E KUR’ANIT nga Sherfi ef. Ahmeti.
*
 Permbajtja e Kur’anit
Allahu kete liber fetar e eduktaiv e shpalli te perjetshem, duke qene udhezim e
meshire per individin dhe per bashkesine njerezore, Ai e dergoi keshille te nje niveli me te larte edukativ, qe kultivon dashuri dhe mbjell fryme paqeje nder njerez, qe nxite lartesimin shpirteror, qe permbledhe rregulla e dispozita me te dobishme te rendit social, qe parashtron parime edukative per njerez te cdo kohe dhe te cdo vendi, qe rrefen per popujt e lashte, per te fshehtat e dynjase dhe te ahiretit.
Si liber feje dhe morali ne permbajtjen e vet, pervec, tjerash perfshine:
– besimin e drejte, besimin ne nje te Vetmin Zot xh.sh., ne engjej, ne libra te shpallura, ne te derguarit e Zotit, pas kesaj ne jeten e botes tjeter,
– virtytet me te larta te moralit, te cilat forcojne besimin ne zemra, zgjojne ndjenjat, ngrisin karakterin dhe pastrojne ndergjegjen e individit dhe te bashkesise, duke i larguar prej veseve,
– thirrjen per studim dhe veshtrim te thelle ndaj cdo qeniejeje a sendi qe Zoti e
krijoi ne kete gjithesi me qellim qe njerezit te arrijne t’i njohin sekretet e tyre dhe te largohen prej imitimit te verber,
– tregime per popujt e lashte me qellim udhezimi prej te cileve njerezit duhet te
nxjerrin mesim e pervoje se si ligjet e Allahut u zbatuan dhe te degjueshmit perjetuan te mira, kurse arogantet perjetuan ndeshkime,
– vertetime per ligjshmerine e larte e te drejte te Allahut, e cila ka per qellim ngritjen e njeriut ne nje lidhmeri te sinqert ndaj Allahut, me cka bashkesise i garantohet ekzistenca dhe fatbardhesia,
– besimin ne ekzistimin e librave te meparshem te cilat i paraprine pergatitjes per shpalljen e Kur’anit . Ato ishin te shpallura per nje kohe te caktuar, te cilat kishin per qellim t’i pergatisin njerezit, t’i zgjojne zemrat, t’i udhezojne ne besim ndaj Nje Zoti, t’i ngrisin ne vetedije per te qene te denje ta pranojne shpalljen e fundit, Kur’anin me ligje te plota e te persosura, te pakufizuara e te perjetshme.
Mrekullia e Kur’anit
Kur’ani eshte mrekulli e perjetshme ngase eshte atribut (sifat) i Zotit te perjetshem. Ai nuk eshte si mrekullite e pejgambereve te tjere qe ishin veper nga veprat e Allahut, e vepra e Allahut mund te pushoje, kur Allahu e kryen ate, ndersa atributi i te perjetshmit eshte i perjetshem. Qdo pejgamber ka pasur mrekulline e vet, kurse librin e ka pasur program orientimi, e mrekullia e Muhammedit eshte vete program!
ashtu qe programi eshte mrekulli, e mrekullia program. Nga kjo rrjedh se librat epara kane qene ne rrethin e obligimit, d.m.th., Zoti i obligoi njerezit ta ruajne librin, e per Kur’anin tha: “Ne e zbritem Kur’anin dhe Ne e ruajme ate” (Hixhr: 9), sepse Kur’ani nuk eshte si librat tjera vetem program jete, por Kur’ani eshte edhe mrekulli, e per te qene mrekulli duhet te jete i ruajtur besnikerisht teksti i tij, perndryshe ai humb mrekulline, andaj, Allahu vendosi ta ruaje Kur’anin. Shih per kete arsye ne te nuk mund te ndodhin ndryshime e devijime si ndodhen ne librat e para.
Nese marrim per shqyrtim dy geshtjet e Kur’anit: geshtjen e zbatimit dhe te veprimit sipas mesimeve te tij dhe geshtjen e ruajtjes se tij, do te shohim se me kalimin e kohes geshtja e zbatimit dobesohet, kurse geshtja e ruajtjes shtohet me kalim kohe. Sikur ne ta zbatonim ne menyr’e te drejte si program jete, ajo do te ishte gje e natyrshme, por gafleti yneprej mesimeve te Kur’anit si orientim nejete, nuk eshte duke ecur baraz me ruajtjen e tij, kur ate e gjejme ne gdo vend, ne gdo banese, ne qerre etj. Gjejme, p.sh. nje person, duke menduar ta shkruaje ter’e Kur’anin ne nje faqe dhe me nje forme me te bukur, ose g’e shtyen njerin apo tjetrin te beje punen me estetike per shtypjen e mus’hafit etj. Kjo ndodhe ngase Allahu deshiron te argumentoje se Ai e man Kur’anin, e jo ata qe e praktikojne.
Fjala mrekulli si kuptim i fjales “mu’xhize”, mundeson kuptimin e nje geshtjeje
qe askush nuk mund ta beje. Ate e ben vetem Zoti dhe ajo eshte geshtje qe thyen ligjet e ekzistimit ne ekzistence. Mrekullia u dhurohet pejgambereve per ta grrenjosur bindjen e atyre qe perveg Zotit adhurojne digka tjeter. Kur eshte fjala per mrekulline e Kur’anit, qellimi eshte te vertetoje se gdo perpjekje dhe gdo orvatje per t’i bere atij konkurrence, eshte e pamundshme, e parealizueshme qe mposhtet e thyhet duke pesuar deshtim.
Mrekullia e Kur’anit perfshin shume lemenj, por nga arsyeja objektive ketu po i
shenoj vetem disa prej tyre.
Mrekullia e Kur’anit nga ana e çeshtjes gjuhesore
Kur’ani fjale e Allahut, leximi i te cilit eshte ibadet, zbriti ne gjuhen e arabeve
te njohur sigjuhetare, oratore, poete… Kur’ani u b’eri konkurrence ne ate lend, mirepo kur u mungoi aftesia e imitimit te tij, ata i thane magji, kurse Pejgamberit magjistar.
Ata nuk menduan se ajo genjeshter e tyre refuzohej shume lehte, sepse i hipnotizuari nuk ka kompetence te lire kunder magjistarit, e nese Muhammedi ishte magjistar dhe ai kishte hipnotizuar njerez, atehere pse nuk i hipnotizoi edhe ata qe te shkonin pas tij. I hipnotizuari nuk i perulet magjistarit me vullnetin e vet Ai nuk shkon t’i thote atij: e pranoj kete magji ose e refuzoj, sepse ai para magjistarit eshte i debuar nga vullneti i vet. Shpallja e Muhammedit per magjistar, duke mos i besuar atij, deshmonte se ata ishin shpifes e genjeshtare.
Ajo qe i shtyri idhujtaret arab’e t’i thone Kur’anit magji, poezi, fjale e njeriut te
marre e te tjera, qe nuk perputheshin me logjike, ishte nga arsyeja se Kur’ani me ate stil te larte para te cilit u dasht te gjunjezohen edhe poetet me te njohur te tyre, i befasoi
dhe kur e ndien veten te paafte para mrekullise se tij, e humben vetedijen, nxituan
e thane cka nuk perputhej me logjike, sepse nga befasia humben cdo fakt dhe cdo
mendim logjik.
Kur’ani vazhdoi t’u shpalle gara: te sjellin nje origjinal si ai,te sjellin dhjete sure,
e me ne fund te sjellin nje sure. Kjo ishte mrekullia e pare e Kur’anit qe komunikonte me ate popull, te cilit i zbriti. Prandaj, qartesia e fjaleve te tij, renditja, perputhshmeria, menyra artistike e thenieve, bukuria e ligjerimit te tij, jane te pakrahasueshme. Po si te mos jete i tille kur dihet se eshte: “Liber qe ajetet e tij jane radhitur ne menyre te persosur, madje edhe shkoqitur prej Atij te Urtit, Njohesit te ceshtjeve ne hollesi” (Hude: 1).
Mrekullia e Kur’anit nga ana e çeshtjes kuptimore
U tha se mrekullia e Kur’anit eshte e perjetshme, ngase eshte cilesi e te Cilesuarit
te perjetshem (sifatullah-kelam). Po ajo eshte e perjetshme edhe nga arsyeja se eshte veper mendore, e jo si mrekullite tjera vetem shqisore. Eshte veper mendore sepse, mendjet e nejrezve sado qe te arrijne te zbulojne ceshtje e ligje, te cilat mbreterojne ne natyre\ do te shohin se Kur’ani ato i ka permendur shume me perpara.
Zoti xh.sh. e ka ditur se mendjet e njerezve, duke ndihmuar njera gjenerate tjetren,
do te arrijne te zbulojne ceshtje, qe ata qejetuan para tyre nuk i kane ditur, prandaj
ceshtje te verteta e ligje, te cilat do te zbulohen me vone i ka vene ne spikame, por per ate kohe kur shpallej Kur’ani i ka prekur krejt pak, sepse njerezit e asaj kohe nuk ishin ne gjendje t’i kuptonin ne hollesi.
Duhet ta kemi te qarte se zbulimet dhe shpikjet e reja, jane rezultat i zhvillimit
mendor. Ato nuk jane zbulime as shpikje te rastit, pse sado qe ndonje zbulim tejete
me vlere te larte, ai nuk eshte i pavarur prej zbulimeve te meparshme, anipse ato me
te hershmet ishin me vlere me te ulet. Qdo zbulim a shpikje eshte kushtezuar prej dickahi, ai nuk ndodhi be fas, por prej kushteve e parashtrimeve te meparshme.
Eshte e vertete se Kur’ani nuk erdhi si liber qe te na i mesoje ceshtjet dhe ligjet
qe zoterojne ne gjithesi, ai nuk zbriti te na shpjegoje ekzistencen as ceshtjet ne te, e as te na i mesoje diturite. Ai zbriti qe ta nxise mendjen qe ajo te mesoje per to.
Megjithate, Kur’ani i ceke disa ceshtje qe kane te bejne me te verteten, por ato nuk i thekson per te na i mesuar, i kuptoi mendja ose nuk i kuptoi, ai i thekson si te verteta reale.
A do te ishte mencuri e Kur’anit te sjelle ceshtje te verteta, te cilat funksionojne
ne ekzistence dhe t’ua publikoje arabeve te asaj kohe?! Por, a do te kaloje pa i prekur ato te verteta bile pak?! Zoti xh.sh. ne Kur ‘an i thekson ato te verteta, e sikur njerezve u thote: ai qe me besoi Mua, duhet tejete i bindur se kur Une kam thene dicka, ajo
eshte e vertete e sakte dhe s’ka nevoje te kerkoje prej Meje fakt. Fakti jam Une. Nese disa mendjeve nuk u mjafton thenia Ime si fakt, por duan t’u besojne shqisave dhe mendjeve te veta, Une ata i le te lire te perpiqen dhe ua beje te mundshme t’i shohin faktet e Mia dhe te vertetojne se ate qe kam thene Une eshte e vertete e sakte, por eshte dashur t’u mjaftoje thenia Ime, pse mjafton Allahu tejete vertetues. Ne suren “Fussilet”, Ajeti 53 thuhet: “Ne do t’u b’ejme atyre te mundshme t’i shohin argumentet tona ne gjithesi dhe ne veten e tyre deri qe t’u behet e qarte se ai (Kur’ani) eshte i vertete. A nuk mjafton qe Zoti yt te jete deshmues per cdo gje”.
Kur’ani atehere kur shpallej theksoi te verteta, ato eshte dashur te besohen si thenie te Zotit edhe para se t’i kuptoje mendja, sepse shume ceshtje te verteta, te cilat i ka cekur Kur’ani, dija ka arritur t’i kuptoje shume me vone, pra ato kane qene te verteta edhe para se t’i zbuloje dija. Kur’ani p.sh. ka cekur rolin e ererave ne mbaresimin e bimeve e ka thene: “Ne i leshuam ererat frytenuese…” (Hixher: 22). Ka dhene shenje per rrotullimin e tokes ne nje menyre shume perfide e ka thene: “… dhe i sheh kodrat e mendon (te duken) se ato jane te palevizshme, ndersa ato ecin sikur ecin rete…” (En’Nemlu: 88). Krahasimi i ecjes se kodrave me ate te reve, jep me kuptua per rrotullimin e tokes, sepse levizja e reve nuk behet vetvetiu, por me anen e ererave, pra edhe levizja e kodrave me anen e dikuj tjeter, ne kete rast me anen e tokes. Kete thenie te Kur’anit, mendja ka arritur ta kuptoje vone.
Per etapat e zhvillimit te fetusit e embrionit Kur’ani ka thene: “Per Allahun, Ne
e krijuam njeriun prej nje lengu te kulluar prej balte, pastaj ate e shnderruam ne pike uji (fare) ne nje vend te sigurt, mandej ate pike uji e b’eme cope gjaku, ate gjak e beme cope mishi te dhembezuar, e ate cope mishi e shnderruam ne eshtra, e eshtrat i veshem me mish, pastaj ate e beme krijese tjeter (i dhame shpirtin). I larte eshte Allahu, me i miri Krijues!” (Muminune: 12-14). Per keto etapa te zhvillimit, per tri erresirat ne te cilat ndodhet fetusi, dija arriti te dij’e per te shume vone, e ndoshta vetem ne shekullin tone.
Kur’ani i shkeu te gjitha perdet e kohes, te vendit dhe depertoi e zbuloi edhe ato
fshehtesi qe fshihen ne zemren apo ne mendjen e njeriut. Keta shembujjane te theksuar ne Kur ‘an dhe lexuesi do t’i kuptoje gjate leximit.
Edhe ne shekullin tone, i cili konsiderohet shekull i arsimit mendor, fjala e Kur’anit duket se zgjerohet dhe jep kuptim te ri. Sahere qe dija me perpjekjet e veta ben evolucion ne zhvillimin ejetes, ajo gjen mbeshtetje ne theniet e Kur’anit dhe theniet e tij duket se perterihen gjate shekujve per cdo gjenerate, e keshtu dokumentohet se mesimi i tij eshte i ri per cdo kohe dhe se ai mesim kurr nuk vjeterohet, sepse duke gjeruar terrenin e kuptimeve shkon paralelisht me zhvillimin e jetes, prandaj eshte mrekulli mendore.
( v a z h d o n )

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu