ARKIVI:
9 Mars 2026

Arbër Behluli, portreti i një deputeti të ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës, që i përfaqëson interesat e mbarë vendit

Shkrime relevante

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Shpërndaj

Portreti i një deputeti të ardhshëm

Arbër Behluli ka lindur më 6 mars 1985 në Prizren dhe deri në moshën 13-vjeçare jetoi në fshatin Mushtisht. Pas kësaj, ai u zhvendos në Prishtinë, ku vazhdoi shkollimin dhe ndërtoi karrierën e tij. Arbëri është i martuar me Erzën dhe së bashku janë prindër të një djali. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe ky është kandidimi i tij i parë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Me diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe master në Studime Evropiane, ai ka ndërtuar një karrierë të larmishme, që përfshin përvojë në sektorin publik, privat dhe akademik.

Përvoja Profesionale:

  • Zyra e Kryeministrit të Kosovës
    Zyrtar për Planifikim Strategjik, me fokus në krijimin dhe monitorimin e strategjive qeveritare.
  • Ministria e Punëve të Jashtme
    Zyrtar për Hulumtim dhe Strategji, i angazhuar në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
  • Themelues i birrës “Shok & Shoqe”
    Ndërmarrës dhe themelues i birrës artizanale “Shok & Shoqe.
  • Ligjërues në Kolegjin ISPE
    Angazhim akademik në mësimdhënie për lëndë të politikës dhe administratës publike.

Si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Arbëri do të përqendrojë punën e tij në objektivat e këtyre komisioneve parlamentare:

  1. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – duke u angazhuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen e grupeve të cënueshme.
  2. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – për të nxitur zhvillimin ekonomik, mbështetjen e ndërmarrjeve dhe fuqizimin e tregtisë.
  3. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë – duke punuar për forcimin e diplomacisë dhe angazhimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës.                                                                              ____                                                                            Mund të thuhet lirisht se kandidimi i Arbër Behlulit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i tejkalon caqet e kandidimit të një personi për deputet që e përfaqëson një parti politike, pasi me dijet, kulturën dhe traditën familjare , i biri i këngëtares së famshme Shkurte Fejza dhe babait Hajrush Behluli, është një kandidat që plotësisht i përfaqëson interesat kulturore, politike, diplomatike e të tjera nga mbarë Kosovës.                                                                                                                    Prandaj, Arbër Behlulin duhet ta votojnë të gjithë, pasi ai e përfaqëson frymën e re në Kosovës, atë frymë që i ka munguar Kosovës.   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu