Blerim Nika për rikthimin në krishterizëm të Familjes Mehaj të Progodës së Istogut në fund të korrikut 2008

Shkrime relevante

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Shpërndaj

Blerim Nika

Në fakt, ndër rikthimet dhe pagëzimet e para që ndodhën pas luftës në Kosovë, ishin podgurasit e Burimit (Istog) ata që e thyen të parët akullin, duke hapur një udhë që më pas do ta ndiqnin shumë shqiptarë të tjerë. Ndër prijësit e këtij procesi ishte intelektuali dhe gazetari Bajram Kabashi, i cili, pas pagëzimit, hoqi dorë nga emri Bajram dhe mori emrin Gjergj Kabashi, si shenjë e rikthimit të vetëdijshëm te trashëgimia e të parëve. Krah tij qëndruan edhe familja e tij nga Gurakoci i Burimit dhe familja Mehaj nga Prigoda e Burimit, duke dëshmuar me guxim bindjen e tyre dhe dashurinë për rrënjët e veta.

Këta katekumenë të Podgurit u pagëzuan nga meshtari patriot dhe i vyer, Don Prend Kola, në Kishën e Zllakuqanit. Ajo ditë nuk ishte vetëm një kremtim fetar, por edhe një çast me domethënie shpirtërore, njerëzore dhe kombëtare, që mbeti i gdhendur në kujtesën e Podgurit dhe gjithë Kosovës.

Disa muaj më vonë, këtij procesi të rikthimit në fenë e të parëve iu bashkua edhe familja Sopi nga Llapushniku, e prirë nga Marin Sopi. Për ata që nuk e njohin, Marin Sopi më parë quhej Ismet Sopi. Ai ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik nga regjimi antishqiptar jugosllav. Më vonë, gjatë luftës çlirimtare, ai dha një kontribut të çmuar edhe si zëri i luftës në Radio Kosova e Lirë.
Sot, ky proces është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare. Gjithnjë e më shumë shqiptarë po i rikthehen rrënjëve të tyre të lashta, duke kërkuar të njohin historinë, identitetin dhe trashëgiminë e të parëve. Ky rikthim është, mbi të gjitha, një dëshmi e gjallë e etjes së njeriut për të vërtetën, për dinjitetin dhe për vazhdimësinë e kujtesës sonë kombëtare.
Blerim Nika, më 2 korrik 2026 

_____

Shih videon:

(1) Facebook

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu