ARKIVI:
25 Korrik 2026

Arben Bajraktaraj, aktor dhe regjisor me karrierë ndërkombëtare, mbështet kolegun e tij Simon Shkreli, pas shkarkimit nga Teatri “Migjeni” në Shkodër

Shkrime relevante

Kur vakuumi institucional bëhet rrezik kushtetues!

Agim Vuniqi, Vashigton A mund të mbetet drejtësia e Kosovës peng i...

Kur shteti laik i dorëzohet Islamit Politik!

Shqiptar Shaljani,Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës së...

Historiani i shquar Jusuf Buxhovi rreth mitit të krijimit të së ashtuquajturit shtet mesjetar serb

Miti i shtetit mesjetar serb – Pasojat historike dhe politike për...

Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim?!

Florim Zeqa Pas shpalljes së kandidaturës time për kryetar të LDK-së, me...

Protestat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përballë dy sfidave dhe heshtjes së shteteve amë

Aleksandër Ndoja, Tiranë - Protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë janë...

Shpërndaj

Arben Bajraktaraj, aktor dhe regjisor me karrierë ndërkombëtare, ka shprehur publikisht mbështetjen për kolegun e tij Simon Shkreli, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.

Bajraktaraj, i njohur për rolet në mbi 100 filma ndërkombëtarë, përfshirë “Harry Potter” dhe “Taken”, vlerëson Shkrelin si një aktor të rrallë, me cilësi të jashtëzakonshme profesionale e njerëzore, duke sjellë si shembull bashkëpunimin e tyre në serialin e njohur “BESA”.

Reagimi i Bajraktaraj:

Gjatë periudhës vjeshtë 2020 – verë 2021 kam pasur fat dhe kënaqësi të bashkëpunoj me Simon Shkreli gjatë xhirimive të serialit filmik

BESA, bashkëprodhim i ADRENALIN PRODUCTION ( Beograd) dhe RED PLANET (Londër).

Vetëm sa për informacion të shkurtër, ky krijim është ndër më të shikuarit dhe më të vlerësuarit, si nga kritikët poashtu edhe nga publiku i Ballkanit Përëndimor. Dhe me kohën, ky serial vazhdon të rishfaqet nëpër kanale televizive dhe platforma në shumë shtete, duke kaluar tashmë në një serial kult.

Është edhe i vetmi serial filmik nga Ballkani

Perëndimor, që i është blerë rrëfimi dramaturgjik dhe sipas të cilit janë bërë seriale të tjera filmike në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Në rrugëtimin tim filmik kam hasur natyrshëm në kolegë dhe bashkëkrijues të ndryshëm dhe mund të them se z. SIMON SHKRELI është krijues jashtëzakonisht zemërgjerë, profesionalisht i përkushtueshëm ndaj rolit, ndaj kolegëve dhe një shembull i mirësjelljes ndaj gjithë ekipit të xhirimeve.

Por dua tä theksoj edhe anën kreative tä Simonit, ngase gjatë skenave shumë të vështira, si nga ana fizike dhe ajo emocionale, Simoni dëshmoj prezencë autentike, organicitet thelbësor dhe mishërim tä përkryer të personazhit. Janë pikërisht këto veti, që përbëjnë esencën e identitetit krijues të një aktori të mirëfilltë dhe për mua Simon Shkreli është rrënjësisht i tillë.

Përzemërsisht, Arben Bajraktaraj

Paris, 31 korrik 2025

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu