ARKIVI:
12 Mars 2026

“Babai” i PDK-së, Milazim Krasniqi, kërkon të dëbohen nga Kosova kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi

Shkrime relevante

Ukraina: Dokumente të rrjedhura tregojnë humbje të mëdha ruse

NTB / Document.no Rusia thuhet se ka humbur mbi 1,3 milion ushtarë...

E fundit: Shpërthimi në Ambasadën e SHBA-ve në Oslo: Tre vëllezër arrestohen për terror me bombë

VG Të tre janë shtetas norvegjezë me origjinë irakiane. Policia nuk mund...

Hizbollah dhe Irani sinkronizojnë sulmet

Hezbollah fighters carry the coffin of their comrade, Ali Ahmad Hussein,...

Organizata politike “Xhemijeti”, bashkimi i shqiptarëve në robëri

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë ORGANIZATA POLITIKE XHEMJETI (BASHKIMI) E TË...

Në politikë paska xhelozi e pabesi, plus tradhëti?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi Vjosa Osmani apo Albin Kurti? Kush e...

Shpërndaj

Xhevat Gjini, Viti
(Xhevat Bislimi)
I biri i Milazim Krasniqit (“kuadër” i vjetër i LDK – LKJ – së) sot është Kryetar i PDK – së. Rrjedhimisht dhe logjikisht mund të thuhet që Milazim Krasniqi është babai i PDK -së.
Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme që Milazimi, të paktën derisa ta ketë këtë status, të jetë i përmbajtur dhe i ekuilibruar me paraqitjet e tij publike, sepse po i bënë dëm PDK-së së ldkizuar deri në këtë shkallë!
Ky Milazimi, që hiqet si pedagog universitar, paska treguar nivelin e tij edhe me shprehjet banale që ka përdorur… S’është çudi!
Me sjellje vulgare dhe me sharje të ulta prej rrugaqi u dallua edhe shefi i grupit të kuvendarëve të PDK – së së ldkizuar!
Poshtë ka ra partia që dikur qëndronte më lartë se çdo parti tjetër!
Të gjithë ata që ia patën me hile i vun kazmën kësaj partie që kishte aq shumë kapital atdhetar, kapital politik e kapital intelektual…
Si ka mundësi që dikush që as një qime floku s’e ka dhënë për këtë vend, të sillet si të ishte Kosova pronë e tij dhe të mund t’i dëbojë prej saj të gjithë ata që nuk i shkojnë për lale!!
Ky dhe soji i tij, që gamitin e hanë … sa munden kundër unitetit politik, shpirtëror, gjuhësor, kombëtar e territorial shqiptar, duhet ta kuptojnë se Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, nuk është më e tyre…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu