Enver Petrovci është njeriu më optimist dhe pozitiv që kam takuar

Shkrime relevante

George Bush, plaku, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës

GEORGE BUSH 27 Shtator 1988 I nderuari Joseph J. DioGuardi Dharma e Përfaqësuesve të...

Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Nga: Gjon Keka ____ Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e...

Korrupsioni fetar, ndër fatkeqësitë e Kosovës

Basri Beka, Prishtinë ___ Korrupsioni fetar në Kosovë ___ Korrupsioni nuk është thjesht një krim...

Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze, myslimanët që nuk integrohen duhet të largohen nga vendi

Temsi Semi ____ Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze Myslimanët që nuk...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi
___
Dje më vizitoi aktori ynë i njohur Enver Petrovci , i cili në shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve dhe përvojave për artin e teatrit dhe filmit ma freskoi shpirtin.
Enveri më bindi vërtet se aktorët e atij kalibri, që kishin qindra role e arritje të suksesshme, janë jashtëzakonisht të natyrshëm dhe ta japin ndjesinë se ti je ylli i filmit dhe teatrit dhe jo ata.
Enveri e ka mendjen shumë të kthjellët dhe ia jep bashkëbiseduesit jo vetëm një vlerësim 100% të saktë të potencialit, por edhe një parashikim shumë të saktë se çfarë mund të arrijë nëse dijen dhe talentin e tij e plason aty ku vlerësohet më së shumti.
I jam shumë mirënjohës që më dha aq shumë këshilla të dobishme.
Gjithashtu ramë dakord që ta gjejmë modelin më optimal të bashkëpunimit.
I uroj shëndet sa më të mirë në të ardhmen dhe shërim sa më të shpejtë nga të gjitha hallet shëndetësore që kishte vitet e fundit, të cilat dorën në zemër ishin të shumta dhe të rënda.
Akoma më shumë e vlerësoj suksesin e tij gjatë gjithë këtyre viteve me një shëndet kaq të ndjeshëm, sepse pa e dashur artin më shumë se jetën nuk do ta kishte arritur kurrë.
Ndërkaq humori i tij është i nivelit botëror për ata që e kuptojnë saktë mesazhin që ai dërgon.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu