Dritan Goxhaj
Pjesa e shtatë
EJA TË BOMBARDOJMË IRANIN-VII
Sulmi ndaj Iranit nuk është luftë.
Sulmi ndaj Iranit nuk është thjeshtë një luftë, që filloi një ditë të bukur të muajit të begatë të Ramazanit, më datë 28 shkurt, por është pjesë e një operacioni që ka shekuj që zhvillohet.
Kur i sheh ngjarjet që po zhvillohen tashti, të duket si diçka e paplanifikuar dhe ndoshta disa edhe mund ta konsiderojnw sporadike. Por jo, mos u mashtroni. Ajo çka po ndodh është pjesë e një plani të madh, farat e të cilit janë hedhur shekuj më pare, dhe me kalimin e kohës ato vetëm marrin formë sipas kushteve historike aktuale.
Dhe, në momente të caktuara, bazuar mbi agresione si kjo e tanishmja me Iranin, të gjithë bëjnë pyetjen : Pse nuk qëndron asnjë armëpushim? Pse negociatat nuk përfundojnë?
Për të kuptuar Pse-në, le të shohim dallimin midis Luftës dhe asaj që çfarë kjo është në të vërtetë.
Lufta është një vendim politik, ku luftohet për tokë, burime e avantazhe strategjike.
Dhe luftërat gjithnji përfundojnë, kur njëra nga palët humbet luftën ose nuk arrin qëllimet politike për të cilat e ka nisur luftën.
Por kjo që po ndodh, nuk është luftë e thjeshtë për qëllime thjesht politike.
Këtu objektivi nuk është toka (territori), burimet ose avantazhet strategjike. Në këtë rast objektivi është një kategori qëniesh njerëzore, një popull, një qytetërim dhe një fé, dhe të tëra këto të definuara si problem; një çështje e ndërlikuar. Dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund një problemi të tillë është ta eleminosh të gjithin.
Për këtë arsye, asnjë armëpushim nuk mund të qëndrojë, e asnjë negociatë nuk mund të konkludojë.
Pasi kjo është një lloj lufte e veçantë, është NJË LUFTË E SHENJTË e karakterizuar nga kombinimi i karakterit ushtarak me motive fetare e shpirtërore.
Për këtë mjafton të shihni e të dëgjoni fjalimet e agresorëve: Trump, Hegseth, Rubio e Mileikovski (Netanjahu).
Pra, kjo është një KRYQËZATË.
Është një kryqëzatë e nisur 930 vite më herët, në vitin 1096, kur edhe nisi kryqëzata e parë, e mbështetur dhe e drejtuar nga Kisha Latine në periudhën mesjetare. Objektivi fillestar i saj ishte rimarrja e “Tokës së Shenjtë” nga sundimi Islam.
Dhe si të tilla, KRYQËZATAT nuk përfundojnë kurrë, pasi vetë mbijetesa e objektivit dhe ekzistenca e tij, përbën fyerje për agresorin.
Nëse do shtrohet pyetja se, pse kjo kryqëzatë nuk rinisi më parë?
Për këtë, duhet të shohim rastim me Rusinë.
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri, e frenoi këtë LLOJ KRYQËZATE, që rinisi pas 930 vitesh, në vitin 2011, me vrasjen e Kadafit.
Faktorët kryesor që i vunë fre kësaj Kryqëzate ishin pesha diplomatike dhe fuqia ushtarake kinetike e Rusisë në terren, e cila ndryshoi gjithçka në vitin 2022.
Ajo që bëri ndryshimin ishte Ukraina.
Lufta në Ukrainë e detyroi Rusinë që të përqëndronte në këtë teatër lufte gjithë burimet e saj kryesore diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duke lënë hapësirë të madhe për Kryqëzatën, që të vazhdonte aty ku e kish mbetur.
Dhe kur sheh pafuqinë e Rusisë, për të ndërhyrë ushtarakisht si në Siri, në vitin 2024, dhe sot në Iran, e kupton më së miri se përse kryqëtarëve të Kryqëzatës u duhej dhe u duhet Ukraina.
Pamvarësisht se edhe këtë kryqëzatë e nisën me justifikimin e një lufte ndaj “terrorizmit”, pastaj më pas e vazhduan me “armët e shkatërrimit në masë”, dhe tashti me “armët bërthamore” dhe “programet bërthamore”, ose me “sigurinë rajonale”, a atë “globale”, justifikim i cili ka ndryshuar sipas kohës, por qëllimi ka mbetur i njëjti.
Ashtu si kolonizatorët e parë europianë, edhe këta kristiano-sionistët e sotëm po përdorin misionet civilizuese, si një detyrim i popujve superiorë, për të qeverisur ata inferiorë, (BORDI I PAQES).
Që në vitin 1096, 930 vite më parë, viktimat janë konsideruar njësoj në tekstet e tyre, me të njëjtat terma të ngjashme: popuj primitivë; popuj të egër; popuj të paqytetëruar; sub-humanë; pra, fjalori ka mbetur i njëjtë, ashtu si dhe logjika dhe rezultati.
Ata që sot drejtonë dhe manaxhojnë këtë kryqëzatë, sëbashku me shërbëtorët e tyre, nuk tremben aspak nga sharjet, apo nga fyerjet që mund t’ju bëhen nëpër media të varura e të pavarura.
E vetmja gjë që i tremb agresorët është vetëm qartësia, kthjellimi e njerëzve.
Ata frikësohen kur shumica e njerëzve të arrijnë të shohin qartë pamjen dhe ta emërtojnë atë ashtu si duhet, duke e quajtur – NJË KRYQËZATË KRIMINALE DHE GENOCIDIALE.
Dhe, për të penguar këtë pwrfytyrim mendor tw kwsaj kryqwzate te njerëzit, po përdorin mjeshtërisht median dhe shërbëtorët e tyre në media, të cilët e prezantojnë çdo luftim në këtë teatër lufte si një episod i veçantë.
GAZA më vete, se gjoja është thjeshtë histori e HAMASIT.
LIBANI më vete. se gjoja është thjeshtë histori e HEZBULLAHUT.
JEMENI më vete, se gjoja është thjeshtë histori e HUTHËVE.
SIRIA më vetë, se gjoja është thjeshtë si një histori e Një Lufte Civile.
LIBIA po ashtu, se gjoja është thjeshtë si një histori e Një Lufte Civile më Vete.
IRAKU, se gjoja është thjeshtë si histori e armëve të Shkatërrimit në Masë.
IRANI, se gjoja është thjeshtë si histori e Armëve Bërthamore.
Secila një lajm më vete; secila një analizë më vete. Qëllimi? Që të krijohet ideja e një gjëjë pa plan, përsëritje e të njëjtit motiv, pa model (pa një shembull).
Si diçka sporadike.
Dhe, kur krijon idenë e diçkaje pa plan e pa model (pa një shembull), diçka sporadike, atëherë është shumë e thjeshtë që të krijosh idenë: se agresori në fakt nuk është agresor kolonizator dhe kriminel, por gjoja ai është shpëtimtar dhe paqebërës, i cili ka ndërhyrë këtu, në këtë rajon, thjeshtë për të vendosur paqen në këto fusha luftimi, të cilat, duke u paraqitur secila veçmas, nuk të mundësojnë të shohësh të gjithë filmin, por ta shohësh atë vetëm me sekuenca, (pjesë pjesë), si fotografi, dhe kështu të glorifikosh gjithnji vrasësin si shpëtimtar.
Në realitet, të 7 luftrat (sekuencat) e lartpërmendura janë pjesë e një teatri lufte të vetme, që përbëjn një kryqëzatë.
Sipas Fjalorit Enciklopedik Ushtarak, Teatri i Luftës do të thotë: “Hapësira të gjëra tokësore, detare dhe ajrore, brenda kufijve të të cilave Forcat e Armatosura të shteteve ose të koalicioneve të shteteve ndërluftuese shvillojnë veprimtari luftarake të shkallës strategjike, sipas pkëpamjes së disa ushtrive, dhe ky teatër lufte mund të ndahet në disa teatro të veprimtarisë luftarake të shkallës operative.”
Pra, aktualisht agresioni në Siri, në Gaza, në Liban, në Libi, në Jemen, në Irak, dhe në Iran është një teatër i vetëm luftarak, i kryer nga koalicioni kristiano-sionisto-Amerikano-Izraelit, ndaj koalicionit luftarak të Iranit me Hezbullahun-Huthët-Hamasin-Milicitë Shiite në Irak, dhe këtu, kur kemi përplasjen e dy koalicioneve, jemi në shkallën strategjike.
Por të gjitha këto të marra veç e veç, Gaza më vete, Huthët më vete, Hezbullahu më vete, Irani më vete, Milicitë Shiite më vete, janë operacione më vete dhe konsiderohen teatro të shkallës operative.
Dhe kur i paraqet si operacione më vete, mbetesh te shkalla operative dhe, si rrjedhojë, nuk kalon në shkallën strategjike, por në momentin që kalohet në shkallën strategjike e kupton se KJO ËSHTË NJË KRYQËZATË dhe jo thjeshtë një luftë, ose më thjeshtë, një operacion i vetëm strategjik.
Dhe, duke iu kthyer historisë në retrospektivë, nuk ekziston në asnjë moment që kryqëzatat të kenë mbaruar në një kohë të shkurtër, dhe asnjëherë me paqe.
Dhuna çnjerëzore në një kryqëzatë, ashtu si edhe në këtë kryqëzatë kundër popujve myslimanë arabo-persianë, konsiderohet hyjnore dhe e detyrueshme.
Një luftë mbaron ose kur arrihen objektivat politikë, ose kur mbarohen burimet njerëzore dhe materiale.
Ndërsa një kryqëzatë nuk mbaron kurrë, ajo mund të ndalojë nëpërmjet shumë pretendimeve, kur i mbarojnë burimet njerëzore dhe materiale, por ajo do të rifillojë sërish, sapo ato burime të krijojnë bindjen se janë të mjaftueshme për një tentativë tjetër, pasi ata që i kryejnë kryqëzatat, dje dhe sot, kanë bindjen e supermacisë së tyre, dhe se janë të jashtzakonshëm.
Tiranë, 20 prill 2026



I shkreti Dritan qe paska lajthitur i tëri.
Unë mendoj se shkrimi i Dritan Goxhajt, eshte realist, mbeshtetur ne ngjarjet historike, kryqëzur me qëllimet dhe prioritetet e sotme të superfuqive dhe shteteve qe detyrohen te perballen me to. Shkrimi duhet lexuar me kujdes duke e vleresuar ne kontekstin e koheve te sotme moderne, e cila pak ka ndryshuar ne kete fushe me kohet e shkuara.
Nje shtet qe boterisht deklaron se qellimi i tij eshte zhberja e nje shteti tjeter.
Nje shtet qe eshte financues kryesor i organizatave terroriste sic jane Hamas, Hezbollah etj. apo armatimi i popullates Huthi ne Jemen qe si pasoje kishte vrasjen e qindera-mijera qytetareve.
Nje shtet qe perkrahet vetem nga rreth 20% e popullates dhe qe eshte aq mizor sa qe per vetem disa dite masakron rreth 40.000 – 5o.ooo qytetarë te pafajshem, nuk eshte e aresyeshme qe te kete perkrahje ne boten e qyteteruar. Sa me pare qe ky regjim te bie, aq me mire do te jete jo vetem per shtetin e Iranit, por edhe Bota do te marr fryme me lirshem.
E kam thene edhe me heret se z. Dritan Goxhaj eshte nje dyzim islamiko-komunist, prandaj nga ai nuk pritet qe te jetë konstruktiv.