Dy fjalë për Prof. Dr. Faton Bislimi  

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Shkruar nga: Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi, Prishtinë 

Ka kohë që kam përcjellë me vëmendje punën e angazhimin e Dr. Faton Bislimit. Secilit që pak ka ndjenja për LDK-në besoj i kujtohen paraqitjet brilante të Fatonit nëpër mediet e Kosovës sa ishte deputet. Secili që me të vërtetë e ka ndjerë ndonjëherë vetën si përkrahës apo simpatizant i LDK-së nuk ka mund se si mos të ndjehet krenar. Përtej kësaj, ajo që e bënë Fatonin unikal është veprimtaria e tij e bujshme dhe e gjatë në SHBA si urë lidhëse e shqiptarëve me institucionet më të rëndësishme në Washington. Për secilin që mendon racionalisht, disa pyetje janë esenciale: si është e mundur që një njeri i tillë i përkushtuar për LDK-në të mos përfillet nga ata që e udhëheqin LDK-në sot? A thua cila mund të jetë agjenda e tyre? A thua pse nuk ishte Fatoni në udhëtimin e Kryetarit të LDK-së në SHBA? Pse u anashkalua ky djalë?  

Pasi e lexova letrën e dorëheqjes së tij nga Kryesia e LDK-së, e kuptova edhe ma thellë situatën dhe u bënë të kjarta përgjigjet në pyetjet e ngritura më lartë! Ekziston një dallim themelor në mes të Fatonit dhe Lumirit – bindja politike. Njëri duket se për bindje politike e ka vetëm udhën drejt pushtetit partiak se për atë shtetëror po duket zbehtë puna. Tjetri për bindje politike e ka kauzën kombëtare. E kauza kombëtare edhe sforcimi i mëtutjeshëm i Republikës së Kosovës nuk mund të bëhet nga një LDK që mohon vet vlerat e veta.  

Fatoni me punën e tij ka treguar rezultate konkrete, jo të pakta. Rezultate që po e cojnë përpara interesin kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, sidomos në Luginë, e ku pikërisht ai atakohet ulët e turpshëm. Sa e vështirë duhet të jetë t’i bësh ballë mosmirënjohjes e bile edhe sulmeve shpifëse? Shumë e vështirë. Por, ata burra që kanë predispozita për të qenë liderë, nuk ligështohen. Ata veç forcohen. 

Dorëheqja e tij është kambanë ogurbardhë për vet LDK-në. Si një nga themeluesit e LDK-së në Zagreb e mandej kontributdhënës i saj për dekada këtu në Prishtinë, e shoh si mundësi reale guximin e Fatonit për t’u ndarë nga një lidership që nuk e projekton LDK-në fituese, dhe për të paraqitur ofertën që realisht i duhet Kosovës dhe kryekëput LDK-së. Rikthimi tek vlerat autentike të LDK-së, për çka po angazhohet Fatoni është për t’u admiruar e përkrahur pa asnjë reserve nga secili anëtar i LDK-së. Fundja, demokracia ka formulën e vendimit të shumicës. Deri atëherë, kur kutia vendos, unë e shoh letrën e dorëheqjes së Fatonit si thirrjen më serioze, mirë të elaboruar, të arsyeshme, për LDK-në që i duhet Kosovës, për LDK-në që na kthen krejt neve besimin e nderin që dikur kemi pasur si akademi politike e vendit!  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu