
Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e Nënë Terezës kur iu drejtua presidentit amerikan Bill Clinton:
“Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi!”
Më vonë, vetë presidenti Clinton tha se: „ajo ishte personaliteti i parë që e bëri ta kuptonte dhe ta donte kombin shqiptar.“
Megjithatë, sot, pas shumë vitesh lirie dhe pavarësie, është e dhimbshme të shohësh se si nga një pjesë e popullit, nga radikalët islamikë, haxhiqamilët dhe renegatët përbaltet figura e bijës dhe e nënës mbikohore dardane-arbërore.

Të mjerë janë ata që nuk arrijnë të kuptojnë se fryma që marrin dhe liria që gëzojnë janë ngritur mbi themelet e bashkëpunimit të figurave të mëdha humane e kombëtare me botën demokratike, duke kthyer sytë e botës së civilizuar drejt nesh.
Sot, këta zëra mohues ofendojnë kryqin që i shpëtoi, si dhe simbolet tona si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza etj. Kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi ata nuk e kuptojnë që liria e tyre u mundësua nga bota e qytetëruar krishtere, europiane dhe euro-atlantike.


