ARKIVI:
11 Qershor 2026

Ai që e quan flamurin shqiptar, “flamur të së pavërtetës”, si imami Jakup Asipi dikur, ai po shpall armiqësi ndaj vetë ekzistencës sonë historike

Shkrime relevante

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Shpërndaj

Majlinda Nikçi

Kur dikush del dhe e quan flamurin shqiptar “flamur të së pavërtetës”, ai nuk po bën debat fetar — ai po shpall armiqësi ndaj vetë ekzistencës sonë historike.
Dhe kur 1912-ën e quan humbje, jo çlirim, ai nuk po sfidon një datë — po mohon sakrificën, gjakun dhe ringjalljen e një populli.
Mulla Jakup Hasipi po flet në emër të fesë arabe; ai po flet në emër të një besimi që e sheh kombin shqiptar si pengesë, e jo si amanet.
Flamuri shqiptar nuk është idhull.
Është dëshmi.
Është shenjë e një populli që mbijetoi perandori, shpërngulje, masakra — dhe u ngrit më 1912 jo për të humbur, por për të dalë nga robëria.
Kush e quan atë ditë humbje, duhet ta thotë qartë:
për kë ishte fitore robëria?
Për kë ishte e mirë zhdukja e gjuhës, e emrit, e tokës?
Feja nuk ndërtohet duke shkelur kombin.
Zoti nuk nderohet duke pështyrë historinë e një populli të tërë.
Dhe askush nuk ka të drejtë morale t’i quajë “të pavërtetë” simbolet që mbajtën gjallë këtë komb kur s’kishte as shtet, as mbrojtje, as zë.
1912 nuk ishte humbje.
Ishte kthim në këmbë.
Dhe kush e urren atë moment, ka problem jo me flamurin — por me lirinë vetë.
Kjo qe them nuk është ekstremizëm kombëtar.
Është minimumi i dinjitetit.
Shih videot e mëposhtme:

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Po i bie shumë shkurt KOMENTIT:
    Shkrimit i Majlinda Nikçi ështxë me PLOT TË PAVËRTETA dhe NUK KA TË BEJNË ME FJALËT E Mulla Jakup Hasipi
    E dëgjova me kujdes “Hytben” – Ligjëratën e Mull Jakup Hasipi, e cila zgjatë 45:08 min.
    Në këtë Hytbe Mulla Hasipi nuk folë asnjë fjalë;
    1. As për Flamurin,
    2. As për 1912-tën
    3. Asnjë fjalë që Majlinda e shkruan në shkrimin e mësipërm NUK ËSHTË E VËRTETË. Tmerr.
    4. Fjalët nga ky shkrim janë TË PAVËRTETA, janë për denoncim në oragnet përkatëse…
    Ju lutëm degjoni fjalët e Mulla Jakup Hasipi në video me titull: Jakup Hasipi – KA ME ARDH NJË KOHË NË UMETIN
    dhe do të bindeni se i terë shkrimi i autorës Majlinda Nikçi është me fjalë të pavërteta!
    *
    KOMENTI I Paul Tedeschinit është plotësisht fyes, ofendues. Vet Pauli është NGUCAKEQ. Morrat, ti mban Pauli për vete.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu