ARKIVI:
27 Korrik 2026

Emri i Heroit Hasan Prishtina, nuk bën të hiqet nga Universiteti!

Shkrime relevante

Abdul Ballout (21) u qëllua për vdekje pas sulmit në Pride në Berlin

Abdul Ballout dyshohet se qëndron pas sulmit dhe u ndoq nga...

Berlini na kujton se terrorizmi islamist nuk njeh kufij!

Alberto Leka, Prishtinë Sulmi i djeshëm terrorist në Berlin, ku një grua...

Fotografitë nuk gënjejnë, shpifjet po…!

Sak Muji, Rugovë Kur mungojnë faktet, fillojnë legjendat. E kur mungojnë...

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

Zeqir Bekolli, Drenas Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë
____
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta dhe OJQ “Hasan Prishtina” bëjnë thirrje publike
***
Hasan Prishtina është njëra ndër figurat më emblematike të historisë sonë. Puna dhe veprimtaria e tij atdhetare për bashkimin e trojeve shqiptare ishte dhe mbetet njëra ndër platformat më kombëtare për të cilën u flijua ai dhe shumë gjenerata. Intelektuali i kohës, politologu dhe atdhetari Hasan Prishtina, për interesin kombëtar ka shkrier terë pasurinë e tij. Ai ishte pjesëmarrës në secilin aktivitet kombëtar, që qonte në drejtim të çlirimit të tokave shqiptare, por edhe në Pavarësimin e Shqipërisë.
Në shenjë nderimi ,sot, me emrin e tij janë stolisur shumë instituciove shkollore, në mesin e tyre edhe Universiteti “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Mirëpo, kohëve të fundit, siç po shihet në media, janë disa përpjekje qëllimkqia për ta hequr emrin e Hasan Prishtinës nga Universiteti publik. Ky veprim i ulët po konsiderohet si antikombëtar dhe atak mbi intelektualin dhe patriotin Hasan Prishtina. Mbi këtë bazë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Tyre dhe OJQ “Hasan Prishtina”, ngrehin zërin e protestës ndaj këtij synimi skandaloz dhe kërkojnë nga intelektualët e rinia studentore të pengojnë këtë tendencë të ulët, që atakon njërën prej figurave qendrore të popullit dhe të historinë sonë.
Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, që me komentët e tyre në rrjetin social, t’i bashkohen thirrjes sonë për të penguar heqjen e emrit të kolosit tonë, Hasan Prishtina nga Universiteti ynë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu