ARKIVI:
9 Mars 2026

Faik Konica për Ditën e Verës, më 25 shkurt 1911: Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të races s’onë

Shkrime relevante

Europa, 8 Marsi dhe të drejtat e gruas

Shqipe Bytyçi, Zvicër  Historia e të drejtave të gruas, bile edhe në...

Liga Arabe: Përpiqet të ndërmjetësojë, merr raketa si përgjigje

Arab League Secretary-General Ahmed Aboul Gheit, listens to speakers during a...

Transformimi dhunshëm në serbë i shqiptarëve të Shestanit, sipas KrajaPress

Gjatë epokës së Jugosllavisë komuniste, një pjesë e katolikëve nga Shestani...

Çun Lajçi : Po digjem unë, le të digjet edhe Kosova, shfryhen e zgërdhihen!

Çun Lajçi, Prishtinë Teneqe milet po na thonë. Po flisja me vorret e...

Shpërndaj

Faik Konica
___
Dita e Verës
___
Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojmë me zemër.
Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjeter, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë te Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një bare, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajme Dit’ e Verës.
Në pakë ditë, në Shqipëri, besnikët e funtmë të paganismit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do t’ këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi dyert e shtëpive dhe t’odave.
Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të races s’onë. Nuk i bëjnë dëm njeriu. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpitë. Në një vënt ku jeta e të vegjëlve është aq trishtë, djelmuria dhe vajëzat kanë një rasë të rallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shie poetike të hollë e të rrallë.
*Ky shkrim u botua në faqen e parë të nr. 1 të gazetës, “Trumbeta e Krujes”, botuar në Saint Louis, MO më datë 20 mars 1911. Në fund të shkrimit jepet data kur është shkruar
(25 shkurt 1911).
“Iliria Saint Louis

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu