
____
Ai prind shqiptar që nuk i bashkangjitet fëmiut të vet student në protestë kundër pushtetit narko-kriminal në Shqipëri, ai prind e ka dënu jo vetëm fëmiun e vet, po edhe nipin e stërnipin e tij, familjen e tij dhe krejt shoqninë.
I ka dënu me skllabëri, me dështim, me varfëri, me injorancë, me robëri, me prapambeturi.
Nëse Shqipëria nuk mbrohet sot, nesër nuk ka çka të mbrohet më. Nëse Shqipëria nuk mbrohet sot, ajo do të zbrazet plotësisht, siç po zbrazet çdo ditë.
Edi Rama dhe kamarilla e tij kriminale kanë plan të qartë për zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët, pastaj zëvendësimin e tyre me migrantë nga vendet aziatike, me qëllim final kolonizimin e Shqipërisë me armiqtë e shqiptarëve.
Marrëzia e poshtërsia e Edi Ramës ka kalu çdo kufij normal, moral e kombëtar.
Prandaj çdo shqiptar brenda e jashtë kufirit të Shqipërisë, çdo prind, vëlla, motër, çdo emigrant duhet të vijë në Tiranë dhe të dalë në protestë kundër këtij monstrumi antishqiptar.
Sot, sonte… nesër është vonë!


