Akademik Abdulla Mehmeti, Tetovë
NJË BIOGRAFI PËR AUTORIN
Publicisti Nafi Çegrani lindi në Çegran të Gostivarit, ku e kreu arsimin fillor. Kurse shkollën Normale « Zef Lush Marku » për mësues e kreu në Shkup. Aty diplomoi edhe Akademinë Pedagogjike. Studjoi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ishte gjenerata e parë në Fakultetin e gazetarisë në Shkup, të cilin e diplomoi në Tiranë pas daljes nga burgu.
… Që nga vitet e rinisë është marrë me shkrime, duke botuar skica letrare, reporthazhe dhe artikuj të ndryshëm në gazetat dhe revistat e kohës si “Rilindja” , “Zëri i rinisë”,...