ARKIVI:
9 Mars 2026

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim ekipin e International Security Governance nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim ekipin e International Security Governance nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Forhåndsvisning av bilde

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim ekipin e ISG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë në vizitë të rregullt në FSK për ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) për fushën e logjistikës.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë këtij takimi, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje ekipit të ISG-së dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së përgjatë viteve në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu u diskutua edhe mbështetja e ISG-së në realizimin e TTXLOG dhe rëndësia e këtij ushtrimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Fusha e Logjistikës si një ndër fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së, mbetet prioritet i KOMFSK-së. Të dalurat e këtij ushtrimi do të analizohen në të gjitha nivelet dhe do të zbatohen nga linjat përkatëse të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Ekipi i ISG-së po qëndron në vizitë në FSK me rastin e TTXLOG ku ka rolin këshillues për zbatimin e procedurave logjistike në të gjitha nivelet në linjë me standardet më të larta profesionale. Ky ekip ka qenë dhe mbetet ndër akterët kyç në dhënien e këshillave profesionale për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha nivelet gjatë Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve më të larta të ushtrive të NATO-së.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde
Me Rrespekt: 
Nënkolonel Vëllazërim QERIMI 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu