ARKIVI:
12 Mars 2026

Bazilika ortodokso-bizantine në qender të Durrësit e këthyeme në Xhaminë e sulltan Mehmetit të II Fatihut/Pushtuesit

Shkrime relevante

Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë si e nënçmuar dhe aq më pak e lidhur me Serbinë

Ali Sh. Mehmeti, 12 mars 2026 Pak ditë më parë, kryeministri i...

Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses!

Florim Zeqa Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të...

Edi Rama i Baton Haxhiut dhe Shkëlzen Maliqit, sipas analistit Lirim Gashi

Në foto: Baton Haxhiu me Sergei Lavrov dhe Edi Ramën Lirim Gashi,...

Kur ideologjia fetare sfidon identitetin shqiptar, shembulli i islamizimit legal

Nga: Rrezart Kalaja Në shoqërinë shqiptare po shfaqet gjithnjë e më shpesh...

Shpërndaj

Fotografoi: Paul Tedeschini, Milano, Itali

Shkruan: Paul Tedeschini

Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata “Kostandinopoja e Dyte”, u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501.

Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.

“Xhamia e Fatih”, Xhamia e vogël ose Xhamia e vjetër e Durrësit është një xhami dhe monument i trashëgimisë kulturore në Durrës, Shqipëri. Xhamia është objekti i parë i ndërtuar pas sundimit Osman të qytetit. Ajo është ndërtuar në Shek. XVI rreth viteve 1502-1503 pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga turqit osman. Kjo xhami është ndërtuar mbi një bazilikë kristjano- ortodokse bizantine dhe ka marrë statusin Monument Kulture në vitin 1973. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. Xhamia e Sulltan Fetihut/Pushtuesit është një nga xhamitë më të vjetëra të vendit tonë.

Albemigrant, më 05/07/2017

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Tungjatjeta Paul Tedeschini!
    Lexova shkrimin e juaj me titullin e mësipërm dhe u binda se ju e keni kopjuar nga Google-You-Tube, por nuk keni shkruar krejt atë që shkruan dhe nuk keni përmendur fare fjalët e IMAMAIT TË XHAMISË!?
    Kur në google – You Ttube lexohet me kujdes titulli:”HISTORIA E XHAMISË 500- VJEÇARE NË DURRËS” shifet se nuk shkrruan as nuk flitet se aty ka qenë kishë ortodokso-bizantine!?
    Ju sugjeroj që herave tjera mos të kopjoni nga google-You-Tube, ose kur të kopjoni përfshije të terën e jo vetëm atë pjesë që të pëlqen ty!?

    prsh,
    Ismet M. Hasani, Suedi

    • Edhe serbet nuk e pranojne qe Patriarkana e Pejes eshte ndertuar ne themelet e kishes paleokristiane, por e verteta eshte krejt ndryshe nga ajo se cka thone serbet.

    • E ke te shkrume ne fotografine e TABELES te cilen e ka vu Ministria e kultures si ne gjuhen shqipe si ne gjuhen angeze se kjo ishte Bazilike Kristjane e shekullit te XI-t.
      Mbas pushtimit TURK-MUSLIMAN SHUMICA KULTETVE KRISTJANE katolike dhe ortodokse jane kethy ne xhamija ose jane lane te prishen vetvetiu, sepse simbas kalifit Omar, pasardhesi i Muhametit, kristjanve dhe hebrejve nuk u lejohet te meremetojne kultet e tyne dhe as te ndertohen kulte te reja.
      KRIME qe vetem islamiket i kan ba dhe i bajne edhe sot.
      Keto njerz si dhe mbeshtetsit e tyne nuk meritojne te jetojne ne shoqnite tona demokratike.

  2. 1. Mos kopjo shkrime nga Google – YOU TUBE, DHE
    2. PSE NUK I KE SHKRUAR EDHE FJALËT E MAMIT TË XHAMISË!?
    3. Askund nuk flitet as nuk shkruhet ASNJËE FJALË se “SE ATY kanë qenë themelet e kishës ortdokso-biznatine!?”
    4. DEMOKRATË JANË ATA QË MERRËN ME TË VËRTETËN -SI UNË, E JO ATA QË MERRËN ME KOPJIME (plagjiaturë)!
    ***
    Albert!
    Këtu bëhet fjalë për xhaminë e vjetër 500 vjeçare ne Durrës, e mos ia fut kot e me e përzie me patrikanën e Pejes, se atje është diçka tjetër. Mos e përkrah të pavërtetën!?

    • Lexoje më me vemendje tabelen ne hyrje te xhamisë ku shume qarte shihet e shkruara ” eshte ndertesa me e vjeter e kultit islam ne vendin tonë. Ajo eshte ngritur rreth viteve 1502-1503 pershtatur mbi rrenojat e nje ndertese kulti te krishterë (bazilikë shek. XI) Eshte ne foton e parë.
      Nuk duhet bazuar ne fjalet te imamit te xhamise por duhet bazuar ne faktet historike. E sa i perket replikes ne komentin tim, po te them se eshte nje krahasim real.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu