Afrim Gashi, tashmë si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, megjithëse i shkëputur formalisht nga partia, vazhdon të jetë i pranishëm me frymën neootomane-erdoganiste!

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Afrim Gashi dhe neo-otomanizmi institucional
Afrim Gashi, që nga themelimi i Alternativës në vitin 2019 e deri më 2024, udhëhoqi një parti politike me orientim të qartë ideologjik dhe fetar, shpesh të lidhur me agjenda pro-turke dhe me simpati të hapur ndaj presidentit turk Ersogan.
Tashmë, si Kryetar i Kuvendit, ai është shkëputur formalisht nga partia, por fryma politike që e ka karakterizuar vazhdon të jetë prezente.
Brenda mureve të Parlamentit, Gashi promovon dhe mban në dorë libra të botuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, duke i dhënë hapësirë institucionale ideologjive që shpesh nuk përputhen me pluralizmin dhe laicitetin që duhet të karakterizojnë një Kuvend demokratik.
Është shqetësuese të shohësh se si institucioni më i lartë ligjvënës po përdoret për të normalizuar simbolika dhe retorika që i shërbejnë më shumë agjendave neo-otomane sesa interesit të qytetarëve shqiptarë dhe gjithë shoqërisë.
Edhe më problematike është përfshirja e fëmijëve në aktivitete që shërbejnë për legjitimimin e këtyre agjendave, në vend të një edukimi qytetar të shëndetshëm dhe demokratik.
Kuvendi duhet të mbetet mburojë e interesit publik, jo platformë për propagandë të ideologjive të huaja. Heshtja sot është bashkëfajësi nesër.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu