ARKIVI:
13 Mars 2026

Ka raste kur dikush të bën një dhuratë simbolike për herë të parë në jetë, por pas saj qëndron një jetë e tërë pune

Shkrime relevante

Plisi yt, o Babë, ende flet për lirinë

Luan Dibrani, Gjermani Kushtim Kjo poezi i kushtohet babait tim të ndjerë, Feti...

Ndue Pergjokaj, trajneri që po ringrit KF Dukagjinin

Nga: Tom Pergjoka Ndue Pergjokaj është trajneri aktual i KF Dukagjinit, klubi...

Dr. Dom Nikë Ukgjini dhe testamenti shpirtëror i qëndresës shqiptare

Lekë Mrijaj, Klinë Libri “Në shërbim të Zotit e Kombit”, i Dom...

Propozim për Parlamentin Evropian për të ndaluar ndërtimin e xhamive të reja në të gjithë BE-në

Brussels Grand Mosque & Islamic Cultural Centre of Belgium Arnt Jensvoll  /...

Shpërndaj

Luan Dibrani, Gjermani

I dashur miku im Gjergj Kabashi,
E pashë me shumë kënaqësi publikimin e portretit tënd dhe më gëzon fakti që ka marrë kaq shumë vëmendje dhe komente pozitive. E meriton plotësisht këtë nderim. Ka raste kur dikush të bën një dhuratë simbolike për herë të parë në jetë, por pas saj qëndron një jetë e tërë pune, përkushtimi dhe sakrifice për popullin, kulturën dhe rezistencën tonë kombëtare.
Ti, miku im Gjergj, je një nga ato figura që nuk janë krijuar nga rastësia, por nga një jetë e tërë angazhimi për fjalën e lirë, për gazetarinë dhe për ndërgjegjen kombëtare. Prandaj nuk është çudi që sot brezi të kërkon dhe të respekton si një zë të ndritur të kombit tonë arbëror.
Të përgëzoj nga zemra për këtë portret dhe për gjithë rrugëtimin tënd intelektual. Për mua ishte kënaqësi ta realizoj këtë ide artistike me ndihmën e teknologjisë, si një shenjë respekti për punën dhe figurën tënde.
E di që ndoshta nuk do ta përmendësh emrin tim Asllan – dhe ndoshta ke të drejtë, sepse ai emër mbart edhe hijet e historisë osmane. Por le të vazhdojmë të komunikojmë si Luan e Gjergj – dy miq që i lidh fjala, kultura dhe dashuria për kombin.
Respekte të pafundme, miku im.
Luan Dibrani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu