Ismet M. Hasani, Suedi
____
Bota nuk kujdeset për vlerësimin tuaj personal.
Bota pret që ju të bëni diçka, përpara së të ndjeheni mirë me veten!/IMH
Analistët “kosovarë” vlerësojnë: Vjosa Osmani ka ra në ”Lloç të gjallë”
Shënim: Fjalët e analistëve i kam shkruar në origjinal
pa ndërhyrje letrare.
TV 7 Presing – Prishtinë, udhëheqës i emisionit Leonard Kerquki
Udhëhqësi i emisionit Leonard Perquki me analistët: 1. Prof. dr. Nexhmedin Spahiu, i cili është i vetmi shqiptar që në 2025-tën, me dëshirën e vet – pa e autorizuar asnjë organ shtetëror, ka udhëtuar në Beograd dhe është takuar me N. Gjuriq, bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit të Serbisë – Aleksandër Vuçiq. Siç pohon vet Prof. dr. Nexhmedin Spahiu, takimin me z. Gjuriq e ka bërë për interes të Kosovës e jo për interes përsonal; 2.Valon Syla, 3. Burim Ramadani, 4. Dibran Hoxha dhe 5. Durim Jasharaj.
Leonard Perquki: Jemi “Live” në emisionin Presing të TV 7. Intervista e mbrëmshme e Presidentës së Republikës znj Vjosa Osmani me gazetarin Çim Peka, krejt i ka vu kapak politikës se një spekulimi të gjatë lidhur me raportet të prishura në mes Albin Kurtit dhe Presidentës Vjosa Osmani. Në fakt, Presidentja Osmani ka dhënë me kuptuar se bashkëpunim me Albin Kurtin nuk mund të ketë as në të ardhmen, madje ajo ka lënë kuptohet se ajo ende do të përfshihet në “politikë” nëse ajo mund ta formoj një listë të re, pra një subjekt të ri politik, apo do t’i bashkangjitet Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK-ës), për të formuar një front të ri opozitar kundrejt të Albin Kurtit dhe opozitës – mirëpo, kjo situatë është e ngritë hë për hë (kupto: njëherë për njëherë) përderisa Parlamenti dhe Kuvendi janë të pezulluar deri në Vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Tash për tash vetëm mund të hamendësojmë derisa sa kjo mund të ndodhë pas tri jave, ose më pak se tri javë, përshkak se i njejti vendim mund ta atakon njërën ose tjetrën palë; nëse dekreti s’ka qenë në rregull, atëherë vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh, në një situatë hipotetike, atë që synon Levizja Vetëvendosje (LVV) është “blerja kohë” për 60 ditë për një President të ri dhe nëse dështojnë këto negociata atëherë do të shkohet në zgjedhje brendda 45 dite që i bie diku në fillim të muajit korrik. Këto janë Mesazhet që ka dhënë Presidentja në intervistën me gazetarin Çim Peka.
Nexhmednin Spahiu: Unë dhe kam shkruar se nuk është më interesi i Albin Kurtit ta zgjedhë për President Vjosa Osmanin. Kjo po duket si tradhëti e Albin Kurtit, por pasi edhe Vjosa ka tradhëtuar dhe mos ta kishte tradhëtuar Albini, do ta kishte tradhëtuar Vjosa. Pra, kjo është largëpamësia e tij që në vend se ajo t’ia kthej shpinen, ia ka kthyer ky përpara. Tjetër, kjo është një “lojë politike” dhe kjo është e zakonshme. Besoj se këtë Interistë që e ka dhënë të Çim Peka më mirë do t’i kishte pasë punët ta kishte dhënë në mediat në Prishtinë, mëqenë se ai “miti” që u krijua ndaj saj që në mes saj dhe Albinit nuk janë punët mirë dhe kur opozita dhe kundërshtarët e Albini filluan me e poentua sa më shumë atë dhe me e dëmtua Albinin, dhe tash është një problem që kjo në zgjedhje nuk ka ndonjë “strukturë”, pra e ka të vështirë të futet brenda LDK-ës, meqë njerëzit aty nuk ja japin partinë shumë lehtë, sepse është në natyrën njerëzore që atë që e ka për veti, pse me ia dhënë tjetrit. Në qöftë se ishte bërë një referendum në LDK: a jeni për Lumir Abdixhikun apo për Vjosën, natyrisht që shumica do t’ia jepshin votën Vjosës, por Lumiri nuk është aq budallë me ja dhanë vendin Vjosës, por atë vend ai e ruan me fanatizëm, meqë e ka fitue me mund dhe nuk ja jep Vjosës. Në anën tjetër, kjo si Presidente NUK ka krijuar miq’ – kisha dashtë që ndonjëni nga ju këtu të më kritikoni për fjalë e mia që s’ka krijue miq’! Ajo ka një simpati tek njerëzit, po pa i pasë strukturat nuk ban me krijue parti, ndersa Albin Kurti ka struktura.
Durim Jasharaj: Shumë ma mirë që mos ta kishte dhanë atë intervistë, sepse ajo ka nevojë me sqarue veten e saj. Kur foli për raportet me SHBA ajo tha se unë jam ajo garancija për me rujt këtë paritet. Këto akuza dhe sllogane nuk janë të reja, janë të vjetra se Albini është “njeri i rrezikshëm” sepse po na prishë marrëdhanjet me Amerikën. Në intervistë perdori një gjuhtë ma të kujdesshme, sesa kur e shpalli dekretin, u pa inati shumë më shumë, kurse për këto dy ditë qenka qetësua pak dhe e shprehi inatin pak ma të vogël. Kjo është ripërtypje e akuzave të vjetra. Ky mund të jetë kundra Amerikës, mund të jetë edhe “njeri i rrezikshëm” mirëpo, mënyra si është etablue prej opozitës. Dhe Vjosa i ka ripërtypë dhe nuk i tha këto në interistë.
Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani ashtë mësue t’i tradhëtoi të tjerët, po kësaj herë e ka tradhëtue vetveten dhe kjo ashtë e randë për te.
Dibran Hoxha: Inervista e znj Osmani ashtë në vistren e gabimeve që po i ban. Kur “merr n’thue” si thotë populli, ai ma s’mundet me u çue. Nuk e di a ashtë në panikë apo i ka këshilltarët e dobët, apo janë të dyja bashkë dhe për ata s’po mundet asnji vendim racional me e marrë?! Gabimet e znj Osmasni i ka shfrytëzue LVV dhe për atë nuk e ka propozuar për Presidente. E djëgjova Nëse ne marrim për kriter të së vërtetës shumicën e votave, ato duhet të merren nga ata qytetarë filozofikë dhe patriotikë të cilët kultivojnë arsyen e tyre.intervistën e znj Osmani dhe ajo thotë se nuk ka bërë asgjë për interesa personale, por në interes të Kosovës. Unë nuk jam aq jurist i mirë, por unë mendoj se znj Osmani ka mujt me ju drejtue Gjykatës Kushtetuese në një mënyrë krejt tjetër e jo me dekret. Dhe gabimi i radhës është ky me intervistën që e ka dhënë mbrëmë, ajo akuzon Kryeministrin Kurti, po ato askuza nuk kanë bazë. Ajo e akuzon Kryeministrin Kurti për thënien e tij që dëshiron Presidente qe nuk merret me politikë, dhe se ajo ka vërejtë disa marrëveshje, që Kurti i ka nënshrue në Bruxel e që nu ka reagur.
Burim Ramadani: Pse Presidentja intervistën e jep në Shqipëri? Në intervistë ajo ka qenë e pasinqert; ajo nuk duhet me e harru’ qe ajo ende asht Presidente e Republikës se Kosovë. Dhe e ka shfrytëzue zyren e Presidentit të Kosovës. E me thanë se Kryeministri i ka dhanë herë të nominoj her’e s’te nominoj; e ka keqpërdor zyrën e Presidentit. Dhe me disa fjali “pa shije” e ka shpreh nji lloj komplotizmi ndaj partive opozitare. Ajo nuk e ka shfrytzue unitetin e popullit të rastet Valdete Daka (ish.Kretare Kêshillit Zgjedhor KQZ), Blerim Isufaj (ish – qjyqtar Z. Kurti e ka shfrytezuar 5 vite një shërbëtore dhe tash deshiron një shërbëtore të re me e shfrytëzue. Tash Kurti deshiron nji President të ri. Vjosa Osmani asht tregue politikisht e dobët. Kush thotë ndryshe asht tuj rrejtë! Vjosa Osmanin nuk e ka dashtë asnji parti opozitare´me e ba kandidate për Presidente.
Në qoftë se Gjykata Kushtetuese e bjen vendimin në favor të saj, vërtetohet se Vjosa Osmani ka ruajt integritetin e vet të Presidentës. Atëhere bahet kandidate e fuqishme përballë Kurtit. Nëse Gjykata Kushtetuese e bjen vendimin kunder saj, atëherë, ajo del shkelëse e Kushtetutës.
Valon Syla: Vjosa Osmani s’ka pas çare pa e dhan’ nji intervistë për me ua sqarue simpatizantëve te vet! E dyta, ajo çka e bani në intervistë asht ajo që asht prishë me Albin Kurtin, ajo asht idhnue në Albin Kurtin perderisa ajo ashtë perzie në politikë të jashtme; ajo e ka pa interesin nga Trumpi, pastaj nga Edi Rama, kështu që prishja e saj me Kurtin, ashtë prap si ramje e Kurtit. Pse ka ba intervistë në Shqipëri, ka dashtë që mos me u prish me mediat tona. Kurti po don qe ato marreveshje që i ka pas Vjosa me Ameriken, tash Albini me i bo vet me Amrikën, e për q’ata Vjosen don m’i heq prej atyre kontakteve!?
Leonard Perquki: Për me rujt imazhin, ajo shkoi e dha intervistë ne Tv e familjës Sali Berisha, kështu që i apelojke dhe elektoratit të vet edhe e shfrytëzoi këtë intervistë me folë kundër Albin Kurtit. Vjosa Osmanin nuk e don asnji parti politike, kështuqë ajo mund t’i eklipsojë situatës, mund t’i eklipsojë edhe Kurtit, por as në LDK nuk janë me te. Po merr sulme prej tana anëve.
Nexhmedin Spahiu: Trump, a ma shumë komplimente i ka dhanë Abdullah Hotit sesa Vjosës.
Durim Jasharaj: Këtë që po don Vjosa Osmani m’i rujt me Amerikën asht raport i ekzagjeruem. Kjo e qet Ibrahim Rugovën e vetën mbi të, kjo asht e gabueme. Ajo e ngritë veten aq lartë dhe mendonte se këto raporte me Ameriken mund t’i mbaj vetëm kjo e jo edhe Albin Kurti. Ajo thojke se këto raporte të mira me Amerikën, ka dikujt që i pengon përveç Serbisë, dmth Albin Kurtit i pengojnë. Kjo mendon me e relativizue shkeljen e Kushtetutës. Kjo e ka kuptue se dekreti i saj nuk ka bazë mbi Kushtetuten e tash mendon mi relativizue. Atë mllefin e vet nuk o ka din qysh me e shpreh dhe ajo ka ra si thonë në atë “lloqin e gjallë” dhe nuk po mundet me dalë. Kur Vjosës i kan deshtuar të tana manovrat, hajde ta shpërndaj Kuvendin e të dergoj dekret në Gjykatë!?
Burim Ramadani: Ajo ja ka përshtat Albinit (me kërkesen e tij) zgjedhjet e 28 dhetorit dhe Albini ia ka premtue postin e Presidentës për herë të dytë,
Dibran Hoxha: Deklaratat e saj që po punon për interesin e Kosovë e jo për intersin personal, e kan’ deshmue të kundërten me veprimet e saj. Krejt veprimet e saj janë “puro” për interesin e saj, për me qenë Presidente edhe për një mandat. Ajo ka bo veprimin skandaloz në Parlamentin e Shqipërisë. Ai fjalim që e ka bo i shkon përshtati Albin Kurtit dhe për ata e ka bo! Tjetër, nëse ti ja ke dhuru’ datën 28 dhjetor, ti mos u deklaro! Këtë raport me Amerikën mund ta bon secili kndidat që vjen për PRESIDENT,
Valon Syla: Tash kemi “kopalla” si prej njenës si prej tjetres anë, pra tash hajde qit hi syve: por Albin Kurti ashtë i përzenë prej Washingtonit në kuptimin që të vije deri të prishja e tij me Vjosa Osmanin, e cila asht figura ma e vlefshme ne Kosovë dhe me dashtë ajo e dëmton Albinin si me vota në Kosovë si në Diasporë, të cilët hala nuk dijnë se Vjosa me Albinin janë prishë, hala mendojnë se janë bashkë. Për q’ata asht shkue në Shqipni me ju kallxue atyne që asht prishë me Albinin, që me e damtue Albinin. Vjosa Osmani ka peshë të randë për politikë dhe për kandarin e Kosovës.
Durim Jasharaj: Pasi Albini nuk i ka raportet e mira me Amerikën, për´ata Vjosa e quan “njeri të rezikshëm”, e un’ nuk mendoj që Albin Kurti asht njeri që na prish interesat që i kemi me Amerikën. Albini ka pas ndeshje me Perendimin përshkak të veprimit të tij në Veri të Vendit. Dera që ka hap Vjosa për me hy në politikë, asht derë e gabueme. Po e shkel Kushtetuten dhe po armqësohet me Albinin për interesin personal.
Burim Ramadani: Albini, në konferencë për media, e kërcënoi Vjosën duke thënë se nëse del në politikë, ke me e pa shka kam me të bo. Vjosa Osmani. asht më e afert me Amerikanet se Albini, kjo është “sekret publik”. Xhejms Rubin ka dalë e ka thënë: “prej 90-tave Ramush Haradinaj bashkëpunon me CIA e Amerikës. Vjosa nuk asht e pazavendsueshme. Kena me u habitë shka kanë me fol njoni kunder tjetit Vjosa me Albinin, debati ka me qenë me plot skandale, me propaganda të ndryshme. Unë mendoj se prishja e q’etij “binomi” asht humbja e të dyve në politikë, dhe pas do vjetëve kemi me i pa që kanë me u bo prrallë ndermjet veti, që s’kan lon sën pa bo!
Valon Syla: Nese prishen ndermjet veti, Albini ka me humbë në vota, se mo s’ka me pas vota prej Edi Ramës, s’ka me pas mbëhtetje prej Amerikanëve, as prej Diasporës, pra Albini ka humbje.
Nexhmedin Spahiu: Kur Amerika s’ka interes, kur të don mundet me u prishë me Kosovën, me shkue 2 milionë shqiptarë e me u përlotë atje, asaj s’ja ndien për Kosovën. Po sa i përket situatës tashme lidhur me dekretin e Vjosës, nëse Vjosa fiton, Albin Kurti ka me qenë në disavantazh (në humbje).
Burim Ramadani: Nëse Gjykata vendon në favor të Vjosa Osmanit, atëherë vjosa me LDK-në ka me fitue në zgjedhje.
Durim Jasharaj: Populli janë lodhë prej zgjedhjeve-nuk dojnë zgjedhje. Vetëvendosja dhe PDK-ja nuk janë treguar korrekte.
Nexhmedin Spahiu: Unë kam shkue të Gjuriqi në Beograd me bisedue, jo për interesa të mia, por për interesa të Kosovës.
Me pas qenë Vjosa e suksesshme, kishte shkue ajo ne Bograd. Unë thom se m’u zgjedh Presidnti pej popullit kishte me qenë ma mirë edhe për serbë! Me pas kandidatë ma shumë, ishin shkue e kishin lypë votat edhe prej minoriteteve (kupto: edhe prej serbëve-IMH).
Leonard Kerquki: Ju falëminderit të gjithëve. Natën e mirë!
Shënim:Emisioni zgjati 1 orë e 28 min. = 88 minuta, prej të cilave vetëm disa sekondaa e panë intervisten e tjerën kohë folën për zgjedhje. Nga intervista znj Osmani, rexhia “ua lëshoi” vetëm pak sekonda. Disa nga “vlerësuesit” as që e kishin dëgjuar (pa) tërë intervistën?!
* Vlerësim dhe mendim i autorit
1. Bota nuk do të kujdeset për mendimin tuaj. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.
2. Janë disa njerëz që i ngjajnë pasqyrës: njëren anë e kanë të errt’!
3. Analistët -vlerësuesit e Intervistës se znj. Vjosa Osmani me gazetarin TV Syri Çim Peka, me udhëqësin e tyre, Leonard Perquki, sikur me qenë të përzgjedhurit nga LVV dhe Albin Kurtit, ngase shprehnin hapatas simpatinë, dashashmirësinë dhe miqësinë me Albinin dhe me LVV, e kundër Vjosa Osmani kundër të cilës përdorin fjalë fyese, ofenduese, fjalë të rënda, deri në urrejtje-sikur të ishin edhe anëtarë të LVV. Nxitës, apo “kallauzi” (çelësi univerzal) për ta ishte udhëheqësi i emisionit- Leonard Perquki;
4. Sipas “vlersësuesëve” znj. Presidente, intervisten nuk e ka dhënë në mediat “kosovare”, po e ka dhënë në Shqipëri, në një TV të familjës se Sali Berishës?!
5. Udhëheqësi emisionit – Leonard Perquki, i ka lejuar vetes që ta fton për vlerërsim analistin politik, prof. Dr. Nexhmedin Spahiun, i cili është i vetmi shqiptar nga Kosova që ka shkuar në Beograd dhe është takuar dhe ka biseduar me z. Gjuriq, bashkëpunëtorin më të afërt të Kryetarit të Serbisë – Aleksandër Vuçiq. Profesori Spahiu në këtë emison thotë se: “…takimi dhe bisedimi im me Gjuriqin në Beograd, ka qenë për interes të Kosovës, e jo për interesin tim (personal).”
Analistët – vlerësuesit thonin se Vjosa Osmani ka ra në “lloç të gjallë” e s’po mundet me dalë!?
5. Është e pa ndërgjegjëshme dhe e papërgjegjësshme për TV 7 – Prishtinë, që këtë emision ta publikoi në google – You Tube. E ka publikuar marrinë e vet.
6. E kuptoj (e kam dijtur) se analistët dhe gazetarët e Kosovës dijnë të shtrembërojnë fjalët, apo analizën, por nuk e kam dijtur se ata ofendojnë, fyejnë, edhe përgënjështrojnë deri në urrejtje Presidenten e vet!
Duhet të dijnë se urrejtja kurrë nuk zhduket me urrejtje, vetëm mirësia e flak’ urrejtjen!
7. Asnjëri prej tyre NUK e ka parë e as dëgjuar intërvistën e plotë, ndaj flasin jo të vërtetën se gjëja znj Vjosa Osmani, intërvistën e ka dhënë në Shqipëri – në RTV e familjës së Sali Berishës. Tmerr!
8. Unë e kam ndjekur intërvistën dhe dëshmoj se znj Osmani, intërvistën e ka dhënë në Rezidencën e vet në Prishtinë.
Dhe po e përmbylli me këtë mendim:
Forca e ndërgjegjës është aq e madhe saqë të pafajshmin e liron nga frika, e të fajshmin e gjykon dhe e dënon rëndë./IMH
PS!
Intervistën e Vjosa Osmanit dhënë gazetarit të TV Syri – Tiranë z Çim Peka- e kam publikuar në këtë portal më 14 mars 2026 me titull: TË VËRTETAT E VJOSA OSMANIT/IMH


