Alarm në disa qarqe: Shqipëria po zhvillohet, duhet ndalur me çdo kusht!

Shkrime relevante

Harmonia ndërfetare ka qenë një fasadë, u dëshmua në momentin e parë të lirisë

Nga: Gjon Keka A mund të na thonë këta të grupit të...

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi – plagë e hapur e një kombi të dëbuar nga trojet e veta

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Historia e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Turqisë...

Akademiku në narkozë, kur titulli mendon në vend të trurit

Lirim Gashi, Prizren ____ Kujtim Shala është akademik po aq sa Penis Aga...

Një jetë në shërbim: Familjes, profesionit, sportit dhe humanizmit

  Shkruan Bardhec Berisha - Bardhi Neudorf, shkurt 2026  Intervistë me humanistin Fadil...

Musa Jupolli – poeti i Dardanisë, mërgimit dhe kujtesës arbërore

Në foto: Musa Jupolli  Nga: Bardhec Berisha – Bardhi  ____ Vështrim kritik mbi përmbledhjen...

Shpërndaj

Duket se disa njerëz nuk po e përballojnë dot idenë që Shqipëria të tërheqë investime të mëdha turistike. Sapo u përfol projekti i Zvërnecit, nisi paniku: “Po sikur Shqipëria të ketë më shumë turistë? Po sikur të hapen vende pune? Po sikur ekonomia të përfitojë?”

Sipas ironisë së momentit, shqiptari mund të ndërtojë vetëm kioska e jo resorte, mund të presë turistë vetëm me çadra plazhi dhe jo me investime miliardëshe. Kur investimet bëhen në vende të tjera quhen zhvillim, kur diskutohen në Shqipëri quhen katastrofë kombëtare.

Ndërkohë, mbështetësit e projektit argumentojnë se investimi në Zvërnec mund të sjellë mijëra vende pune dhe ta forcojë pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Sipas deklarimeve publike, projekti parashikohet të kapë vlerën e disa miliardë eurove dhe të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik. 

Natyrisht, debatet për mjedisin, pronësinë dhe transparencën janë legjitime dhe duhen trajtuar me seriozitet. Por sipas humorit që po qarkullon këto ditë, problemi kryesor nuk është nëse projekti respekton ligjin apo mjedisin, por fakti që ndodhet në Shqipëri.

Në fund të fundit, sipas “ekspertëve” të ironisë, shqiptari duhet të mbetet gjithmonë spektator. Sepse kur ngrihen Dubai, Mykonos apo Monte Carlo është sukses, por kur Shqipëria tenton të bëjë një hap më shumë, dikush gjithmonë gjen një arsye pse nuk duhet. 
Saranda TV

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu