
Sinan Kastrati, Suedi
Në kujtim të 11 marsit të vitit 1981
Më 11 mars 1981, si sot, 11 mars 2026, ishte ditë e mërkurë.
Për demonstratat e vitit 1981është folur e shkruar, se ato ishin organizua nga Serbia, Shqipëria, emigracioni, i djathtë dhe i majtë etj.
Por mbi të gjitha, demonstratat e vitit 1981 përveç karakteri kombëtar kishin edhe ngjyrë ideologjike. Nëse shikohen parullat e këngët por edhe programi i disa grupeve, kryesisht marksiste, lenininiste e enveriste që u dënua deri në 15 vjet, pranojnë se kishin program majtist me Enver Hoxhën e PPSH-në ballë.
Unë sot do ti kujtoj shkurt disa burra që dhanë ate që patën nga vetja,humbën rininë, moshën e shëndetin:
Ibrahim (Sylë Mehmetin) Nikçin, është vrarë më 1999
Mentor Kaçin, ka vdekur (më 2026)
Sheqir Zenelin, jeton në Prishtinë
Behxhet Krasniqin jeton në Gjermani dhe
Gani Sylën e Kishnarekës, komuna e Drenasit (ka vdekur).

Ibrahim Nikçin, djalin e Sylë Mehmetit e njoha kur banoja në konviktin nr 3 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (1975-1979).
Ibrahimi ishte burrë i burrave. Ishte i fjalës dhe i punës. Ai pushkatohet bashkë me vëllain, Rexhepin në Shqipëri, jo larg kufirit me Kosovën, pasi çlirohet Kosova (gusht 1999) te Kroni i ftoftë, në mes Kuksit e Kalimashit …
Ibrahimi ishte djali i patriotit Sylë Mehmetit.
Vdekja e Ibrahimit me vëllain Rexhepin Nikqi, apo ta quaj pushkatimi i tyre është i dyshimtë dhe nuk u zbulua kurrë. Është e dyshimtë se ai dhe vëllai vriten në kamionin me mobile e tesha që ishin nishur nga Zvicrra për në Kosovë për familjarët që iu kishin djegur tesht e kotesh, iu dërgonin disa rroba e asgjë nuk iu mungonte, dokumentacioni, pasaportat, paratë etj. Pra ishte vrasje e porositur.
Një ushtarak me rastin e një përvjetori për Ministrin e Luftës, Ahmet Krasniqit *1) më tha:
Vrasjet që i organizon shteti, nuk zbulohen.
Vrasjet që i organizon shteti, nuk zbulohen.
Ibrahim Nikçi e njohu dhe u takua me Ahmet Krasniqin, Ministrin e Luftës në Tiranë ku ai i kërkoi ndihmë për një ushtar të plagosur. Ahmeti e ndihmoi dhe ia fali edhe një palë dylbi Ibrahimit. Ibrahimi kishte qenë në burg me Behxhet Hajriz Krasniqin, vëllain e vetëm të Ministrit të luftës dhe Ahmeti e dinte kush është Ibrahimi se i kishte tregua Beha.
Mentor Kaçin e Kadri Batushën i njoha vonë, më 1997. Behxhet Krasniqi, miku im kishte kontakte me Sheqir Zenelin ish i burgosur politik e ai njihej me Kadri Batushën i cili e kishte hapur një qebaptore ku shiste qebape e qofte.
Te ai në qebaptore vinte edhe Mentor Kaçi një intelektual i fortë nga Gjakova dhe Gani Syla i Kishnarekës, një stalinist-enverist i rryer.
Mentori me ndihmën e miqve dhe të njohurve gjakovarë kishte hapuqr një dyqan argjendarie, afër ndërtesës së komunës së Prishtinës, te Plepat aty ku edhe sot është një stacion i autobusëve urbanë, pasiqë ishte larguar nga puna ku kishte punua, në RTP-në.
Te Kadriu vinte edhe Ganiu. Ai kishte një urrejte e mosdurim sidomos ndaj udhëheqjes gjakovare, Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Xhevdet Hamzës, Mahmut Bakallit etj.
Një ish nxën. i Ganiut kur ai punonte si mësues i gjuhës frenge në shkollën fillore “Bajram Curri” në katundin Nekoc në vitin shkolllor 1973/1974 tregonte se Ganiu i përshëndeste nxënësit dhe kërkonte qe edhe ata ta përsëndesin me grusht, sikur partizanët e ushtarët shqiptarë.
Katundarët e Kishnarekës thonin:
Djemtë e Daut Sylës (Ganiu e Ismaili) i cili kishte një mulli, po mirren me patriotizëm në mulli
1*) Ahmet Krasniqi, Rexhep Shahu, ish gazetar i Radio Kuksit dhe ndër njohsit më të mirë të luftës në Kosovë (1998, 1999) kur ishte në Vushtrri te shtatatorja e Ahmet Krasniqit dhe e Hasan Prishtinës, ku shkruan “Kolonel”, ai me zemërim thotë se do ta jap pensionin tim të vogël vetëm të ndryshohet fjala “kolonel” në Ministër i Luftës sepse Ahmeti u vra si Ministër e jo kolonel se Kosova ka shumë koloneleë.
“Sylë Mehmeti, atdhetar i shquar i Rugovës (1913 – 1990) “.
Shkruar nga Zymer Ujkan Neziri
”DY HEROJ E TRE DËSHMOR IBRAHIM, REXHEP E SYLË MEHMET NIKÇI”, Syle Mujaj
”Vdes aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi”, February 26, 2026
“Aktivizohet sërish Mulliri i Gani Sylës në Kishnarekë (Video)”
Sinan Kastrati, 11 mars 2026



