ARKIVI:
19 Maj 2024

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhëtarit Rama

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Sot Shqipëria është ngrysur si një Serbi e dytë”

(Sonila Meço, moderatore e emisionit “Task Force” të kanalit “Syri Televizion”)

Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.
Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë – një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.
Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.
Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “…nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona… Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).
Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.
Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.
Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?
Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i Beogradit?
Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.
Në atë informacion thuhet:
“Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…
Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…
“Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.
Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.
Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.
Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?
Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?
Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.
Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022

  • Sonila Meço, moderatore e emisionit “Task Force” të kanalit “Syri Televizion”

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Shqiptaret nuk kane udheheqes. Te gjithe udheheqesisht shqiptare jane idiote dhe te korruptuem. Asnjeri nuk ja do te miren Shqiperise, ata mendojne vetem per interesa vetjake. Prandaj eshte gabim kur dikush i del ne mbrojtje njerit dhe shane tjetrin. Shpresoj qe sa me pare Saliu, Meta, Basha, Rama do te perfundojne jashte politikes shqiptare. Vetem atehere shqiptaret do te marrin fryme lirshem.

  2. ”Qysh është Paertia Demokratike (e Bash Bravës, Bash Pengut, të Ramës), do të jetë Shqipëria nesër” e përsëriti disa herë Lul Dera i blinduar.
    Mos të harrojmë se politika e Shqipërisë që ka ndjekur udhëheqja e Shqipërisë me ”fatosat”, ”brokat”, ”mejdanat” dhe tash me Edvin Kristaq Ramën, e bënë Shqipërine ”Kolumbi” të dytë e Kosovën duan të ia lënë në prehër Serbisë prandaj ish partia e Hashim Taçit dhe reakcioni fashist i Lul Bravës asnjeherë nuk reaguan zyrtarisht kundër ”Ballkanit të hapur”.
    Është Salih Berisha ai që e lidhi Kosovën me Shqipërinë, me rrugën e kombit ndërsa Ramë drogashi i denon me shqiptarët e Kosveës posa të hyjnë në Shqipëri, me e pagua rrugën ….
    Kjo është vetëm denim për turistët e Kosvës dhe biziset që i mbushin dhomat e hoteleve dhe ato private, qe nga Veriu (Shëngjin, Velipoje e deri në Sarandë e Ksamil ….
    Është Hashimi, tash në Hagë qysh në vitet 1999 deklaronte se yrrnek për udhëheqjen e Kosovës do të mirret poltika e fatosave …. Nuk e la keq as Adem Demaçi, Xhavit Haliti e Jakup Krasniqi që edhe tash, disa nga plehërat e politikës si Kudusat e …. ”Ligjerojne” ne ”Mejtepet” e Hashimit, të quajur ”Univerzitete private” që e ka mbushur Kosovën.
    E najta në Kosovë, janë me plehërat e ish mbeturinave komuniste, kundër te djathtës dhe Salih Berishës.
    Sinani, Suedi
    Malmö, 9 jan. 2022, 10:16

  3. Ne shqiperi po ndodh nje gje e padegjuar deri me sot ,te pakten ne europe.Nje lufte per nje kala ,te te njejtes parti.Kur procedurat e 11- te e 18 – te dhjetorit te vitit te kaluar duhej te respektoheshin ne menyre paqesore e te mos arrinim ne kete pike qe ata qe e shkatarrojne Shqiperine me te vertet ,partia e krimit dhe e trathtive kombetare PS e Rames me shoke te ferkojne duart me gezim e te thojne qe veten vrafshin.Dhe qe arriten deri ketu nuk eshte cudi e madhe dhe pse une dhe tash nuk e besoj ate qe ndodhi me te vertete.Nuk eshte cudi se demokracia e firuar me 1992 – dy erdhi e gjymtuar .Sic ishte diktatura komuniste ne Shqiperi e eger e krejt e ndryshme nga vendet simotra te bllokut lindor ashtu ngjajne dhe keto 3 -re dekadat e post- komunizmit.Paso – jat e atij sistemi c’njerezor lajme sot e mot.Z.Albert thote se duhen hequr ,Berisha ,Basha, Rama e Meta.Bashkohem me kete mendim por une nuk shoh personalitet tjeter pervec Berishes qe lufton per bashkimin e shqiptareve, per shtetin shqiptar.Gabimet e tij te dikurshme do te falen ne nje fare mase ne se do te arrije te rrezoje qeverisjen Rama.Se shoh qe vendi te rikthehet ne monizem me nje kukull opozite. Ne se ky rrevolucion paqesor i nisur nga demokratet e trathtuar nga Lul brava nuk vazhdon e si pasoje shuhet atehere shqiptaret i mori lumi.Ky revolucion duhet te shkoje deri ne fund.

    • Ne fillim pata besuar shume te Sali Berisha. Shpejt e pashe qe kisha gabuar. Saliu eshte komunist i mbeshtjellur me petkun e demokratit. Saliu eshte kelysh i Enverit. Kurre nuk e desha Enverin dhe kurre me nuk do ta dua Saliun. Po te ishte shqiptar atdhetar ai do te duhej te luante rolin e unifikuesit te partise e jo ta percaje ate. Ai, se bashku me Bashen jane shkaterrimtaret e Partise Demokratike. Ai eshte shkaku kryesor qe e djathta shqiptare dita-dites po shkaterrohet. Ai eshte shkaku kryesor qe idioti tjeter, Rama, po fiton zgjedhjet pa ndonje problem.
      Do te ishte fat nese Saliu sa me shpejt do te zhduket nga skena politike shqiptare. Shpresoj se kete here , me ndihmen e Amerikes , perfundimisht do te realizohet ky qellim.
      Kam shprese ne Ameriken!!!

  4. Shqiperija e ka te ngulitur ne kulture qe rrena
    tradhtija , mashtrimi , e zullumi te triumfoj e
    sundoj Salih Berisha e pate fatin e keq me kohen
    e ndryshimeve te medha E Kokat e shkollave e te
    jetes Enveriste ishin te kalitura per krijimin eintrigave
    rrenave per luften per te mbajte pushtet Dihen e
    flasin faktet si i kan montue konfliktet duke etiketu
    Salihun Keshtu kunder Ti u orjentuen Familja Haklaj
    me pushtet qe ta vrasin Demokracine Dhe e vrane
    Azem Hajdarin ! Trilluen aq rrena te pabesuara sa
    Than :Salihu e vrau Azemin Nga ana tjeter me paret
    e fondeve te mergates per kosoven Ata Fatosa e Kllozet klosa
    u pasunuen dhe blene pushtet dhe cdo veprim antikombetar
    e gjakatare mundoheshin tja veshin Salihut Krejt me plane
    te partise se punes se flliqenise se Shqiperise
    Arrijten edhe Luften e kosoves ta qatallojne e ndajne
    ne frakcione dhe krijuan shtabe te Rognerit me metoda
    te Enverit ! Bota e shliroj kosoven Por lirija me dilingji
    te komanirave Vrastar te qytetarve shqiptar e mori
    emertimin Robri ma keq se me Millosha ! Propaganden
    e bleme dhe rrenen e leme kosoven e beren poqaver
    Qyrni sot sa kapital kan komandantat e hajnise se
    pasunise kombetare Ne krejt kohen Salih Berisha
    ishte Krahu i drejtesise se shqiptarise Salihu disa
    her eshte deklaru Pasunine e korrupsionin nuk e du
    E la pushtetin mas humbjeve me garnituren
    e shkelqyeshme te kohes Ku Jozefina Topalli ishte
    mrekullija e politikes se lakmuar nga bota !
    Te gjith u doreheqen Salihu ngeli veq delegat i
    kuvendit ! Fjala e tij me drejtesi kishte peshe
    Andaj Ram Kerrstiqi me gjak fashisti investoj
    me Sarrusa e me kime te Per….Q.. Ta etiketoj
    dhe Bash Brava ta largoj Salihu nuk e nale
    veprimin dashamires kombetar dhe nuk lufton
    per karrike Se pse jeten te merret bashk me
    shoqen veq si mjek e Kashume ma te mire
    Por ai lufton per drejtesi dhe ta krijoj nje
    shqiperi kombetare me drejtesi !

  5. Bash keni plotsue dhe ma mire komentin tim i nderuar z.Mal Uka.Ajo parti e krimit PPSH duhej me 1991 te shpallej e paligjshme ,terroriste.Kjo do te ndihmonte ne rishkrimin e historise se vertete te shqiperise nga viti 1912 e deri tash.Ndalimin ne poste shteterore te administrates se rregjigjimit diktatorjal pas viteve 90 -ta.Ja ku jemi tash ,i biri Klosit, nipi i S.Kolekes ,E.Kristaq Rama ,nipi I.Meta e shume te tjere.Keto jane gabimet fillestare te Berishes por kuptohet se situata e viteve 92 -97-te ishte teper e ngarkuar, me presion nga jashte e brenda vendit ( dhe te jemi te sinqerte ceshtja kombetare e Kosoves rendoi dhe me teper situaten ne ate Shqiperi te porsadale nga keneta e vuajtjeve gati gjysem shekullore qe socialiste- komunistet e perdoren per interesat e veta ,per rikthmin ne pushtet) Ai Sigurimi famekeq i diktatures ka vazhduar punen me te njejtet aktiviste e administrate deri me 2005 – sen.Madje dhe sot vazhdojne por me orjentime te tjera
    si nga kontrabanda e droges ne krejt kontinentet e botes ,vrasje e tje.e tje.Duhet nje rrevolucion i fuqishem qe te permbyse klasen politike ne Shqiperi.Shikoni reagimin e partive te tjera opozitare qe ka me shumice se si heshtin e nuk reagojne me skenat e djeshme.Ata nuk quhen e jane opozite? P.Republikane, P Demokrisjane ,P.Ballit etj.Ja opozita shqiptare me parti ku kryetare jane bijte e diktatoreve te dikurshem.Tregoj nje rast per keto parti te krijuara pas vitit 1991 -nje.Motra ime e madhe u rregjistrua ne P.Ballit.Zoteronte intelekt te larte e mbaron tre te mesme ne ate kohe pushtimi e ndalimi per mos studim ne shkolle te larte.Dhe si per rehabilitim ose ironi per mua e caktojne mesuese ne vitin 92 ,93 ,s’jam e sigurte se dhe une nuk ndodhesha ne Shqiperi.Pra rregjistrohet ne P.Ballit Kombetar dhe me cudi shikon se ndiqej kemba – kembes nga spiunet e sigurimit.Kjo vazhdoi gjate sa kuptoi qe cdo mbledhje ,reference ,qe benin ne kryesi ishte nje loje ,nje mashtrim .Asgja s’kishte ndryshuar ne brendesi ,vecse ato ligje absurde te ndalimit te kalimit te kufirit, liria e fjale, moda imperjaliste ishin hequr por botkuptimi komunist kishte mbetur.Dorezon antaresine motra me neveri.Amerika po luan rolin ma te zi ne Shqiperi.Por ky rol e ka zanfillen shume vite me pare ,dekada.Ne vitet 80 -ta fill pas eliminimit te Nr.2 te qeverise M.Sh.zyrtar i larte i CIA takohet me cunin e diktatorit ( Ilirin ,me kete rast shtoj dhe nje thashathem qe qarkullon se e jema e Bash-braves ka punuar me cunin e diktatorit Ilirin ) per gjetjen e formimit te grupit diversantist qe duhej bo per vrasjen gjoja te E.H.Kerkonin dike te ndermirte aksionin per ‘vrasjen ‘e bujshme qe te vertetohej trathtia e M.Shehut ,te arrestoheshin te afermit e tij e te shkruhej ‘kryevepra’ e fundit e diktatorit ‘Titistet’Iliri atehere pas vrasjes se Mehmetit merr frenat e Drejtorise se jashtme e te brendeshme te Policise sekrete dhe me zyrtarin e CIA kerkonin deri ne burgjet e Shqiperise per atentatorin e guximshem.Nje dreq e din se c’plan kane pasur ,ndonje arratisje te bujshme nga burgu dhe kapja e tyre 100 km.para hyrjes ne Tirane.Nesje nuk arrine gje dhe pas takimeve me nje ish agjent i sigurimit i burgosur per lenie te detyres.Dhe sic dihet plani perfundon me grupin e Xh.Mustafes.Te mos zgjatem Kjo eshte Amerika qe mbajti ne pushtet diktatorin Hoxha dhe kjo eshte Amerika qe mban ne pushtet bijte e tyre.Thojne Sorrosi eshte prapa por une shikoj nje Ambadadore me letra krediciale te shtetit Amerikan dhe nenkuptoj per cdo vendim, veprim e qendrim vetem shtetin Amerikan.Une qe degjoja Radio Ameriken ne shqip me aq deshire e mall me eshte thyer zemra kur me 2010 – ten kam mesuar per gjithcka cka shkruaj.Njeriu qe i faktoi keto sot eshte emigrant politik ne qender te europes eshte ish i denuar politik ne burgjet e Spacit nga dita e lindjes e deri me 1991 – nje ku dhe u lirua.Zoteron gjuhe te huaja ,ka nje intelekt te papare dhe me faktet e tij ne gjygjin e Hages ka bere Ameriken te z’bythet e te mos paraqitet ne gjygj dhe sot e kesaj dite.Dhe ai te fitoje azilin politik.Eshte ai Berishe mjerisht qe nuk lejoi botimin e fakteve qe disponon zotnija i nderuar por ndaloi botimin e librit te tij.Keto njerez i mungojne Shqiperise dhe duhet te jene ne krye.Berisha atehere nuk donte te deklasonte Ameriken ,ja sot si sillet ajo me ‘Non gratta. ‘

    • E nderuar Rita , nga shkrimet tuaja i gezohem atij ndertimi
      tuaj aq fatebardhe me qiltertesi qe veq nje familje me
      ndertim shekullor me ndjenja aq te pasterta kombetare
      mund ta rrite nje atedhetare siq eshte Rita !
      Ndihem krenar kur shkembej mendime me ty !Une
      gjerat mbrenda shqiperise i njof aq sa ka lejue gardhi
      ta quaj kinez mes Kosove e shqiprije ! Per ta vertetue
      qendrimin tuaj per gardat e huaja qe e ndihmuen lirimin
      e kosoves Apo ma mire te them Shkatrrimin e Jugosllavise
      Qellim e kishin interesin vehtanak Me kujtohet kur
      Zoti Berisha pritej te vinte heren e pare ne kosove !
      Ne kufi e ndaluen politikant e huaj dashakeqese per shqiptar
      Nga se i frigoheshin fjalimeve te tij kombetare qe do ua thot
      te vertetat ashiqare Dhe kosoven nuk domund e sundojne fare !
      Dua te kthehem te Familja Haklaj e Tropojes ! Sa kam njohuri
      nga leximi i deklaratave te vete Familjarve Haklaj Ata ne fillim
      te plouarizmit ishin rreshtu me Demokrat Por politika komuniste
      i pervetesoj qe te behen argat te tyre me sherbime e shperblime
      Ata mueren pushtetin ndore dhe e vendosen nje ligj privat
      Dhe vrasjet e kundershtarve te politikes fashiste familjen
      haklja shperblehej ne forma te ndryshme Dihet gjithcka
      per ta Per pushtetin privat te tyre Per vrasjet Qe ne fund
      Haku u la me gjak edhe te tyre ! Po nje kulsheder as grue
      as burre qe poshtrakt e quejten Shota E Haklaj Se pse
      ne emen qe te nxjerr hak Ne nje hotel nga rruga gjuejti
      dhe vrau edhe njerz qe si kishin as hak as hile
      Pra ajo per mue eshte nje debile ! Tani jeton jasht dhe
      politika fashiste nuk e kthen te gjykohe per krimin e sai
      nne vendin e krimit ! Tani po uluron si i terbuar ne sherbim
      te Padrejtesise Ish i burgosuri politik Spartak Ngjela (Egjeli)
      Djali i kiqes Sa duket Brujoshkoviq se me shki gjithmon ishin kane
      miq ! Sa e detyroj te ndershmin Idriz Zeqiraj Ti thot
      nale turrin o avokat Sakat ! Ste paskna pas njohur ne burrel
      qe koke kane kaq Kangjel debil per beter !

  6. Edhe une z.Mal ndjej kenaqesi kur kembejme komente se jeni i hapur dhe tregoni te verteten pa zbukurime .Dhe pse nganjehere veshtiresohem ne drejtshkrimin tuaj dialektik perseri me kenaqsi i lexoj ,dhe ne se mendimet nuk perputhen plotsisht me te mijat perseri pelqej cdo koment se i shkruan nje dore patrioti.Kjo me mjafton dhe divergjencat jane ligj i jetes.Persa i perket familjes Haklaj eshte nje histori e zymte qe per qellim kryesor kishte te njellosin ne popull malsoret e veriut.Dhe e eliminuan ate familje ,me djemte e vrare per te mbyllur e fshehur planet e pushtetareve qe ishin ne fuqi pas renies se Berishes.Dhe Azemin e ndjere ajo familje e vrau e me paturpsine ja vene Berishes.E motra me sa dihet vret personat qe kishin dore ne vrasjen e vellait.Dhe ndodhet ne Suedi si azilante politikane.Nesje t’i sherbejsh nje partije por jo te kryesh vrasje politike ,kontrabande armesh e droge.Kjo ishte familje Haklaj.Por ata iken dhe sot kemi problem Lul braven.Ai duhet hequr e te kemi nje opozite dinjitoze e jo te lejohet Rama te bleje vota te shese vijen detare Greqise e te behet vella i pandare i Vucicit kur ai nuk njeh Kosoven di shtet i pamvarur.Avokatin S Ngjela jo vetem qe nuk e degjoj me por mesoni se ai eshte budallai Nr.1 ne Shqiperi.Ai pas largimit nga PD le te shkonte ku te donte por vec me partine qe familjarisht e burgosi s’duhej te shkonte.Ketu kuptohet dhe botkuptimi i tij e lakmija e tij ka qene leku, paraja etj.Te tregoje se sa leke merr sa here del neper studio televizive.Ai eshte nje cope mishi me dy sy.Jam e kenaqur qe ju e z.Sinan kemi nje mendje ne kete teme politike.Uroj naten e mire e nje fillim jave me lajme te mira per gjendjen ne Shqiperi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu