ARKIVI:
18 Maj 2024

Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World”

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

Bisedoi: Hajriz Mamaj

Vajza nga Gjilani, Lumnie Kqiku, në listën e shkencëtarëve me të njohur në botë.
Punimet e saja shkencore në enciklopedinë më të njohur nga fusha e mjekësisë – “ Kush është Kush në Botë ” (Who’s Who in the World).
Punimet e saja gjenden edhe në Bibliotekën shkencore për mjekësi numër një në botë – BUBMED.

Bazuar në sukseset dhe arritjet në fushën e mjekësisë, për lexuesit shqiptar do ju sjellim një bisedë me Dr. Lumnije Kqikun, të zhvilluar nga gazetari Hajriz Mamaj.

Reportazh nga Bregdeti shqiptar.

Vapa e madhe që po mbretëron këto ditë ka bërë që shumë familje t’ia mësynë bregdetit sipas preferencave të tyre. Por, ka edhe nga ata që i mbeten besnik bukurive të bregdetit shqiptar dhe Shqipërisë.

Është bërë traditë që shumica e pushuesve mëngjeset e hershme i kalojnë në vrapim e pjesa tjetër freskinë e mëngjesit e marrin në ecje dhe si zakonisht kafja me miqtë që shpeshherë i bënë bashkë pushimi në det.
Krejt rastësisht duke pirë kafen e mëngjesit rrëzë plazhit e takoj doktoreshën Lume, të cilën e kisha takuar më parë në Konferencën e XIII të Federatës së Mjekëve Shqiptarë të mbajtur me 3 qershor në Tiranë .

Lumnije Kqiku me bashkëshortin Robert Biblekaj

Por kush është Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj që me punën e saj të palodhshme dhe guximin bëri karrierë të bujshme?
Kqiku është nënë e tre fëmijëve, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World” është ky libër që boton biografit e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme.

Ajo është docente në Universitetin e Grazit/ Austri, zëvendës-udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë si dhe ligjëruese për studentet e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike!

Kqiku është poashtu Prodekane për studimet e doktoraturës në seksionin e stomatologjisë.

Koordinatore në CEEPUS (Central EuropeanExhange Program for University Studies) për kliniken dentale Universitare nëpërmjet te cilit trajnon shumë koleg dhe student nga vendet e ndryshme të botës!

Me prezantoi me bashkëshorti Robertin, që për fat të mirë edhe ky me profesion ishte mjek dhe si zakonisht ato përshëndetjet dhe bisedat që miqtë bëjnë mes vete. Nuk mund të presë shumë iu drejtova Robertit, bashkëshortit të Dr. Lumnijes me një pyetje ndoshta jo edhe aq profesionale. E kam përcjell me vëmendje ligjëratën e doktoreshës në kongrese ama kam qenë i fasionuar me tematikën që ajo solli para shumë pjesëmarrësve. Traumat e dhëmbëve. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për këtë temë. Në mbyllje të kongresit e morra një intervistë për televizion dhe i premtova se një ditë shumë të afërt do bëjmë një intervistë për lexuesit shqiptar që të njihen me arritjet dhe sukseset e doktoreshës. Mendoj që fati me buzëqeshi t’ju takoj në plazh dhe nëse pajtoheni unë me dëshirë do e kisha zhvilluar bisedën me doktoreshën, kuptohet nëse Roberti pajtohet . Me një të qeshur të theksuar të dy bashkëshortët ma japin pëlqimin dhe më tregojnë vendin se ku bëjnë plazh. Isha kureshtar të mësoj shumëçka nga ky qift simpatik jo vetëm që i kishte bashkuar bukuria dhe mençuria po kishin sjellë në jetë edhe tre fëmijë për të bërë edhe më të fuqishme jetën dhe familjen. Lumja me një krenari të pastër prej shqiptareje më thotë: “e shef, unë edhe shkencës i kam dalë zotë po edhe Robertit ia kam mbush shtëpinë”.

Fëmijët luajnë për rreth nesh me lodrat e tyre e unë me Robertin e nisim bisedën të shoqëruar me nga një Birrë Korça ndërsa Lumja morri një ujë të ftoftë Lajthize.

Një ajër i rëndë që vjen nga deti sikur mi përzien mendimet se nga t’ia filloj edhe pse kisha lexuar dhe isha përgatitur shumë për arritjet e Dr. Lumnije Kqikut.

E nisim nga gjeneza.

Jam nga Gjilani dhe jam shumë krenare për këtë. Mësimet e para i morra në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë e kreva në Prishtinë në vitin 1998, ndërsa specializimin: “Sëmundjet e dhëmbit me Endodoncion” e mbarova në Kosovë. Me që bashkëshorti im studionte në Graz të Austrisë me tërhiqte më shumë ky qytet dhe me thënë të drejtën e kisha si ëndërr të bëjë magjistraturën dhe doktoratën në një shtet të huaj jashtë Kosovës .

Po me duket Roberti paska qen frymëzim për gjithë këto rezultate ia kthej si me shaka. Po me një respekt të veçantë për bashkëshortin Lumja me thotë: “pa dashuri dhe respekt nuk ka motiv në asnjë fushë”.

Ajo vazhdoi të më spjegonte se pa përkrahjen e Robertit nuk do ishte renditur në 20 % e shkencëtarëve që punimet e tyre botohen në revistave më të njohura botërore të cilat ruhen në Bibliotekën shkencore për mjekësi numër një në botë PUBMED.

“Ndoshta në këtë drejtim Roberti më ka dhënë pak më tepër përparësi mua si femër, sepse ne të dy jemi mjekë dhe bëjmë gara në profesionin tonë, këtu i falënderohem nga zemra për motivim dhe përkrahje” ishin këto fjalët falenderuese të Lumes për bashkëshortin e saj.

Lumnije Kqiku me pianisten Lule Elezi

Viti 2003 është viti që hapë rrugët e mia në dy fusha. Atë shkencore dhe familjare. Në këtë vit unë bëjë nostrifikimin e diplomës së Fakultetit në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri ku edhe mbroj magjistraturën. Ne këtë vit edhe martohem me Robertin. Këtu edhe nisin sukseset e mia thotë Dr. Lumnije Kqiku. Viti 2005 më gjen si asistente në Kliniken Dentare Universitare në Gracë, ku studimet e mia thellohen edhe më shumë në përgatitjen e punimit të doktoratës të cilën me sukses e mbroj në vitin 2006 dhe promovohem si specialiste e ENDODONCISË. Me mbrojtjen e doktoratës dhe marrjen e titullit që ua thashë më lartë, më hapen rrugë të reja për studime krahasimtare edhe në qendra tjera universitare siç janë ajo e në Fakultetin e Stomatologjisë në Zagrebit në vitin 2007 dhe e ajo në Universitetin Mjekësor në Tübingen të Gjermanisë në vitin 2010.

Viti 2012 Dr. Lumnije Kqikun e gjen në një detyrë me përgjegjësi edhe më të lartë. Vajza nga Gjilani që në Austri erdhi pa e njohur fare gjermanishten, në saje të ambicieve dhe punës së palodhur emërohet zëvendës udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodocionit dhe Traumatologjisë Dentare në Gracë të Austrisë. Bisedën na ndërprejnë fëmijët mu në kulmin e rrëfimit të arritjeve të doktoreshës Lumnije. Është vapë e madhe të gjithëve na duhet freskimi. Lorena, Jora dhe Leoni nuk presin më dhe me nënën përdore ia mësynë detit që sot është i qetë dhe i përshtatshëm për not. Po kush nuk e donë freskinë në këtë vapë. Hidhemi në ujë edhe unë e Roberti.

Një erë që vjen nga deti dhe noti që bëmë në detin e qetë na kthen aty ku e lamë bisedën me Dr. Lumnije Kqikun. Si me shaka i them doktoreshës keni akoma për të na rrëfyer për sukseset tua. Qeshet Lumja. Nuk di a ke letër të mjaftueshme për të shënuar se unë kam edhe shumë për të thënë. Tash se ke kemi nisë. Epo vazhdojmë i them unë.
Viti 2018 shënon një avisim të ri në karrierën time. Marr titullin: Univ .Doz. med. dent dhe emërohem prodekanë për studime post diplomike në seksionin e stomatologjisë dhe koordinatore në Programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore./CEEPUS/. Sa i përket studimeve në fushën e stomatologjisë e në veçanti tek sëmundjet e dhëmbit me endodoncion, kam bërë shumë studime personale si dhe me bashkautorë të cilat i kam botuar në shumë revista prestigjioze.

Dijen tim e kam shpërndarë edhe në konferenca të shumta shkencore dhe tek shumë shoqata dentare vendore dhe ndërkombëtare të cilat aktivitetin e tyre e kanë në shërbim të ruajtjes së dhëmbëve dhe higjienës së gojës. Po ajo çka më bënë të lumtur në këtë profesion është se si recensentë e shumë revistave dentare lexoj dhe takoj studime të llojllojshme nga fashat dentare të cilat më pas botohen e vihen në shërbim të studentëve në mbarë botën dhe ruhen në biblioteka më emër nga fusha e mjekësisë. Në të tilla biblioteka gjinden edhe punimet e mia që si grua shqiptare ndoshta jam e vetmja, me modesti thotë Dr. Lumnije Kqiku. Me gjithë këto rezultate që mi rrëfen Doktoresha Lumnije, më lind pyetja se sa vite jeton ajo në Austri. Me të qeshur më tregon. Nuk janë pak po jo edhe shumë. Kam 22 vjet që unë jetoj në Grac të Austrisë. Po të bëhesh një eksperte në një fushë siç po pretendoj të bëhem unë sepse shkenca nuk ka të ndalur janë pak. Traumatologjia dentare dhe sëmundjet e dhëmbit (endodoncionit) është fusha ku unë i kam thelluar studimet e mia dhe akoma punoj në këtë drejtim sepse shkenca nuk merr fund asnjëherë. Trauma dentare është një fushë shumë delikate dhe kërkon punë ekipore në të shumtën e rasteve. Qëllimi im kryesor është kthimi i dhëmbit të humbur në vendin e mëparshëm, që për dikë është e pakapshme po unë punoj që 10 vite në këtë drejtim. Tek truma dentare veprim kyç është dhënia e ndihmës së parë dhe ruajtja e dhëmbit në një lëng të posaçëm deri në klinikën më të afërt për tretman tek specialisti.

Zonja Kqiku nga buron gjithë ky pasion për traumën dentare. Jeni shumë e përkushtuar në këtë fushë. Po është e vërtetë se obligim vetës ia kam dhen të bëj edhe unë si shqiptare një studim që ndoshta do i shërbej një ditë njerëzimit por me dijen time ta ndihmoj edhe mjekësin e vendeve shqipfolëse ,për çka jam në gatishmëri ta bëj nëpërmjet kontakteve që kam me Universitetin e Prishtinës e në veçanti me katedrën e stomatologjisë ku edhe jam diplomuar. Mua më ka buzëqesh fati të bashkëpunoj me njerëz shumë të përgatitur në këtë fushë që ndoshta janë edhe mentorët më të mirë në këtë lëmi nga të cilët kam mësuar shumë dhe asnjëherë nuk i largoj nga mendja këshillat dhe porositë e tyre. Me këtë rast dua ti falënderoj nga zëmra për mundin dhe investimin e tyre tek unë që unë të jem këtu, ku pa ndihmën e tyre se besoj që do arrija këto rezultate. Faleminderit Prof. Dr. Veton Hoxha, Prof. Dr. Peter Städtler, dhe Prof. Dr. Kurt Ebelesder e shumë të tjerë.

Dhe për fund doktoreshë edhe një pyetje. Sa e ndihmon mjekësinë e vendeve shqipfolëse ndihma që ekspertet shqiptarë në vendet evropiane po e shpalosin nëpërmjet Kongreseve që po organizohen nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, anëtarë e së cilës jeni edhe ? T’ju them të drejtën neve shqiptarëve vonë na ka dalë gjumi në këtë drejtim. Për 20 vite çlirimi në Kosovë mjekësinë e kanë udhëhequr njerëz jo profesionistë. E për Shqipëri mos të flasim. Politika ka përcaktuar kujdesin mjekësor të popullatës. Ardhja e Prof. Dr. Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë është një hapje dere për ekspertët shqiptarë të cilët dëshirojnë që dijen e fituar jashtë atdheut ta vejnë në shërbim pacientit shqiptarë i cili për fat të keq në Kosovë nuk ka akoma sigurim shëndetësor.

Lumnije Kqiku në një simpozium shkencor …

Këto do e përshëndesë veprimin e ministrit Latifi në ofrimin e trurit mjekësor të shkolluar jashtë si dhe emërimin e këshilltareve të jashtëm nga diaspora siç është Dr. Valon Baraliu një Neurokirurg i njohur në Gjermani si dhe prezencën e tij në Kongresin e XV të Federatës që u mbajt në Prishtinë e ku ishin prezent mëse 500 mantel bardhë. Fjala e tij në kongres ishte një apel për të gjithë pjesëmarrësit që të kthehen sa më parë për të kontribuar në atdhe. Kjo ftesë na hapë rrugët për bashkëpunim i cili na ka munguar për 20 vite. Me një ironi të butë vere thotë doktoresha: “neve diasporën nuk po na lënë të votojmë, e lëre të marrin njohuritë tona të fituara në Evropë e më gjerë në fushën e mjekësisë dhe fusha tjera”.

E ke dëgjuar si na thonë ”Gërrnaqa” Ha ha ha, më bëre të qeshë doktorësh në këtë temperaturë. Një popull zhduket vetëm atëherë kur shteti nuk kujdeset për shëndetin e tij, e në anën tjetër lulëzon betonimi i hapësirave të gjelbërua si i vetmi burim për të thithë oksigjen të pastër.

Me këtë përgjigje ia lëshova një sy detit dhe shikimin e orientova tek rrezet e kuqërremta të diellit të cilat mu dukeshin donin të përqafoheshin me diellin. Me siguri edhe ato donin të përshëndeteshin me detin për ti thënë lamtumirë edhe kësaj dite siç përgatitesha edhe unë për tu përshëndetur nga kjo familje me plotë optimizëm për jetë dhe atdheun. Po para se tua zgjasë dorën me rend për t’ju thënë mirë u pafshim, te tre fëmijët të parët më përqafuan dhe ma bënë me dije se edhe për ta do të shkruaj një ditë sepse Lorena si fëmijë ka lozur në film dhe teatër, Jora njihet si sportiste në tenis ndërsa Leoni më tha për mua do të shkruash kur ta nënshkruaj kontratën e parë si futbollist profesionist.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu