A ka Bashkim Europian?

Shkrime relevante

Edi Ramës i mungon për dorëheqje kultura politike, demokratike e qytetare

Dr. Edmond Faber  USA / Edi Rama - Tiranë Ismet Hasani, Suedi Arsimi...

Shtabi i Aleksander Rankoviqit, planifikues i shfarosjes së Shqiptarëve

Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë SHTABI I ALEKSANDËR RANKOVIQIT QË PLANIFIKOI SHFAROSJEN...

A ka Bashkim Europian?

Gani I. Mehmeti Në letër, po. Në letër po, ka  Bashkim Europian,...

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; Kur Tirana digjet, Prishtina...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Në letër, po. Në letër po, ka  Bashkim Europian, si formalitet. Por si përmbajtje si veprim, si bashkim, nuk shoh se ka Bashkim Europian.

Po, se në letër kemi BE. Fatmirlsisht, apo fatkeqësisht, letra po mban gjithçka që gjithkush shkruan. Mirëpo, në realitet, nuk shihet se ka Bashkim Europian. Madje, kjo veç po shihet dita-ditës.

Fillimisht, që t’i bijë si shkurt, se nuk ka Bashkim Europian, u pa me Kosovën. Si BE, ose do duhej ta njihnin të gjitha shtetet brenda BE-së Pavarësinë e Kosovës, ose nuk do duhej ta njihte asnjë. Kështu do të ishte dhe do të tregohej se BE është në realitet, jo kur disa  shtete e njohin e disa nuk e njohin shtetin e Kosovës. Dhe, kjo është edhe më keq brenda BE-së, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njeh Pavarësinë e Kosovës, sepse nuk ka cënuar asnjë shtet. Kjo të lë të kuptosh se, shtetet që nuk e njohën ende Pavarësinë e Kosovës, nuk e njohin as GJND-në! Këtu nuk do të ishte shprehje dëshire, as përkrahjeje, as mllefi, as inati. Por, ose duhet të njihet e drejta që jep GJND-ja, ose nuk do duhej të ekzistonte fare.

Me njiohjen e Pavarësisë së Kosovës nga GJND, do duhej ta njihte edhe Serbia shtetin e Kosovës. Pse? Sepse, kur vendos sipas caktimit të një drejtësie të dhënë nga një gjykatë, nuk do të merrej për ligësi njohja e sipas shpaljes të asaj gjykate, që është një ndërmjetës, madje e kërkuar nga vetë Serbia. Po të respektohej vendimi i GJND lidhur me Kosovën, edhe pse Serbia nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës, shtetet tjera të “BE-së” do duhej ta njihnin të gjitha, deri sa shumica e tyre e kanë njohur. Kështu, matematikisht na del se 81.48% e kanë njohur republikën e Kosovës, ndërsa 18.52% nuk e kanë njohur, dhe ky 18 për qindësh, dominon mbi 81 përqindshin tjetër, sa BE-ja nuk e quan Kosovën shtet!

Argume te tjera se BE-ja nuk është e bashkuar ka rreth lëshimeve të Serbisë në raportet me Rusinë. Më përpara kishte rreth Hungarisë, kryeministri i së cilës po vepronte jashtë qëndrimeve të BE-së, po në marrëdhëniet me Rusinë, që po i bënte lehtësira dhe nuk po i vente e nuk po i pranonte sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Tani së fundmi, doli edhe  Sllovakia. Sllovakia po rivendos marrëdhëniet ushtarako-diplomatike me Rusinë për herë të parë që nga viti 2022. Qeveria e mbron këtë veprim, por kritikët paralajmërojnë për rreziqet e spiunazhit dhe dëme të tjera. Kjo po ndodh me takimin Fico-Putin që ul përballë Vladimir Putinit në Kremlin në maj, kur Robert Fico, kryeministri sllovak tha se marrëdhëniet midis vendeve të tyre duhet të zgjerohen përtej furnizimeve me energji. Pra po i dukej pak vetëm energjia nga Rusia, por  duhet të zgjërohen ato marrëdhënie, kur tani BE-ja kërkon zgjërimin e mëtutjeshëm të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kur bëhet një bashkim, ai ose duhet të shkojë i tëri bashkë, ose nuk mund të jenë bashkë. E, në bazë të kësaj sa thamë, çarjet brenda Bashkimit Europian, janë bukur të mëdha. Këto çarje i bëjnë disa nga shtetet brenda BE-së, që në numër sipas shteteve nuk janë të shumta, por që ekzistojnë, deri sa pjesa tjetër e shteteve shumicë, nuk mund të kenë ndikim mbi to. Madje, as tërheqje të vërejtjes.

Një lëshim tjetër, po nga BE, është bërë kur kanë lejuar të kandidohet dhe të votohet për eurodeputet shtetasi i Shqipërisë Fredi Beleri, i cili, atë kohë ishte i burgosur në Shqipëri për vepra penale. Kjo është kundër çdo normaliteti, kur Shqipëria vetë nuk është në BE dhe kë e përfaqëson Beleri në BE si deputet? A nuk kishte Greqia grek të mjaftueshëm për deputet në BE. Beleri edhe si grek, si e quan ai veten, ishte me vepër penale. Tani mund të kuptojmë se kush mund të jetë deputet i BE, kë mban brenda BE-ja. E të tillë, me gjasë, mund të ketë edhe të tjerë, por që ne nuk i njohim. Njerëz të tillë nuk janë për bashkëpunim e as për integrim në BE.

Po ky “eurodeputet” u shfaq me cinizëm për masakrat greke ndaj shqiptarëve në vitin 1914 në jug të Shqipërisë, duke i quajtur masakrat akt dinjiteti. Një njeri, një eurodeputet që quan masakrat e shtetit të tij “të dinjitetshme”, ai tregon se kush është. Ai mund të jetë një fashist, një gjenocidist e një kriminel ndër më të këqinjtë. Dhe, edhe kundër kësaj deklarate të Belerit, Bashkimi Europian hesht. Hesht sepse i krijon favore Greqisë, e cila ende e mban ligjin e luftës kundër Shqipërisë!

Prandaj, Bashkimi Europian nuk është i bashkuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu