Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Shkrime relevante

Shqetësim intelektual për protestat

Fahri Dahri, Tiranë Mendoj se shtimi i proestave në vendin tonë, keahas...

Si Jetish Bajrami, ashtu edhe i biri, Mustafa Bajrami…!

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Ashtu si i ati Jetish Bajrami, edhe i...

Moszgjidhja e njërit prej nënkryetarëve nuk e bllokon apo e mban të papërfunduar konstituimin e Kuvendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Edhe pse neni 67 i Kushtetutës përcakton se Kryesia...

A mendoni jashtë “të vërtetave partiake” dhe klanore ti zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli!?

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli! "Ju dëshmuat haptas,...

Tezat themelore të rishikimit të strategjisë shqiptare në transformimin e marrëdhënieve transatlantike

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Drejt një doktrine të re strategjike shqiptare...

Shpërndaj

Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit. Për zgjedhjen e institucioneve dhe për ndryshimet kushtetuese kërkohet shumicë e cilësuar, që do të thotë se pa marrëveshje ndërmjet partive shteti vështirë funksionon. Kjo u pa pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe po shihet sërish sot me bllokadën në zgjedhjen e presidentit.
Arsyeja e kësaj gjendjeje qëndron në një trekëndësh gabimesh politike: antagonizëm i skajshëm mes partive, egoizëm politik dhe mungesë tolerance. Në vend që kompromisi të shihet si detyrim shtetëror, ai trajtohet si dobësi. Interesat partiake dhe grupore vendosen para interesit të shtetit.
Edhe në krizën e fundit zgjidhja nuk ishte e pamundur. Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe që tashmë mban qeverinë, shumicën parlamentare dhe kryetarin e Kuvendit, do të mund të tregonte më shumë fleksibilitet politik duke lënë postin e presidentit për një marrëveshje me partitë e tjera. Mungesa e këtij kompromisi e thelloi krizën.
Nga ana tjetër, edhe vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket i nxituar, pa u shterur të gjitha mundësitë ligjore dhe politike për zgjidhjen e ngërçit.
Gabimi i tretë ishte vetë sjellja e deputetëve. Boshatisja e sallës së Kuvendit, përkundër obligimit kushtetues për të qenë në seancë, është papërgjegjësi politike që vetëm sa e thellon krizën.
Kur bashkohen këto tri elemente me kokëfortësinë politike, vendimet e nxituara dhe papërgjegjësia institucionale, shteti hyn në bllokadë. Dhe përderisa kompromisi vazhdon të shihet si humbje, Kosova rrezikon të mbetet peng i krizave të përsëritura politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu