ARKIVI:
26 Prill 2026

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu, shoqëruesi i Thaçit në fushatën elektorale 2010 ?
Ashtu siç i kishte paralajmëruar lexuesit, Shqiptari.eu botoi rrëfimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, të dorasit dhe të atyre që e porositën! Aty thuhej se vrasjen e ka bërë Tan L. dhe për këtë është paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë pasur të ditur shumica e eprorëve të FARK-ut. Për rrëzimin e Krasniqit ishte i gatshëm edhe Shtabi i “Rognerit”, pjesë e të cilit ishin edhe Xhavit Haliti e Hashim Thaçi, madje ishin në krye të tij, të cilët shihet se kishin edhe planin B.
Koloneli Ahmet Krasniqi do ta bënte takimin e fundit me ushtarakët para se të realizohej skenari makabër dhe kurthi i organizuar nga grupi i LPK-së në të cilin ishin të perfshirë Ibrahim Kelmendi në bashkëpunim me kryeministrin e Republikës Bujar Bukoshin, për të cilët portali kishte të dhëna se ata kishin udhëhequr fushatën…
Vrasësi i dyshuar Tan L., emrin e vërtetë e të cilit e dekonspiron po ky portal përmes disa shkrimeve në vazhdimësi të autorit Krasniqi, pra Tan Lepri, kishte thënë, kur ka rrëfyer për vrasjen, se nuk do ta kisha bërë kurrë, por “nuk e dija kush ishte ai njeri”! Për vrasjen e porositur Tan L. ishte paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë ditë shumica e eprorëve të FARK-ut. Emërat e eprorëve të përmendur ishin: Xhafer Jashari shef i Logjistikës, Hilmi Nebihi shef i inteligjencës, Ismet Ibrahimi ndihmës i tij, dhe disa të tjerë që mbajnë homazhe çdo vit dhe janë ndihmës të kriminelëve që e vranë Kol. Ahmet Krasniqin. Aty përmendet se pagesa është realizuar nga Xhavit Haliti.
Para se të ndodhte vrasja makabre e ministrit të mbrojtjes u zhvilluan ngjarje të papritura prapa skenës, ishte hartuar plani i rrëzimit të ministrit i mbështetur kryesisht nga ushtarakët e Ministrisë, të cilët aktualizuan votimin e mosbesimit, respektivisht të votimit për shkarkimin e Ahmetit. Duket se prezenca e Tahirit ua kishte prishur planet, sepse kishin frikë nga ai. Ushtarakët pra dështuan në ‘shkarkimin’ demokratik të Ahmetit. Ky organizim ushtarakësh për shkarkimin e Ahmetit, ishte vënë nën patronazhin e Bukoshit dhe Ibrahim Kelmendit, pa ditur shkakun e vërtetë.
Vetëm pak ditë, 4-5, para vrasjes, ushtaraku Halil Bicaj, në një far mënyre ishte promovuar si Ministër i Mbrojtjes. Duket se mos arritja e koncenzusit me dorëheqje, apo shkarkimi si opsion i mundshëm kishte mbushur kupën e hidhur të përgatitjes së atentatit politik. Bukoshi, Ibrahimi e të gjitha institucionet ishin të gatshëm ta sakrifikonin, dhe ia bënë me sy vrasjes së tij.
Me vrasjen e kolonelit ndryshoi edhe rrjedha e luftës
Në fakt plani i Ahmetit ishte që të hynte në Drenicë, ndërsa për ta realizuar planin, ai disa ditë më parë, më pak se dy javë, i vizitoi brigadat në terren në Shqipëri, për të hyrë brenda dy javësh me to si ministër lufte në Rugovë.
Por, plani i tij u bë publik, pra u zbulua dhe dekonspirua. Ky zbulim i kushtoi me eliminim. Në fakt Ahmeti planifikonte të hynte në Drenicë, ndërsa eprori Halil Bicaj bënte plane të hynte në Rugovë, por se bëri realitet kurrë këtë gjë, duke mbetur edhe jashtë luftës së Koshares, dhe vendimit për thyerjen e kufirit.
Të gjithë e kanë ditur edhe ai vetë se do të vrahet… të gjithë i kishin thënë se do të vritej. Pra, edhe ushtarakët me vetëdije apo pa të, e vranë nga pak….
Darka e shtruar në Restoranin “Nëna Mbretèreshë” kishte tubuar të ftuarit, Halil Bicaj, ai që e zëvendësoi A. Krasniqin, shefin e logjistikës Xhafer Jashari, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, oficeri i Inteligjencës në FARK, e shumë të tjerë, si të ftuar ishin edhe Rrustem Berisha, Fadil Hadërgjonin e shumë të tjerë. Darka e tyre kishte zgjatur deri vonë! Me përfundimin e darkës, filloi skenari që asociocon me vrasjen e Qezarit i cili fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.”Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Qezari (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu , Brute?” Kohët e fundit janë shtuar argumententet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëhere mallkimimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”. Ushtarakët veçsa ishin nisur për në vendbanimet e tyre, disa prej tyre u ndanë, policia shqiptare kishte liruar makinën e ministrit Krasniqi të vazhdojë, të tjerat u ndaluan. Pas vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari policia kishte vendosur masa të reja sigurie, duke goditur edhe rojet e ministrit Ahmeti, atyre një javë para vrasjes iu ishin konfiskuar armët Më vonë, para derës së shtëpisë është gjetur i vrarë me plumb në kokë.
Me vrasjen e Kolonelit, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës e morën në dorë LPK-në, dega e Gjermanisë në krye me Ibrahim Kelmendin, Bujar Bukoshin dhe Halil Bicajn, Xhafer Jasharin, Ramë Marajn etj.
.
“Tan Lepri” në shtabin zgjedhor të Thaçit
Në Portalin Telegrafi e të Shtunës 25 Dhjetor 2010 shkruante: Krahas ndihmës së kompanisë amerikane, kreu i PDK-së në Kosovë, Hashim Thaçi është asistuar në zgjedhjet e fundit edhe nga një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, Tan L.
A është ky personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, i dyshuari kryesor i vrasjes së kolonelit Krasniqi, Tan Lepri, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu ? A është ky shoqëruesi i Thaçit, i njohur si personi i maskuar, i cili së bashku me dy shoqëruesit, sipas dëshmitarëve, para se ta qëllonte kolonelin e pyeti në një folme me theks të Shqipërisë, cili është Ahmeti? Pastaj e qëlloi në kokë në anën e djathtë, dhe dy herë të tjera pasi u përplas në tokë, dhe nga afër e qëlloi në gjoks e në qafë.
Sipas dëshmitarëve, të gjitha reagimet e tij, të krijojnë diene se vrasësi ishte një profesionist, me gjithë aktin e vështirë, ai u largua gjakftohtë nga vendi i krimit, ndërsa personi i dytë që i tregoi me të folme nga Kosova: Ky asht?, mezi e mbajti veten dhe sa nuk u trishtua nga të shtënat dhe të rrëzohej apo të bënte ndonjë gjë të paparamenduar. Madje duke u larguar nga vendi i krimit, dorasi sikur me zor e largonte nga vendi i ngjarjes
Tash i dyshuari i cili kreu porosinë Biznesmeni i njohur me nofkën “Tan Lepri” ka shërbyer në Kosovë si një ndër protagonistët kryesorë të shtabit elektoral të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, shkruante revista e Trianës Mapo. Prania e Tan L. në Kosovë pranë PDK-së është pranuar edhe nga anëtarë të kësaj partie, ndërsa këta të fundit nuk pranuan që të specifikonin rolin e tij në këtë fushatë elektorale. Përfshirja e një personazhi si “Tan Lepri” në procesin zgjedhor ishte një element më tepër, në imitimin e modelit shqiptar të zgjedhjeve nga politikanët kosovarë. E ndërsa në Tiranë, përfshirja e Avllajt si njeri kyç në shtabin elektoral të Thaçit shkaktonte habi, në Kosovë duket se njeriu i shumëdiskutuar këtej kufirit, është bërë thuajse familjar, në underground-in e politikës kosovare.
“Tan L.” u bë një ndër erat më të përfolur në Shqipëri, kur politika shqiptare u investua para ca vitesh në një fushatë akuzash dhe kundërakuzash, për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit në Tiranë. Ai u akuzua nga ana e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i athershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Por lidhjet e “Tan L.” me Hashim Thaçin, sipas Mapo-s, kanë një histori shumë më të hershme se miqësia e përfolur e tij me Edi Ramën. Sipas njerëzve që e kanë njohur nga afër Tan L., kjo miqësi e ka origjinën në përfundim të viteve të 90-ta dhe të fillimit të viteve 2000.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Jesus Christ!!!!!! Agim Vuniqi!!!Gjithemone kam pas besim te pakontestushem ne Ty!!! Prit pak… PRIT PAK!!!!! SHOKUESE!!!! PRIT PAK….!!!!! PSE KETU EMRI I BICIT, HALIL BICAJ!!! PSE emri i Rrustem Berisha qe sipas gjeneralit kroat, cfare nuk kemi pas si njeri me aq Ndere ne Kroaci, pra gjenerali KROAT qe me qmonte pa mase, e para cilit serbet e nenshkruajne kapitulimin, e ai, gjenerali kroat PETAR STIPETIĆ, nuk i ka mposhtnu serbet (kjo fotografi historike eshte e njohur ne tere BOTEN) ai gjenerali Stipetić ma permend Rrustem Berishen si nder me te miret epror te Ushtrise Kroate!!! Rrustem Berisha ishte trim si epror luftar por dhe njeri poashtu. Prit pak o Agim…. ! Pse permendet Bujar Bukoshi cili vet me tha, mu me tha ne Ulm qe e ka emru Ahmet Krasniqin. Po nuk o kon Bukoshi tradhtar, por ka hezitu dhe vone kyqet ne Lufte ne Kosove!!! Cka po del ketu? Qe Bukoshi e ka emru Ahmet Krasniqin per me e vra?!!! Tersisht e pa logjikshme. Nuk ishte Bukoshi ne anen e rogneristeve! Pa mase me ka cmu dhe respektu pikrisht gjenerali Petar Stipetić sepse kam kuptu, e vetmja, ne imtesina, e nga gazetaret kroat, Taktiken, Teorine dhe Aplikimin e Luftes ne Kroaci. Cka… mos rrastesisht lufta ne Kosove dhe per Kosove u dallonte si lufte bastarde ne Historine e Luftrave Botrore. Po, ne menyre bliliante kemi luftu ate Lufte ne HRT Andrej Rora dhe une. Kadal pak… cfare logjike eshte qe Bujar Bukoshi me emru kolonelin Ahmet Krasniqin? Per me e vra dikush Krasniqin dhe Bukoshi i implikum ne vrasje, e ai e emroi?! Dhe i a dha parat per mbrojtje ne fund Bukoshi, Krasniqit. Cka o kjo… cka o kjo?!!!! A ka Pike Logjike ne kesi kombinime dhe faktografi te Luftes per Kosove??? A ka???!!! Ata njerez qe ishin ne shtab te Krasniqit kur isha ate nate, tere naten te ai, ata djemet qe e ruajshin asnjeni nuk me pelqei. As ky kinse zadhensi apo qe shkruante dicka kishte shkrime, nuk me pelqei. ishte ne pantolla te shkurta, endej neper dhome lart e posht dhe me shiqonte disi nder sy. Menyra si hecte dhe u sillte me pantolla te shkurta, ma femen se une ishte… hmmm… jam me pervoj te i njof homoseksualet. Nuk deftoj por me se 70 % perqind jam e sigurt se ishte i atij grupit homoseksual. E keta plus 7 qe e rujshin Ahmet Krasniqin , njenin prej tyne e kam taku disa here ne Kroaci, oficer i JNA, me tha kur u takum per nje Shenim te Vepres te Bekim Fehmiut, me tha: ” Je.. ga, nuk kam dit atehere kush je.” I njejti ai , i njejti, erdh ne kafe Dubrovnik kur ishte Albin Kurti ne Zagreb, e i u drejtova: Cka po lyp ti ketu? Ai me shikim te atyre te trajnum, me tha: “Jo ke gabu, nuk kam qene une aty ate nate te Ahmet Krasniqi”. Mas disa mujve boton Večernji Čist te gjithe ushtaraket JNA qe jetojne ne Kroaci e qe ishin dhe KOS ( Kontraobavještajna služba) e ne mes tyre dhe emri i ketij qe e permenda qe ishte ne shtab te Krasniqit dhe ne kafe Dubrovnik kur ne Zagreb erdhi Albin Kurti. Bici (Halil Bicaj) me ruante ne Tirane kur ishte tentimi i pare te me vret Thaci ne Tirane ( nuk dij as sot pse deshti me vra tre here), sidoqofte Bici me ruante sepse ndejta ma gjat tu e prit Rugoven te vjen nga Vatikani por keta FATOS NANO DHE FATOS KLOSI NUK I A DHANE GARANCE RUGOVES PER ARDHJE NE SHQIPERI DHE GARANCION SE NUK DO TE I NDODHE RUGOVES NDONJE ATENTAT. Dhe u ktheva ne Zagreb e pastaj dy dite pasi qe dulen serbet, Ushtria, dhe hyn NATO dhe KJORI hyna dhe une ne Kosove. pse tek tash po delni me keto te dhana??! Sa pikllinm ishte ne HRT kur u vra Ahmet Krasniqi, e mos te them sa here Teuta ( e bija e Ahmet Krasniqit) qante dhe kerkonte nga une te i them cka ka ndodh dhe pse ja kane vra baben shqipetaret. CKA O KJO TASH Agim Vuniqi???!!! Dhe gjithe po e mbrojne THACIN??!!! Cfare popull ishit ju???!!! Ne interviste qe i a kam dhane Adnan Merovcit, me kast i kam permend vetem tre komandant. Dy te vdekur dhe Ramush Haradinaj cili kishte gjykimin e Haages mas veti. Ngase atehere ishte aktuale Specialja dhe askend nuk permenda me paramendim kuptohetsidomos jo Naim Malokun dhe Bislim Zyrapin. Por permenda se me ka kercnu Thaci. Ate dite kur e kam dhene ate interviste disa ore perpara erdhi dikush nga Lufta dhe ne Kroaci dhe ne Kosove dhe me tha: ” Dado leshoje Kosoven se keta te Thacit kane pagu prap pare me te vra, prite Specialen” Kam permend ne interviste qe mu ka kercnu Thaci ne Tirane por Merovci hmmm… sipas do sugjerimeve te dikujt, kumedit kujt, e permend Agim Cekun, monton emisionin. Cka keni qe po e mbroni Hashin Thacin???!!! Kur Merovci dyten here e pren si me gershante ate pjese ne Junik, atehere i a qova porosi qe te i heq ato intervista qe i boni si pershesh me gershant. Cka keni qe e implikoni Halil Bicaj dhe Bukoshin ne vrasje te Ahmet Krasniqit???! Ata te Shqipenise jane ne shumice bastarda dhe qe cka boni Rama ne mes Kurtit dhe Vjoses, e kjo Vjosa bien ne guacke si amatore! Pse TASH kjo me Ahmet Krasniqin, PSE TASH?!!! P S E T A S H ?????!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu