
Gjergj – Bajram Kabashi
____
Ndëgjova se Policia e Kosovës i ka suspenduar dy policë rreth dyshimeve për rrahjen e një serbi në pjesën veriore të Kosovës. Pamjet, gjurmët, shenjat dhe vërragët e asaj rrahjeje prej kujtdoqoftë, janë duke i përdorur me të madhe propaganda e Serbisë së Aleksander Vuçiqit, që shkoj personalisht ta vizitonte të rrahunin në spital.
Nuk ka nevojë të rrahet askush, përpos atij që tregohet i dhunshëm ndaj organeve të rendit dhe atëhere sipas rregullave profesionale.
Atij i qiten prangat dhe dërgohet aty ku duhet dërguar. Është ligji që dënon, jo “ti”, jo “une”, jo “tjetri”…!
Propaganda shtetërore e kryen punë e vet, sikurse në rastin Martinoviq, që “ia kishte shti shishen vetës në anus” dhe u fajësuan shqiptarët, me qëllim rrënimin e autonomisë, sikurse në Rastin Panda në Pejë, kur u vranë të rinj serbë nga serbët, që t’u lihet faji shqiptarëve dhe të përdorej kjo si një akuzë ndaj luftës çlirimtare të shqiptarëve në kohën e luftës së fundit!
Gazetaria joprofesionale, e zhurmshme dhe joproduktive nuk e sqaroj këtë rast, andaj propaganda e Serbisë, i kryen punët e vet antinjerëzore – antishqiptare !
Rrahja eventuale e tij nga policët e lë nën hije të plotë secilën varrezë masive të shqiptarëve, që mizoria serbe dhe e shtetit serb i vrau, masakroi dhe i hudhi bashkërisht nën dhe në luftën e fundit.
Merre me mend disa analistë serbë të sigurisë, thoshin në një debat televiziv të këtyre ditëve se në Kosovë vepron “Al Kaeda e bardh” dhe se ajo, sipas tyre, ka qenë e pranishme edhe para lufte.
Serbët historikisht janë tallë me “popullin naiv shqiptar”. Edhe të ka shtue dozën e islamizimit (verbnimit) që nga Jagodina, Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit, e edhe ka alarmuar botën se po i ndjek, dëbon e vret “mbetjet turke”!
Se pas Turqisë së vitit 1912 dhe Serbisë së vitit 1999, këta pushtues mizor na janë kthyer “me xhami” , që e formojnë “Njeriun e Ri “arrnaut”, gjë që u pa pardje me kundërshtimin panislamik të atyne që janë “teper krenar” me Islamin rreth gurit themeltar të kishës së re në Zogaj të Vushtrrisë !
Është një turp e krim kombëtar ti shohësh ata “vushtrrias” të islamizuar që ta kundërshtojnë ndërtimin e një kishe ne Zogaj të Vushtrrisë!
Dikush me verbërinë e tij të paimagjinueshme po i lufton themelet e një shteti që është fryt i brezave që u prenë e vranë në lufta me anmiqët historik.

Ne jemi një popull që kemi vuajtur dhe pësuar tepër shumë rrugëve të pamëshirshme të historisë, andaj duhet të tregohemi human dhe t’i ruajmë KUFINJT e mos të rrezikojmë me jonjerëzit që rrahin ndonjë serb apo që dalin si shovenistë religjioz (serbët i quajnë “Al Kaeda e Bardhë!), apo siç duhet t’i quajmë ne – bashkim tragjikomik i “Vëllazërisë Myslimane” , gjoja “shqiptare”, që është e ndaluar me ligj edhe në Egjipt aty ku është themeluar në vitin 1928 nga mësuesi reformator i Islamit, Hassan al- Banna!
Mos të bijmë në gropa të huaja dhe kurthe që na i përgatisin në çdo çast.
Nuk guxojmë mos me e kuptue se “Vëllazëria Myslimane”, është frymëzuesja më e madhe e organizatës më terroriste – islamike në botë, Al Kaedas…!
Kot zemërohemi në serbët që dijnë të bëjnë propaganda dhe që dijnë të vrasin , të zgjerohen territorialisht derisa të vrasin “si engjuj”.
E “ti”…, din vetëm të vetvritesh…!


