ARKIVI:
20 Maj 2024

Comœdia (1925) / Shkrimtari shqiptar Stavro Stavri dhe zonja e tij franceze Alice Brenot do të sjellin së shpejti librin “Përralla nga Orienti”

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Korrik 2022

“Comœdia” ka botuar, tre shkrime gjatë muajve gusht, shtator dhe dhjetor të 1925 rreth veprës dhe jetës së shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit shqiptar Stavro Stavri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një shkrimtar shqiptar

Comœdia, e hënë, 3 gusht 1925, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Stavro Stavri së shpejti do të botojë me bashkëpunimin e çmuar të zonjushës Alice Brenot një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”. Z. Stavro Stavri pati botuar, në vitin 1922, një vëllim interesant “Studime mbi Shqipërinë”; ai përshkroi aty zakonet, historinë fetare e letrare, zakonet familjare të këtij vendi, ku ai është një nga përfaqësuesit më të shquar.

Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Deputet i i Tiranës, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Beograd, ish-profesor i gjuhës shqipe në Shkollën tonë të Gjuhëve Orientale, z. Stavro Stavri, i cili ka përfunduar tek ne doktoraturën në degën e drejtësisë është një mik i madh i Francës dhe propagandon me zjarr kulturën e saj. Së shpejti, në Shqipëri do të ketë pesë shkolla të mesme franceze për djem dhe vajza (gratë atje janë pothuajse të gjitha të bukura dhe pjellore). Dhe le të theksojmë gjithashtu se nëse “Skypetarëve” (kështu e quajnë veten shqiptarët) nuk u mungojnë as automobilat dhe as avionët, ndërsa hekurudhat, si të thuash, nuk ekzistojnë akoma.

Shqipëria ka ruajtur pamjen e dikurshme, një pamje shumë e veçantë pavarësisht pushtimit turk që zgjati pesë shekuj. Do të gjejmë në botimin e radhës, i cili u mundësua sipas traditës gojore, të gjithë folklorin, ritet, dashuritë, skenat tragjike apo idilike të një populli të lashtë, të ashpër, besnik, për të cilin fjala e dhënë mbetet një gjë e shenjtë.

Dasma e Stavro Stavrit

Comœdia, e premte, 25 shator 1925, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Stavro Stavri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd, është martuar në Paris me zonjushën Alice Brenot, Doktorante në degën e Letërsisë, e diplomuar në “Ecole des Hautes Etudes de Paris”.

 Folklori oriental

Comœdia, e enjte, 17 dhjetor 1925, f.4

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zonjusha Alice Brenot, e cila është bërë, siç kemi bërë të ditur, zonja Stavro Stavri, aktualisht ndodhet në Beograd ku autorët dhe artistët francezë gëzojnë një pritje të lumtur. Nuk mendojmë se po bëjmë një zbulim të madh duke thënë se të preferuarit janë z. Pierre Benoit dhe princesha e bukur Aurore de Kœnigsmark, luajtur nga zonja Huguette Duflos.

Për sa i përket zonjës Stavro Stavri, ajo po përfundon, me bashkëpunimin e të shoqit, një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”, të titulluar kështu, sepse çdo vend i Orientit do të gjejë vendin e vet në të. Ne do të vlerësojmë veçanërisht në këtë libër legjendat shumë të vjetra vendase, nga të cilat folkloristët do të mund të përfitojnë.

* Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/com%C5%93dia-1925-shkrimtari-shqiptar-stavro-stavri-dhe-zonja-e-tij-franceze-alice-brenot-do-te-sjellin-se-shpejti-librin-perralla-nga-orienti/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu