Agimi që s’perëndon

Shkrime relevante

Lëvizja e Deçanit në trevjetorin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, trashëgëmisë dhe identitetit laik – kulturor të kombit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Prishtinë, 20 tetor 2026 ____ KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK...

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Mark Gjonaj kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe jep dorëheqje nga Këshilli Koordinues i Diasporës

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe i Asamblesë së...

Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri DHE MËRGATA SHQIPTARE NË...

Shpërndaj

Isuf Bajraktari, Suedi

(Mësues në mërgim)

Në jug të Suedis ngrita jetën ngadalë,si mësues mes fëmijësh me gjuhë që s’ishte e imja,tri dekada e gjysmë kaluan pa u ndalë,mes librash e zërash, por shpesh në heshtje brenda vetes sime,se strehën e shpirtit tim aty s’e gjeta dot.

Në fillim, vetëm, në muret e heshtjes i mbyllur,ku kujtimet më flisnin më fort se çdo njeri,Mirashi më vinte si dritë në shpirt të humbur,si një thirrje e largët që s’pushonte kurrë së qeni, edhe aty strehën e shpirtit tim e kërkova kot.

Më erdhi lajmi si dimër që s’ka pranverë: vdekja e babait, një plagë që s’u mbyll kurrë; s’arrita t’i jap dorën, as fjalën e fundit në derë,mbeta peng i rrugëve, i kohës që s’kthehet më kurrë, dhe atëherë streha e shpirtit tim u bë veç dhimbje e lot.

Prisja një ditë kthimi, një ëndërr që s’po vjen,vite që rrjedhin si lumenj pa kthim,fëmijët u rritën këtu, me jetën e tyre në këtë vend,me nipa e mbesa që më lidhin më fort me këtë mërgim, dhe rrënjët e mia mbetën larg, në një kujtim që s’vdes dot.

Në klasë më thërrasin në emër, dhe unë buzëqesh, por në zemrën time një zë më thërret “mësues”;është dheu im, është vendi ku linda dikur pa maskë,është Mirashi që më mban ende gjallë në zemër, aty ku shpirti im gjen prehje, por unë s’arrij dot.

Me sytë e shpirtit kthehem çdo natë atje,prek rrugët, oborrin, zërat që s’janë më,jetoj mes dy botësh, këtu dhe atje,por njëra më mban trupin, tjetra shpirtin e vërtetë më ruan; Aty është agimi që s’perëndon, Mirashi im, zemra ku kthehem pa u nisur kurrë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu