Aktakuza e ngritur ndaj pjesëtarit të BIA-s Fatmir Sheholli, që vazhdon të mbahet në paraburgim

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Arbër Zaimi

Pas disa muajsh hetime prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili mbahet në paraburgim. Deri më tash janë zbuluar prova që vërtetojnë se: – Sheholli punonte në bashkëpunim me shërbimin sekret të Serbisë dhe ne varësi të tyre. – Ai kishte marrë udhëzime nga drejtuesit e shërbimit serb për një plan të detajuar për dëmtimin e personalitetit dhe reputacionit të kryeministrit të Kosovës.

Ky plan titullohet “Leptir” fjalë që shënon serbisht një lloj fluture por edhe një lloj thike. – Sheholli kishte marrë para dhe informacione te rreme nga shërbimi serb, e edhe paratë edhe shpifjet i shpërndante te gazetarë të ndryshëm shqiptarë që kundrejt pagesës pranonin të publikonin dezinformatat.

Është publikuar një përgjim ku Sheholli paguan një tjetër “analist” që ftohet në shumë media, për të publikuar dezinformatat që sillte nga Serbia.

– Dezinformatat që shpërndante Sheholli dihet se synonin politikanë shqiptarë të Kosovës me qëndrim kombëtar shqiptar, por edhe ata politikanë serbë të Kosovës që janë distancuar nga planet e Beogradit.

– Sheholli gjithashtu shantazhonte dhe merrte para prej njerëzve, që të mos publikonte informacione që cënonin reputacionin e tyre personal, profesional a familjar. Është publikuar se si një personi i ka marrë dhjetëra mijëra euro përmes shantazheve të tilla.

Këto gjëra janë shumë shqetësuese, sidomos kur dimë se Sheholli, pavarësisht se dihej botërisht e shkuara e tij me UDB-në, kishte arritur të afrohej shumë me disa figura politike opozitare në Kosovë, aq sa doli edhe në ballë të protestave kinse në mbështetje të UÇK-së.

Po aq shqetësuese është kur sheh sa shpesh thirrej Sheholli si analist nga studiot e mediave në Tiranë dhe Prishtinë, e ndonjëherë mbante edhe kapele me stemën e UÇK-së kur dilte në televizion.

Pse thirrej kaq shpesh në media ky njeri i cili nuk shquhej për mendim të thellë dhe as për kulturë e njohuri të gjera?

Mbase këto pyetje do të mbeten pa përgjigje, por po të jepeshin ato do të shpjegonin edhe se pse ftohen aq rralle në media figura që spikasin për kulturë, dije, mendim dhe nder, apo figura pa kompromis kombëtar.

Flitet shpesh për vetërregullimin e mediave, por a po mundet ky vetërregullim të funksionojë dhe ta shmangë infiltrimin e “fluturave” dhe “thikave” të atyre që punojnë për rrezikimin e shtetit e të kombit?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu