Histerizmi Greko-Serb ndaj Dardanëve turp që nuk e lanë as Adriatiku (Video)

Shkrime relevante

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

Arif Ejupi

Kombëtarja e Kosovës në Futboll parmbrëmë ka luajtur ndeshjen e kthimit me Kombëtaren e Greqisë.

Kjo ndeshje e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve është luajtur në stadiumin Volos të Thesalisë,ku fitues ishin grekët, me rezultatin 2 me 0.

Ata edhe pse ishin lider të Grupit C, dhe me diferencë të mjaftueshme pikësh ndaj Kosovës, prapëseprapë nuk i frenuan sjelljet e tyre shovene ndaj tifozëve Dardanë.

Të interesuar për eksese u treguan edhe në Prishtinë. Mirëpo, falë maturisë së publikut të mrekullueshëm të Kosovës dhe futbollistëve të saj deri tek kjo nuk erdhi.

Të gjithë e dimë që nëpërmjet ndeshjeve sportive ulen armiqësitë dhe krijohet terreni për bashkëpunim e miqësi.

Fatkeqësisht me serbët dhe grekët ndodh e kundërta. Ata të mbuluar nga myku shoven vetëm kërkojnë rastin për të bërë skandale e skena turpi.

Marrëzitë e tifozërisë së Greqisë ndaj Dardanëve që s’i lanë as deti Adriatik, fillim e mbarim i pa edhe francezi Alain Giresse, që aktualisht e drejton kombëtaren e Republikës së Kosovës në futboll.

Greqia që veten e ka qitur shumëherë në ankand për shkak të borxheve të jashtme dhe dështimeve të njëpasnjëshme ekonomike, duhet ta kuptojë që më 1821 si shtet është njohur falë luftës dhe sakrificës së Suljotëve në mbrojtje të saj.

Të dalësh i pari në një garë do të thotë të manifestosh kulturë, dashuri e respekt edhe për të tjerët.

Arenat e sportit pasurohen dhe masivizohen nga njerëz të civilizuar e jo nga njerëz me ide  të trashëguara nga Mesjeta e egër.

Histerizmi Greko-Serb ndaj Dardanëve turp që nuk e lanë as Adriatiku (Video) – Alb’swiss TV (albswiss.com)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe pse kam bindjen se tifozet qe shkaktuan skandalin jane serbe policia greke duhej te mirrte masa e te parandalonte keto turpe.Ajo duhej te ishte me shumice e ne mes te tifozeve per te mos lejuar pankarta me parrudha armiqsore. Pergjegjsia eshte e t’a mbaje me shendet shteti grek.Turpi i tyre.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu