ARKIVI:
20 Maj 2024

Algjeria hedh poshtë mësimin e fesë në shkollë, Kurani e nxitë fundamentalizmin

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga Gian Micalessin

Qeveria fshin studimet mbi Islamin: inkurajojnë fundamentalizëm. Rikthehet gjuha franceze në shkollë dhe modeli e studimeve laike perëndimore

Sillni në shkollë Kuranin dhe fondamentalizmi do të jetë i sigurtë. Kjo frazë ngjan si një parullë legiste, por në fakt asht konkluzioni i dhanë nga autoritetet algjeriane mbasi kanë analizue rranjët e fenomenit fundamentalist, që mbas një luftë civile u ka kushtue mbi 200 mijë jetë njerëzish, dhe që vazhdon të nxisë terrorizmin alkaidist. Kështu, ndërsa continenti i vjetër humbë në diskutime të pafund nëse do të lejojë krijimin e shkollave islame, Algjeri fshin nga programet shkollore mësimet fetare të futuna mbas përfundimit të kolonializmit dhe rikthehet tek modeli prëndimor i studimeve, tek ringjallja e gjuhës franceze, tek alfabeti latin i frymëzuem nga mësimet e vjetra të Parisit.

“Ne jemi thjeshtë tue pranue se shkollat tona kanë ndihmue që të formohen përbindësha “, pohon Profesor Khaoula Taleb Ibrahimi në një artikull në The New York Times, që përshkruen se duhet të kthehen ngutshem në të kaluemen në programet shkollore. Por Profesor Ibrahim, profesor i edukimit në Universitetin e Algjerit, shkon edhe ma tej, tue supozue lidhjen e drejtpërdrejtë midis rritjes së shpejtë të fundamentalizmit, që fillon të lulëzojë aty nga mesi i viteve ’70, dhe Islamizimit, i futun në sistemin arsimor menjëherë mbas lamtumirës nga Parisi. I pari që e kuptoi këte ishte një komision shtetnor i krijuem shtatë vjet ma parë, që ka studjue rrjedhojat e zëvendësimit të frëngjishtes me arabisht dhe futjen e doktrinave islame, me qëllim që të zhvillohej tek studentët një ndërgjegjësimi i ri i arab dhe musliman në Algjeri.

Për arritjen e qëllimit të masipërm, në një vend ku mësuesit flisnin vetëm frëngjisht, u desh të tërhiqeshin qindra mësues të doktrinës islame dhe asaj arabe nga Siria, Iraku dhe Egjipti. Që këtu, për të braktisë racionalizmin perëndimor në të cilën ishin bazue programet e vjetra shkollore të periudhës koloniale e për të klaue në mësimin përmendësh të Kuranit, por edhe te doktrinave shkencore e shoqnore simbas modelit arab, u desh fare pak kohë.

Ky model i ri shkollor ka veprue për të paktën tri dekada tue injektue brezat e qytetarëve pak të mësuem me arsyetimin logjik, e nga ana tjetër shumë të ndjeshëm për parullat e fesë dhe predikimet e xhamive. Rezistenca e sektorëve ma konservatore dhe ma pro-islamikë penguen shtatë vjet ma parë që të vciheshin në jetë konkluzionet e komisionit qeveritar. Por gjatë vitit të fundit, megjithatë, qeveria asht përpjekë të rikuperojë kohën e humbun tue fshi nga programet mësimin e fesë dhe tue futë modelet më të hapuna të studimeve, si në të kaluemen, që mbështeten në arsyetimin dhe diskutimin.

“Kur kam fillue të ndjek studimet, mësuesit e shkollave të mesme na spjegonin mësimin dhe kërkonin që ne thejshtë të përsërisnim pvrmendësh ato që na kishin thanë, kurse tash çdo gjë asht ndryshe. Gjatë dymbëdhjetë muejve të fundit ata tashti na kërkojnë që të mendojme e na detyrojnë që të arsyetojmë, por shumë prej nesh janë ende të hutuem, e ky lloj i ri i studimi na duket mjaft i vështirë “, thotë për New York Times Outas Abdel-Malek, një student 19-vjeçar, i cili ka braktisë besimin integralist që i kishin injektue gjatë viteve të para të shkollës së mesme, kurse tashti i duhet të merret me misteret e gjuhës franceze, me alfabetin latin dhe profesorët të cilët nuk kërkojnë ma përsëritjen e Kuranit përmendësh.

Më konfuzët e ma të zemruemit nga të gjithë janë mësuesit, përfaqësue tipikë të fanatizmit fetar, që tashti janë të detyruem t’iu përshtaten reformave të vendosuna nga qeveria. “Dikur ata as më shtërngonin dorën – tregon Yomsi Fatihanë, një konsulent në Ministri mbi risitë në sistemin shkollor – Tashti janv të shtërnguem të pranojnë linjën e re, të lanë mënjanë Kuranin dhe madje deri edhe të përshtaten me realitetin e klasave mikse. Por kjo nuk do të thotë se janë dorëzue – pranon konsulenti -. Në shkollë ata më shtërngojnë dorën, por në zemrat e tyne, emni im asht tashmë në listën e të dënuemëve me vdekje “.

Perkethye nga gazeta

http://www.ilgiornale.it/news/algeri-boccia-religione-scuola-corano-favorisce.html

Marrë nga: Albemigrant (më 01/12/2017)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu