Edhe Alketa Vejsiu, moderatorja e TV Klan , promovuese e vadalizmit!

Shkrime relevante

Për Lëvizjen e Deçanit nuk mund të flitet me gënjeshtra e shpifje

Saim Tahiraj, Zvicër ____ PËR LËVIZJEN E DEÇANIT NUK MUND TË FLITET ME...

Edhe Alketa Vejsiu, moderatorja e TV Klan , promovuese e vadalizmit!

Ibrahim Kelmendi, Gjermani EDHE ALKETA VEJSIU - PROMOVUESE E VANDALIZMIT (?) Kësaj radhe...

Flori Bruqi për fatin e gazetarëve dhe të gazetës Rilindja

Flori Bruqi, Prishtinë  Ish-punëtorët dhe gazetarët e ndërmarrjes botuese dhe gazetës "Rilindja"...

Shpërndaj

EDHE ALKETA VEJSIU – PROMOVUESE E VANDALIZMIT (?)
Kësaj radhe po e shpërdor si personazh moderatoren e TV Klan, Alketa Vejsiu, e cila në dukje të parë më ngjan në shtatore silikoni, të cilat po prodhohen në Japoni për biznes seksual…
Ia lexova biografinë në Wikipedia. Druaj se edhe Alketa duhet të ketë kaluar nga “laboratori” i Adrian Hilës, prandaj është faktorizuar si yll muzike e skene? Talentin dhe dukjen “shkëlqyese” tashmë po e komercializueka përmes TV Klan, startimi i të cilit ka ndodhur me ndihmat financiare të një ushtaraku të pensionuar francez…
Kjo Alketë, që harxhon për dukjen më shumë se pesë pensione mesatar mujor të Shqipërisë, tani i ka bërë thirrje “humaniste” KM Rama: “Asnjë karrige nuk vlen sa jeta e një shqiptari! Stop vëllavrasjes!”
Vë bast se kjo Alketë, si shumë si soji i saj, të cilët i kanë kapur televizionet në Tiranë, shumë prej të cilëve të formuar nga agjenturat e huaja (si rasti i TV Klan), nuk pjerdhin fare për jetën e një shqiptari. Bile, i mllefosur nga ky soj moderatorësh që përditë angazhim kryesor e kanë të prodhojnë grindavecëri, huliganizëm, deri edhe vandalizëm, për hir të rritjes së shikueshmërisë, – nuk na llogarisin as për njerëz, por vetëm si numra që konsumojmë “spektaklet” e tyre.
Që më shumë se katër muaj, moderatorë si Alketa na terrorizuan me luftë speciale, diversioniste, duke u dhënë hapësirë kryesisht (b)analistëve dhe opinionistëve, që propagandonin protestat e disa qindra vetave si protesta qytetare e popullore, por që në fakt ishin ca devijantë sektaristë, të cilët i frymëzon kriptokomunisti “antioligarkist” Arlind Qori, të përkrahur nga ca ambientalistë snobë, të cilët simulonin mbrojtësit e flamingove, por edhe nga ca mjekroshë islamistë, të cilët e menaxhonin “mikrofonin” ku fliste “populli”, pranë Kryeministrisë.
Doni apo s’doni, agjitpropë/opinionistë gebelsianë, si Bushati e Shllaku, na bombardonin me “pjesëmarrjen masive të qytetarëve”, duke mos ngurruar të shpifnin se ishin edhe mbi dyqind mijë, të cilët e paskëshin mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme (hapësirë me rreth 6500 metra katrorë). Që do të thotë se protestuesit, që nuk ia dolën ta mbushnin vetëm Bulevardin nga Kryeministria deri te Lumi Lana (me hapësirë rreth 2400 mk), i pesëdhjetëfishonin, sepse e donin me patjetër REVOLUCIONIN, të cilin pa ndërprerë e ulërinin qorristët dhe ua mbanin isonë ata që nuk kanë njohuri elementare se çfarë, në fakt, do të thotë revolucion.
Vërtet, ka më pak vlerë posti i kryeministrit sesa jeta e një vandalisti kriminel?
Vërtet duhet të bien qeveritë vetëm pse duan qindra protestues, tifozë qorristë, shehistë, berishistë, të cilët po shpërdorojnë adoloshentët vandalë?
Vërtet e ka bërë Alketa këtë thirrje sepse është humaniste, si motër e “vëllezërve” shqiptarë, apo thirrja e Alketës është thirrje taktike për ta komplotuar Shqipërinë në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian?
Në demokraci, qeveritë bien kur nuk kanë shumicë parlamentare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu