Gazeta Rilindja më 22 korrik 1969, numër i posaçëm per “Apolo 11” të SHBA në hënë

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

-“NJERIU PUSHTOI HËNËN”, ishte kryetitulli në ballinën e  gazetës “Rilindja” i raportimit nga “Hjuston, 21 korrik”, ndërsa në nëntituj, mes tjerash, theksohej se “Pas kryerjes së detyrës, kozmonautët u kthyen në modul”, ndërsa “Flamuri i SHBA ngeli të valojë mbi Hënë”/

PRISHTINË, 22 Korrik 2021- Behlul Jashari /

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për ngjarje të jashtëzakonshme,  ka dalë edhe me numra të posaçëm, ndër të cilët është edhe ai i 22 Korrikut 1969 për hapat e parë të njerëzimit në Hënë në misionin e sukseshëm të ekuipazhit të “Apolo 11” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“NJERIU PUSHTOI HËNËN”, ishte kryetitulli në ballinën e  gazetës “Rilindja” i raportimit nga “Hjuston, 21 korrik”, ndërsa në nëntituj, mes tjerash, theksohej se “Pas kryerjes së detyrës, kozmonautët u kthyen në modul”, ndërsa “Flamuri i SHBA ngeli të valojë mbi Hënë”.

Armstrong ne hene

Një nga titujt e ballinës ishte edhe “Plani për – “Apolo-12”…

Në atë numër të gazetës Rilindja kanë mbetur të shënuara FJALËT E PARA NGA HËNA, të astronautit Amerikan Neil Armstrong, që është njeriu i parë që shkeli në Hënë: “KËTU BAZA NË DETIN E QETËSISË, ‘SHQIPONJA’ ZBRITI”.

“ÇFARË SHKRETËTIRE MADHËSHTORE”, kishte thënë Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë.

Siç shihet në arkiva dhe në monografi, gazeta historike e Kosovës Rilindja ka botuar edhe informata të dhëna drejtpërdrejtë nga Hëna, të astronautëve Amerikanë.

Në fillim të raportit saktësohet vendngjarja e ndodhisë historike: Deti i Qetësisë, Hënë. Prej andej vinte zëri i njerëzve të parë që shkelën në Hënë në 20 Korrik të vitit 1969. Astronautët Amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins në udhëtimin historik nga Toka drejt Hënës ishin nisur katër ditë më parë, në 16 Korrik të vitit 1969, nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s Kennedy, në Florida…

 Është histori gazeta tradicionale shqiptare e Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana. Si në filmin shqiptar “Udha e Shkronjave”…

Në monografinë “RILINDJA 60 VJET” kam shkruar se “SHKRONJA PËR RILINDJEN DËRGOI TIRANA” pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu