E pakta janë 123 vjet gjenocid dhe krime të Serbisë ndaj shqiptarëve, shumë më shumë se krimet e gjermanëve ndaj hebrenjve!

Shkrime relevante

Islamistja Laura Kërtalli, ideatore e “protestës studentore”(?)

Ibrahim  Kelmendi, Gjermani Mbrëmë islamistja Laura Kërtalli në TV Euronews Albania prezantoi...

Të mos mbetemi spektatorë të përçarjes: apel për përgjegjësi, solidaritet dhe bashkim kombëtar

FEDERATA E ARBËRISË KUMTESË PUBLIKE — 16 tetor 2026 Federata e Arbërisë u...

Çmontimi i Shtetit të Kapur: Platforma me 5 Pika për Kthimin e Shqipërisë te Shqiptarët

Gentian Jetishi, Prishtinë Shqipëria gjendet në një udhëkryq kritik ku humbja e...

Ku janë artistët pyet piktorja Kaltrina Hoti, pasi kishte shkuar në Shkodër nga Plava

Kaltrina Hoti, Shkodër ___ KU JANË ARTISTËT? ___ Sot erdha në Shkodër nga Plava. Ajo...

Shpërndaj

nga: Gjokë Dabaj

Po them: Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve janë shumëfish më të rëndë se ata të gjermanëve ndaj hebrenjve, në radhë të parë, sepse krimet e nazistëve gjermanë janë shtrirë në fare pak vite. Ndërkaq, kohëzgjatja e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve është e pakta dhjetë herë më e madhe se ajo e nazistëve gjermanë ndaj hebrenjve. E dyta, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nuk është kryer vetëm nëpër kampe përqendrimi, por edhe në terren.

Në vendbanimet e shqiptarëve. Në atdheun e shqiptarëve. Shqiptarët janë mbyllur nëpër kulla apo shtëpi të zakonshme dhe janë djegur të gjallë, me burra, me gra e me fëmijë. Shqiptarët janë nxjerrë në sheshet e katundeve dhe janë pushkatuar ose therur me thika. Shqiptarët janë vrarë me dhjetëra mijë, kohë mbas kohe. Në vitet 1876-1880 e në vazhdim, në vitet 1910-1913, në vitet 1918-1920, në vitet 1941-1945 dhe në vitet 1998-1999.

Janë, pra, e pakta 123 vjet gjenocid ndaj një kombi, thjeshtë sepse lakmohet toka e tij. Megjithëkëtë, krimi serb mbi shqiptarët nuk po ndëshkohet siç është ndëshkuar me të drejtë krimi nazist mbi hebrenjtë. Pse po ndodh kështu?!

Mos është Evropa më e padijshme kur shqiptarët vriten, theren, digjen e groposen në grumbuj, sesa kur ndaj hebrenjve kryheshin të njëjtët krime?! Mos është SHBA-ja më e padijshme?! Mos janë Rusia dhe Kina më të padijshme?! Apo është Serbia shoviniste më e fuqishme se Gjermania, për t’i kryer krimet dhe për të mos u bërë ndaj saj kurrfarë gjyqi ndërkombëtar?!

Cili është shkaku kryesor që e la dhe po e le Serbinë të pandëshkuar?!

Unë mendoj që shkaku kryesor që Serbia po mbetet ndërkombëtarësht e pandëshkuar, jemi vetë ne shqiptarët.
Ndaj hebrenjve u zbatua gjenocid i pashembullt, por pjesa hebraike që mbeti gjallë, nuk heshti, nuk u gjunjëzua, nuk iu lëpi as Gjermanisë, as Botës, e cila doemos do të vihej, jo në krahun e persekutuesve, por në krahun e të persekutuarve. Pjesa hebraike që mbeti gjallë, i tha Botës, me të gjithë mjetet e mundshëm: O Botë, dënoje krimin!
Dhe i publikoi dokumentet një për një, deri sa Bota pranoi dhe vendosi t’i ndëshkojë kryerësit e gjenocidit. Jo vetëm kryerësit e drejtpërdrejtë të krimit, por e dënoi krejt kombin gjerman, duke e detyruar që t’i paguajë Izraelit zhdëmtimet sipas vendimeve të gjykatës.

Pse nuk ndodhi kështu me Serbinë? Nuk ndodhi kështu me Serbinë, sepse shqiptarët qyqarë e durojnë me qindra vjet gjenocidin dhe shkojnë e ia shtrijnë dorën serbit dhe përqafohen me serbin sikur s’ka ndodhur asgjë.
Kjo është e vërteta dhe mirë na bëhet!

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Më pëlqejnë konstatimet tuaj zoti Dabaj; fatkeqësisht historia na ka dëshmuar se jemi goditur, dëmtuar e shkatërruar, nga të tjerët pikërisht që skemi qenë vigjilentë ndaj zhvillimeve globale.

  2. Shume e rrezikshme kjo deklarata dhe krahasimi i Juaj zotri DaBaj. Shembulli qe nuk krahasohet. Ne asnje nivel. Ngase Gjermania naciste nga 1939., deri 1945., i cfarosi dhe i djegi, tekstualisht i djegi 6 (gjasht milion) Hebrej. Holokaust Nuk krahasohen, thjesht nuk krahasohen keto dy shembuj. Ata, Hebrenjet jane konsistent. Kombi baraz besim baraz popill. Dhe keshtu me shume se 5 mije vjet. E shqitaret… pakes te humbun ne perkthim. Turqizimi i shqipetareve, Islami Politik i shqipetareve, nje jokonsistence e shqipetarve, perleshje mbrenda per mbrenda vet shqipetareve, aradha ushtarake e shqipetareve mbrenda Ushtrise te Osmanlive e me shekuj ishin faktor dobesimi i te vetedijesuarit te shqipetaret. Edhe sot eksiston refleks te t’kaluares. Ne Kongres te Berlinit 1878., kur e pyesin Otto von Bismarck: Cka do te bejme me shqipetaret ai thot, pyet: “Kush jane ata?!” Jemi popull i munguar ne Histori, sidomos ne kohen kur krijohen kombe dhe shtete nacionale ne shekullin 18-te. Ishim te munguar ne Histori. Te turqizuar ne shumice. E eksiston nje thanie te kroatet: “Gori je poturica od samog Turčina”. Nuk do te pranon Europa aq lehte shqipetaret sepse shumica jane mysliman. Nuk e pranon Europa as Turqine ne BE e qe jane shtet superfuqi e le mo qe i pranon shqipetaret. E kete te themi xhoker e kane serbet ne xhep dhe e nxjerrin shpesh. E shqipetaret, si duket, nuk e kuptojne realitetin, faktin: Nuk don Europa Islamin dhe popullin te islamizuar ne obor te vehtin. Ata me kast i kane shpernda boshnjaket-myslimanet gjate kesaj lufte, i kan coptu neper vende te ndryshme te Botes qe te mos kthehen ne Bosnje kurre me. Me shume se gjysa e tyne kurre nuk do te kthehen me ne Bosnje. Keshtu disi qendron puna. Kot me ato parola: “Na jemi shqipetare se pari”. Per ata, shtete te Europes shqipetaret jane popull qe avancojn Islamin Politik.

  3. Nuk krahasohen vrasjet e shqiptareve nga serbet me vrasjet e hebrenjve nga Hitleri. Eshte e vertete qe ne hoqem shume, u vrame shume, por hebrenjte per vetem disa vite humben me shume se gjysmen e popullsise.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu